TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

KQZ nis dërgimin e fletëvotimeve për votimin me postë

by teve1
5 orë ago
0
A A
KQZ nis dërgimin e fletëvotimeve për votimin me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur pakot me fletëvotime për votuesit e regjistruar jashtë Kosovës për votim me postë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Dërgesat postare me fletëvotime do të dërgohen për rreth 58 mijë votuesit e regjistruar dhe që kanë përzgjedhur të votojnë përmes postës.

Pjesa tjetër e votuesve të regjistruar për votim në përfaqësi diplomatike, 19,257, duhet të presin datën 27 dhjetor për të votuar në misionin diplomatik ku janë regjistruar.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka shpjeguar para mediave se fletëvotimet, të cilat janë printuar në Slloveni, kanë arritur në Kosovë të premten, më 12 dhjetor dhe pas kësaj shërbimi votues i KQZ-së, ka bërë përgatitjen e pakove individuale për secilin votues të regjistruar, të cilat tashmë janë të gatshme për t’u dërguar jashtë vendit në adresat e votuesve të regjistruar.

“Fillimisht, pakot do të dërgohen në aeroport dhe gjatë ditës së nesërme do të fillojë shpërndarja e tyre në shtete të ndryshme, përmes shërbimeve postare, në adresat e votuesve. KQZ njofton se gjatë javës në vijim do të përmbyllet i gjithë procesi i dërgimit të pakove me fletëvotime për votuesit jashtë Kosovës. Në çdo dërgesë postare, është vendosur nga një numër i veçantë gjurmimi dhe u është dërguar votuesve të regjistruar, të cilët mund të shohin vazhdimisht vendndodhjen e pakos me fletëvotim”, tha Elezi.

Sipas KQZ-së, votimi përmes postës do të përfundojë më 27 dhjetor dhe votuesit inkurajohen që pakon me fletëvotim ta dorëzojnë në kuti postare në kohën më të shpejtë që është e mundur që ajo të arrijë me kohë.

“Është e rëndësishme të theksohet se votimi përmes postës përfundon më 27 dhjetor 2025. Kjo periudhë votimi vlen vetëm për rreth 58 mijë votuesit e regjistruar jashtë Kosovës dhe që kanë përzgjedhur të votojnë përmes postës. KQZ u bën thirrje votuesve që të mos presin ditën e fundit për ta dërguar pakon e tyre me fletëvotim. Pakot duhet të dorëzohen në adresën e njërës nga kutitë postare të KQZ-së në shtetin ku jetojnë votuesit, apo në kutitë postare më të afërta. Votuesit inkurajohen që këtë ta bëjnë sa më shpejt që është e mundur, në mënyrë që pakoja të arrijë me kohë në kutinë postare nga ku do të tërhiqet dhe do të dërgohet në Kosovë për procesin e numërimit”, tha Elezi.

KQZ ka bërë të ditur se me qëllim të lehtësimit të procesit të votimit për shtetasit që janë regjistruar për të votuar përmes postës, kutitë postare janë funksionale në këto 23 shtete: Australi, Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Francë, Gjermani, Holandë, Hungari, Itali, Kanada, Kosovë, Kroaci, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Mbretëria e Bashkuar, Norvegji, ShBA, Shqipëri, Slloveni, Suedi, Turqi dhe Zvicër.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hamza premton 50% rritje për pensionet e kategorive të luftës

Hamza premton 50% rritje për pensionet e kategorive të luftës

Haradinaj: Mujë Krasniqi dhe 41 viganët e UÇK-së u përjetësuan në histori

Haradinaj: Mujë Krasniqi dhe 41 viganët e UÇK-së u përjetësuan në histori

Kurti nderon Mujë Krasniqin dhe 40 bashkëluftëtarët e tij në përvjetorin e rënies

Kurti nderon Mujë Krasniqin dhe 40 bashkëluftëtarët e tij në përvjetorin e rënies

Hamza bën homazhe në Skenderaj në 27-vjetorin e rënies së Mujë Krasniqit

Hamza bën homazhe në Skenderaj në 27-vjetorin e rënies së Mujë Krasniqit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën