TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

KQZ në pritje të datës së zgjedhjeve lokale, tregon dallimet nga ato parlamentare

by Tëvë1
4 muaj ago
3
A A
KQZ në pritje të datës së zgjedhjeve lokale, tregon dallimet nga ato parlamentare

Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve ka nis parapërgaditjet për zgjedhjet lokale, datën e të cilave po e presin ta vendos presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Osmani pritet ta vendos datën e zgjedhjeve lokale gjatë muajit qershor. Kjo pas konsultimeve me subjektet politike, megjithatë ajo që dihet është se në bazë të ligjit, zgjedhjet lokale do të mbahen në muajin tetor të këtij viti.

Zgjedhjet do të bëhen për zgjedhjen e 38 kryetarëve të komunave dhe kuvendeve komunale. Ato do të jenë të tetat për kuvende komunale dhe të gjashtat për kryetarë të komunave.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka thënë për KosovaPress, se ky institucion është në proces parapërgatitor, që përfshin identifikimin e nevojave, planifikimin e buxhetit për zgjedhjet dhe shqyrtimin e rregulloreve zgjedhore.

“Aktualisht, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në proces parapërgatitor, që përfshin identifikimin e nevojave, planifikimin buxhetor dhe shqyrtimin apo vlerësimin e akteve nënligjore. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme vetëm pasi të shpallet data e zgjedhjeve, KQZ mund të fillojë me përgatitjet e përgjithshme për organizimin e procesit zgjedhor, respektivisht zbatimin e planit të aktiviteteve zgjedhore, të cilat ndërlidhen kryesisht me votuesit dhe subjektet politike”, ka thënë Elezi.

Ai shpjegoi se pasi Ligji për Zgjedhjet Lokale nuk i është nënshtruar reformës zgjedhore siç ka ndodhur me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, shumë çështje që janë të përcaktuara në këtë ligj, mbesin të njëjta, si në zgjedhjet e kaluara lokale.

“Siç e dini, ligji për zgjedhjet lokale nuk i është nënshtruar procesit të reformës zgjedhore ashtu siç ka ndodhur me ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, prandaj disa çështje që janë të përcaktuara në këtë ligj mbesin të njëjta si në zgjedhjet e kaluara. Por, ka edhe çështje që kanë qenë të rregulluara me ligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe që vlejnë edhe në zgjedhjet lokale”, ka shtuar ai.

Elezi sqaroi edhe votimin jashtë vendit, që sipas tij, në zgjedhjet lokale të radhës do të organizohet vetëm përmes postës, pasi ligji nuk parasheh votimin në përfaqësi diplomatike.

“Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara për Kuvendin e Kosovës, në zgjedhjet lokale, votimi jashtë vendit do të realizohet vetëm përmes postës, pasi në ligjin për zgjedhjet e përgjithshme specifikohet se votimi në përfaqësi diplomatike nuk aplikohet në këtë lloj zgjedhjesh”, ka potencuar Elezi.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka theksuar se edhe në këtë proces zgjedhor do të organizohen Qendrat Komunale të Numërimit, të cilat do të jenë të vendosura në secilën komunë.

Mënyra e votimit dhe zgjedhjes së kryetarit të komunës do të jetë e njëjtë si në zgjedhjet e mëhershme, secili kryetar i komunës zgjidhet drejtpërdrejt nga votuesit e komunës, ku janë të regjistruar.

Në fletëvotim, votuesi duhet të votojë vetëm njërin nga kandidatët për kryetar të komunës. Kandidati zgjidhet kryetar i komunës nëse fiton 50%, +1 votë të numrit të përgjithshëm të votave të vlefshme të hedhura në atë komunë. Nëse kjo nuk arrihet, atëherë pas katër javësh organizohet raundi i dytë mes dy kandidatëve të cilët kanë fituar më së shumti vota të vlefshme.

Historia e zgjedhjeve lokale në Kosovën e pasluftës ka filluar në tetorin e vitin 2000, kur për herë të parë ishin organizuar zgjedhjet për kuvendet komunale. Që nga ajo kohë dhe deri në vitin 2021, janë organizuar 7 procese të tilla.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kthehet në operim njësia B2, KEK: Garanton stabilitet dhe siguri më të madhe energjetike

Kthehet në operim njësia B2, KEK: Garanton stabilitet dhe siguri më të madhe energjetike

PDK e LDK i reagojnë Kurtit pas deklaratave në ShBA

PDK e LDK i reagojnë Kurtit pas deklaratave në ShBA

Vetura me manovrime të rrezikshme rrezikon policët, këta detyrohen të përdorin armët

Nxirret i pajetë trupi i personit që ra në pus në Lubeniq të Pejës

Vdes një person në një aksident në rrugën Suharekë – Shtime

Kthehet në operim njësia B2, KEK: Garanton stabilitet dhe siguri më të madhe energjetike

Kthehet në operim njësia B2, KEK: Garanton stabilitet dhe siguri më të madhe energjetike

PDK e LDK i reagojnë Kurtit pas deklaratave në ShBA

PDK e LDK i reagojnë Kurtit pas deklaratave në ShBA

Vetura me manovrime të rrezikshme rrezikon policët, këta detyrohen të përdorin armët

Nxirret i pajetë trupi i personit që ra në pus në Lubeniq të Pejës

Vdes një person në një aksident në rrugën Suharekë – Shtime

I dënuari për krime lufte në Kosovë Pavkoviq lirohet nga burgu

I dënuari për krime lufte në Kosovë Pavkoviq lirohet nga burgu

Lladrovci me akuza ndaj PDK-së: I duan qytetarët vetëm për zgjedhje e votime symbyllur

Lladrovci me akuza ndaj PDK-së: I duan qytetarët vetëm për zgjedhje e votime symbyllur

Arsim Abazi jep dorëheqje nga posti i kryetrajnerit të Ferizajt

Arsim Abazi jep dorëheqje nga posti i kryetrajnerit të Ferizajt

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën