Deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Rrezarta Krasniqi, vlerësoi se heqja e Kosovës nga agjenda e Këshillit të Evropës erdhi si pasojë e moskoordinimit të Qeverisë Kurti me shtetet mike.
Derisa përmendi emrat e shteteve të cilat kanë hequr Kosovën nga agjenda, Krasniqi tha se duket që të gjitha proceset integruese janë të ndërlidhura me procesin e dialogut, përcjell teve1.info.
“Unë pres që Kosova të ketë aplikim në organizata ndërkombëtare, kemi parë edhe aplikimin në Këshillin e Evropës, e që i cili u hoq nga agjenda nga shtetet mike të Kosovës. Pra, Gjermania, Franca, Italia dhe Britania. Kjo për shkak se Qeveria nuk është koordinuar me këto shtete për aplikimin në Këshillin e Evropës. Nuk domethënë që është sukses vetëm aplikimi, mirëpo siç duket Qeveria nuk është koordinuar me shtetet mike të Kosovës. Po të ishte koordinuar me to nuk do hiqej nga agjenda. Prandaj, të gjitha proceset integruese janë të ndërlidhura me procesin e dialogut”, potencoi Krasniqi në emisionin “Ditari” në Tëvë1.
Madje sipas saj, kryeministri i vendit, Albin Kurti, për herë të dytë ka shtyrë procesin e liberalizimit të vizave si dhe shumë procese integruese të vendit./teve1.info/.