TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​KQZ prezanton raportin për fazën finale të përgatitjeve për zgjedhjet e 12 tetorit

by Tëvë1
4 orë ago
0
A A
Rezultatet përfundimtare: LVV 42.3%, PDK 20.95%, LDK 18.27% dhe AAK-Nisma 7.06%

Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë të ditur se në kuadër të përgatitjes së procesit zgjedhor, janë shpërndarë pajisjet e teknologjisë informative, si kamerat vëzhguese për vendvotime, Qendra Komunale të Numërimit dhe materialet tjera.

Në fillim të mbledhjes, KQZ prezantoi raportin mbi fazën përfundimtare të procesit përgatitor të zgjedhjeve lokale më 12 tetor, raporton KosovaPress.

Sipas raportit, është përmbyllur procesi i trajnimit të anëtarëve të Këshillave të Vendvotimit për ditën e zgjedhjeve, ndërkaq gjatë ditës së sotme në Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë është mbajtur trajnimi me administratorët e teknologjisë informative për përdorimin e teknologjisë informative në dorëzim-pranimin e materialeve zgjedhore dhe numërimin e fletëvotimeve.

Besnik Buzhala nga Sekretariati i Komisionit Qendror Zgjedhor, bëri të ditur se në kuadër të përgatitjes së procesit zgjedhor, janë shpërndarë pajisjet e teknologjisë informative, si kamerat vëzhguese për vendvotime, Qendra Komunale të Numërimit dhe materialet tjera.

“Ka përfunduar procesi i trajnimit të këshillave të vendvotimeve nëpër komuna të Kosovës. Ky proces ka filluar me datën një tetor dhe ka përfunduar me datën tetë tetor 2025, ku janë trajnuar mbi 12 mijë anëtarë dhe kryesues të këshillave të vendvotimeve. Ndërsa, sot në Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë është mbajtur trajnimi për administratorët e teknologjisë informative të angazhuar nëpër komuna, përfshirë edhe trajnerët e komisioneve komunale zgjedhore. Sekretariati është duke vazhduar me procesin e transportimit të materialeve të nevojshme që do të shfrytëzohen për vendvotime dhe QKN”, tha Buzhala.

KQZ mori vendim për de-akreditimin e dy organizatave vëzhguesve Youth Development & Corporation – YDC/ Rinia për Zhvillim dhe Bashkëpunim (12 vëzhgues) si dhe Iniciativa për progres (7 vëzhgues), pasi këto organizata në statutin e tyre nuk i kanë fushëveprim të drejtat e njeriut dhe proceset zgjedhore.

“Më datë 1 tetor 2025, zyra ka rekomanduar KQZ-së që t’i akreditojë këto organizata vëzhguese, por pas rishikimit të statuteve të tyre, ne kemi vërejtur që është bë një lëshim teknik gjatë procesit të vlerësimit të statuteve. Konstatojmë që në bazë të qëllimit që kanë këto organizata joqeveritare dhe fushëveprimi këto dy organizata nuk merren me të drejtat e njeriut dhe me fushën që kanë të bëjnë me proceset zgjedhore”, tha Buzhala.

Në pikën tjetër të rendit të ditës, KQZ mori vendim për miratimin e planit operacional për ditën e zgjedhjeve, me anë të të cilit planifikohet organizimi i punës së KQZ-së dhe bashkëpunimit me institucione të ndryshme për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

KQZ mori vendim edhe për miratimin e planit të konferencave për ditën e zgjedhjeve dhe prezantimin e statistikave të pjesëmarrjes së votuesve në zgjedhje. Në ditën e zgjedhjeve, KQZ do të mbajë konferencat e rregullta, në këto orare:

08:00 – Konferenca e parë: KQZ njofton për fillimin e procesit të votimit;

11:30 – Konferenca e dytë: KQZ njofton për pjesëmarrjen e qytetarëve në votime deri në orën 11:00 dhe për ecurinë e procesit zgjedhor;

15:30 – Konferenca e tretë: KQZ njofton për pjesëmarrjen e qytetarëve në votime deri në orën 15:00 dhe për ecurinë e procesit zgjedhor deri në atë kohë;

19:30 – Konferenca e katërt: KQZ njofton për përfundimin e procesit të votimit, ecurinë e përgjithshme të tij, pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje dhe për fillimin e numërimit të fletëvotimeve;

Për kohën e mbajtjes së konferencës së pestë, për publikimin e rezultateve të përmbledhura preliminare të kandidatëve nga zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe të subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale, KQZ-ja do të njoftojë me kohë.

Tags: KQZraporti finalTeve1zgjedhjet lokale
ShareTweet

Postime të ngjashme

Shqiptarët synojnë Butelin

Shqiptarët synojnë Butelin

Dhunohet një grua në Ferizaj, lirohet i dyshuari

Dyshohet se një 15-vjeçare u dhunua në Skenderaj, u larguan nga strehimorja bashkë me shoqen e saj

Policia sekuestron prova në banesën e Shehollit, i arrestuar nën dyshimin për spiunazh

Policia sekuestron prova në banesën e Shehollit, i arrestuar nën dyshimin për spiunazh

Dënohen me burgim të akuzuarit për vrasjen e shtetasit të Shqipërisë në Prizren

Dënohen me burgim të akuzuarit për vrasjen e shtetasit të Shqipërisë në Prizren

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën