TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kraja: Me vdekjen e Rexhep Qosjes mbyllet një epokë e idealistëve të mëdhenj

by teve1
2 muaj ago
2
A A
Kraja: Me vdekjen e Rexhep Qosjes mbyllet një epokë e idealistëve të mëdhenj

Ish-kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të akademikut dhe shkrimtarit të njohur Rexhep Qosja, duke theksuar se me vdekjen e tij përmbyllet një epokë e rëndësishme e mendimit dhe idealizmit kombëtar.

Në reagimin e tij, Kraja ka vlerësuar Qosjen si “zërin e ndërgjegjes së zgjuar kombëtare” dhe një figurë që, sipas tij, ka lënë gjurmë të thella në historinë e mendimit shqiptar.

“Rexhep Qosja ishte zëri i ndërgjegjes së zgjuar kombëtare: bashkë me të merr fund epoka e idealistëve të mëdhenj, të cilët për kombin folën me zë që kumbon larg dhe tejkalon kufizimet e kohës”, ka shkruar Kraja.

Ai ka shtuar se Qosja zë një vend të rëndësishëm në historinë e letërsisë dhe mendimit shqiptar, duke e krahasuar kontributin e tij me atë të rilindësve dhe duke e cilësuar veprën e tij si referencë të qëndrueshme akademike.

Kraja ka pranuar se shpesh nuk ka qenë dakord me qëndrimet e Qosjes, por e ka vlerësuar gjithmonë mendimin e tij.

“Ai edhe kur gabonte, nuk mund të ishte gjë tjetër pos patriot i zhgënjyer. Gjithmonë kam konsideruar se ai thoshte të vërteta të mëdha për kombin, për identitetin, për letërsinë dhe historinë tonë”, ka theksuar ai.

Në reagimin e tij, Kraja ka kritikuar gjithashtu qëndrimet e mëhershme ndaj Qosjes në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, duke kërkuar reflektim mbi vendimet dhe sjelljet ndaj tij.

“Sekush në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka punë ta pastrojnë ndërgjegjen e tij, pse ia mbyllën derën e këtij institucioni Rexhep Qosjes. Duhet të gjejnë kurajë dhe ta pastrojnë ndërgjegjen edhe ata që shpifën, e shkelën dhe u përpoqën ta njollosnin emrin e tij. I përjetshëm qoftë kujtimi për Rexhep Qosjen”, ka përfunduar Kraja./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zhduket një femër në Pejë

Zhduket një vajzë e mitur në Gjakovë

Kolona të gjata në dalje nga Kosova drejt Shqipërisë, QKMK apelon për kujdes dhe përdorim të pikave të tjera kufitare

Kolona të gjata në dalje nga Kosova drejt Shqipërisë, QKMK apelon për kujdes dhe përdorim të pikave të tjera kufitare

Policia, FSK, KFOR-i dhe EULEX-i bashkohen në ushtrimin “Shpata e Artë”

Policia, FSK, KFOR-i dhe EULEX-i bashkohen në ushtrimin “Shpata e Artë”

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit, paralajmëron angazhim të shtuar policor

Therja e djeshme në Drenas ndodhi pas një mosmarrëveshjeje në trafik

Franca pa Tchouamenin ndaj Paraguait

Franca pa Tchouamenin ndaj Paraguait

Argjentina – Kepi i Gjelbër, në vazhdime

Messi me tjetër rekord në Botëror

Zhduket një femër në Pejë

Zhduket një vajzë e mitur në Gjakovë

Kolona të gjata në dalje nga Kosova drejt Shqipërisë, QKMK apelon për kujdes dhe përdorim të pikave të tjera kufitare

Kolona të gjata në dalje nga Kosova drejt Shqipërisë, QKMK apelon për kujdes dhe përdorim të pikave të tjera kufitare

Policia, FSK, KFOR-i dhe EULEX-i bashkohen në ushtrimin “Shpata e Artë”

Policia, FSK, KFOR-i dhe EULEX-i bashkohen në ushtrimin “Shpata e Artë”

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit, paralajmëron angazhim të shtuar policor

Therja e djeshme në Drenas ndodhi pas një mosmarrëveshjeje në trafik

FSK dhe partnerët amerikanë realizojnë “Vrapin e Rreshter Majorit” në Gërmi për 250-vjetorin e SHBA-së

FSK dhe partnerët amerikanë realizojnë “Vrapin e Rreshter Majorit” në Gërmi për 250-vjetorin e SHBA-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën