TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Krasniqi: E papranueshme dhe papërgjegjësi politike bojkoti i Rezolutës për PK-në

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Krasniqi: E papranueshme dhe papërgjegjësi politike bojkoti i Rezolutës për PK-në

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka quajtur të papranueshme dhe papërgjegjësi politike, bojkotin që pushteti po i bënë Rezolutës së propozuar nga kjo parti, përmes së cilës do të mbështetej Policia e Kosovës.

Krasniqi thotë se ky bojkot vjen në kuadër të veprimeve “të papërgjegjshme dhe hakmarrëse të këtij pushteti përgjatë gjithë mandatit deri sot”.

“Regresi ekonomik, sanksionet ndërkombëtare dhe përkqeqësimi i mirëqenies së qytetarëve janë vetëm disa nga pasojat të cilat vijnë si rezultat i keqqeverisjes, arrogancës dhe aferave të vazhdueshme korruptive të zyrtarëve qeveritarë”, thuhet në komunikatë të partisë.

Krasniqi ka zhvilluar sot takime me kryesinë e partisë si dhe me kryetarët e degëve nëpër Kosovë.

Gjatë këtij takimi bëhet e ditur se temë e diskutimit ka qenë edhe mosdekretimi i kryeprokurorit të shtetit nga ana e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

“Në takim u diskutua edhe për mosdekretimin e Kryeprokurorit të shtetit nga ana e Presidentes Vjosa Osmani – Sadriu, vendim të cilin po e shqyrtojnë eskpertët ligjor të PDK-së, të cilët me kohë do të propozojnë veprimet për trajtimin e kësaj çështje”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, Krasniqi ka mirëpritur edhe Rezolutën e miratuar në Parlamentin Evropian.

“Gjatë këtyre takimeve, Kryetari Krasniqi e ka përshëndetur edhe Rezolutën e miratuar në Parlamentin Evropian, në të cilën dënohet sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Heroi Afrim Bunjaku”.

Tags: Memli KrasniqipdkPE
ShareTweet

Postime të ngjashme

Musliu fajëson Kurtin dhe Osmanin për bllokadën institucionale

Musliu fajëson Kurtin dhe Osmanin për bllokadën institucionale

PDK nuk konteston vendimin e Kushtetueses, Musliu thotë se përgjegjësia bie mbi Kurtin

PDK nuk konteston vendimin e Kushtetueses, Musliu thotë se përgjegjësia bie mbi Kurtin

Cakolli: Gjykata nuk i dha veto komuniteteve, rikonfirmoi standardin e ditur kushtetues

Cakolli: Vendimi i Kushtetueses balancon situatën dhe u jep kohë institucioneve

Pozhari: Ka zëra kundër kthimit të Osmanit në LDK, do t’i bashkohet përmes një liste

Emisioni “Info Nata” 25.03.2026

Mustafa: Opozita e interesuar për zgjedhje, shkak momentumi ‘Vjosa’

Mustafa: Opozita e interesuar për zgjedhje, shkak momentumi ‘Vjosa’

Si qëndruan 4 ditë pa bukë e ujë në kulmin e shtëpisë Milazim Duraku me 7 nipat?

Si qëndruan 4 ditë pa bukë e ujë në kulmin e shtëpisë Milazim Duraku me 7 nipat?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën