TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Krasniqi: Gjatë qeverisjes Kurti, Kosovën e lëshuan 200 mijë qytetarë

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Krasniqi përkujton Nexhmije Pagarushën 

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, nuk pret ikje më të madhe të qytetarëve pas 1 janarit 2024, kur nis qarkullimi i kosovarëve pa viza në zonën Shengen, sesa migrimi që ka ndodhur në dy vitet e fundit, gjatë qeverisjes së Albin Kurtit.

Kreu i PDK-së ka thënë për se shqetësuese është largimi i 200 mijë njerëzve, shumica profesionistë e të punësuar, jo vetëm i nevojtarëve, që ka ndodhur para liberalizimit të vizave.

Sipas tij, kjo ka ndodhur pasi njerëzit po e humbin besimin në mundësitë që ofron Kosova.

“Unë nuk e shoh shumë problem 1 janarin 2024 dhe lëvizjen pa viza. Kjo është e mirëseardhur, është e vonuar e stërvonuar dhe mirë që ka ndodhur përfundimisht”, ka thënë Krasniqi, në një intervistë për EO, e cila e plotë do të publikohet pas Vitit të Ri.

“Ajo që ka qenë problematike është largimi i qytetarëve para liberalizimit të vizave, sepse lëvizja në zonën e Shengenit, vizita për të parë mundësitë, qofshin ato edukative, ndoshta edhe të punësimit, është më pak problematike dhe e dëmshme sesa fakti që në dy vitet e fundit, apo dy vitet e gjysmë qeverisje të Kurtit, e kanë lëshuar Kosovën mbi 200 mijë qytetarë. Shumica prej tyre me kontrata të punës, shumica prej tyre profesionistë, prej inxhinierëve, arkitektë e deri te mjekë, e cilido profesion tjetër. Kjo për mua është shqetësimi më i madh, sepse ka ndikuar që të ketë vërtet një shpopullim në disa prej viseve të Kosovës”.

Sipas tij, kryeministri Kurti dhe ministrat e tij janë aktivë vetëm në propagandë.

“Absurditetet e tij janë të jashtëzakonshme. Para disa ditësh, në dhjetor, dolën dhe thanë që ekonomia e Kosovës është e treta në Evropë. As fëmijët nuk mund ta besojnë një gjë të tillë. Sepse ekonomia e Kosovës duke qenë edhe ashtu e vogël, me rritjen 3.5 për qind, ndoshta mund të krahasohet me Ukrainën, e cila është në luftë… ”.

“Sikur të ishin punët mirë në këtë vend nuk kishin ikur 200 mijë qytetarë prej qeverisjes së Albin Kurtit. Nëse vërtet këta ministra e ky kryeministër besojnë që kanë bërë punë të mira, a munden me na dhënë përgjigje pse e kanë lëshuar vendin 200 mijë njerëz”, ka deklaruar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Tags: 1 janar 2024Memli Krasniqimigrimi
ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani: Serbia po shkel zotimet e Brukselit duke mbajtur të mbyllura arkivat për të zhdukurit

Osmani: Serbia po shkel zotimet e Brukselit duke mbajtur të mbyllura arkivat për të zhdukurit

VV-Ramës: Gënjeshtra të pacipa, ne që nga 2018 paralajmëruam rrezikun për NPB-në

VV-Ramës: Gënjeshtra të pacipa, ne që nga 2018 paralajmëruam rrezikun për NPB-në

PREVENT: Polarizimi fetar duhet të trajtohet në mënyrë objektive dhe pa dallim

PREVENT: Polarizimi fetar duhet të trajtohet në mënyrë objektive dhe pa dallim

Rrustemi: Kurti 3 është çështje kohe, Abdixhiku i angazhuar që Kosova të mbetet pa qeveri

Presidenti konsensual, Rrustemi: Duhet garanci për votat e LDK-së

Venezuela dhe SHBA-ja arrijnë marrëveshje 25-vjeçare për naftën

Kosova synon bashkëpunim më të thellë me shtetet e Paqësorit

Kosova synon bashkëpunim më të thellë me shtetet e Paqësorit

Djali i Netanyahut evakuohet urgjentisht nga SHBA pas kërcënimit

Djali i Netanyahut evakuohet urgjentisht nga SHBA pas kërcënimit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën