TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Krasniqi kërkon sqarim nga Qeveria nëse ka bërë marrëveshje të fshehtë për Pantiqin

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Krasniqi: Pushteti i Kurtit s’mund ta ndalojë hetimin parlamentar për krizën energjetike

Krasniqi për Ekonomia Online ka thënë se ky vendim mund të ndërlidhet me një marrëveshje të fshehtë të Qeverisë në mënyrë që të hiqen barrikadat në veri.

“I takon Qeverisë që të dal e të shpjegoj a ka qenë e përfshirë në diçka të tillë, sepse ajo që është diskutuar plotë herë gjatë ditëve të fundit që Qeveria duhet të pajtohet me lirimin e të arrestuarit Pantiq në arrest shtëpiak në mënyrë që të hiqen barrikadat. Nëse kjo është një marrëveshje e fshehur që e ka bërë Qeveria, mirë është që të na tregoj që ta arsyetoj këtë vendim”.

Krasniqi e ka parë si konfuz vendimin për arrest shtëpiak të Pantiqit, marrë parasysh akuzat që i ngarkohen.

“Është pak e çuditshme sepse, unë nuk e kam lexuar aktakuzën, por nëse thuhet që është akuzuar për terrorizëm, lirimi në arrest shtëpiak është konfuz, është me pikëpyetje dhe nuk jam i sigurt që mund të bëhet pa pasur edhe një lloj mbështetje politike. Nëse kjo mbështetje ka ardhur nga ana e Kurtit ai nuk ka nevojë të fshihet duhet të jetë i sinqertë me qytetarët dhe të dal të arsyetoj nëse ka qenë i involvuar në një formë apo tjetër në këtë vendim”.

Krasniqi duke komentuar zhvillimet e fundit në vend ka thënë se situata në veri është vetëm duke u përkeqësuar, kjo si shkak i vendimeve të gabuara të Qeverisë. Ai tha se shqetësim për të është gjendja e qytetarëve shqiptarë të asaj pjese, pasi siç tha ai në komunikimet që ka pasur me banorët shqiptarë ata po ndihen të frikësuar.

“Situata në veriun e vendit është mjaft shqetësuese, fatkeqësisht në këto pothuajse tri javë nuk ka pasur një përmirësim, por përkundrazi ka shkuar duke u përkeqësuar gjendja. Shqetësimi im para se gjithash ka të bëjë me qytetarët atje sepse niveli i sigurisë ka shkuar duke rënë dhe në gjitha komunikimet që ne i kemi me banorët shqiptarë veçanërisht, e shohim që ka një rritje të frikës dhe normalisht që na vjen keq nëse kjo situatë nuk zgjidhet shpejt”, tha ai.

Krasniqi tha se Qeveria dhe Presidenca kanë mungesë të fokusit në këtë çështje dhe se heqja e barrikadave duhet të jetë prioritet i parë i tyre.

“E kam vrenjtur që ka pasur një mungesë edhe të fokusit të domosdoshëm nga ana e qeverisë, sepse një situata e tillë për kryeministrin e vendit, por edhe për presidenten nuk mund të ketë as një lloj prioriteti tjetër, por prioritet duhet të jetë kthimi i nivelit më të madh të mundshëm të normalitetit në veriun e vendit dhe vendosja e barrikadave nëse kthehet në një realitet të ri siç është duke ndodhur, duke u bërë përditshmëri e jona unë e shohë si një situatë prej të cilës është vështirë që të kthehemi aty ku dëshirojmë”./ EO

ShareTweet

Postime të ngjashme

Radhë të gjata dhe fluturime të humbura: BE-ja paralajmëron lehtësime në kufij gjatë verës

Radhë të gjata dhe fluturime të humbura: BE-ja paralajmëron lehtësime në kufij gjatë verës

ShBA dhe Irani nënshkruajnë marrëveshjen fillestare për t’i dhënë fund luftës

ShBA dhe Irani nënshkruajnë marrëveshjen fillestare për t’i dhënë fund luftës

Kriza në Detin e Kuq pritet t’i ngritë disa çmime në Kosovë

Shqipëria me ushqimet më të shtrenjta në rajon, Maqedonia e Veriut më e lira – mungojnë të dhënat për Kosovën

E enjte me diell dhe pak erë

E enjte me diell dhe e vranët

Anglia starton me fitore, mposht Kroacinë

Anglia starton me fitore, mposht Kroacinë

Pas rreth dy ditë kërkimesh, nxirret nga liqeni i Ulzës trupi i pajetë i 37-vjeçarit

Pas rreth dy ditë kërkimesh, nxirret nga liqeni i Ulzës trupi i pajetë i 37-vjeçarit

Sekuestrohen 29 mijë paund të padeklaruara në Portin e Durrësit

Sekuestrohen 29 mijë paund të padeklaruara në Portin e Durrësit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën