TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

KQZ-ja vendos të asgjësoj materialin zgjedhor të 9 shkurtit

by teve1
11 muaj ago
1
A A
KQZ-ja vendos të asgjësoj materialin zgjedhor të 9 shkurtit

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) sot mori vendim për shkatërrimin e materialit zgjedhor nga zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 9 shkurt 2025, duke përfshirë fletëvotimet, listat e votuesve, formularët e rezultateve të subjekteve dhe të kandidatëve.

Ndërkaq, materialet që janë pjesë e hetimit nga organet ligjzbatuese do të ruhen deri në përfundim të procedurave përkatëse.

Në mbledhjen e radhës, KQZ-ja miratoi rekomandimin që në zgjedhjet e ardhshme lokale, personat që mbushin 18 vjeç në ditën e votimit të përfshihen në listën e votuesve.

Nga Këshilli i operacioneve Zgjedhore, Arianit Elshani tha se Ligji për zgjedhjet e përgjithshme kërkon asgjësimin e materialit zgjedhor.

Ai tha se kanë kërkuar që të ruhet dhe të arkivohet nga një mostër prej secilit material.

“Pika e radhës është rekomandimi për asgjësimin e materialit zgjedhor për zgjedhjet e Kuvendnit të Republikës së Kosovës të mbajtura në shkurt 2025. Siç jemi të obliguar në bazë të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme. Bëhet fjalë për të gjithë materialin zgjedhor që është përdorur në këto zgjedhje që të asgjësohet. Ne kemi kërkuar si Këshill i operacioneve zgjedhore që nga një mostër prej secilit material të ruhet dhe të arkivohet…Të gjitha ato që janë pjesë e hetimeve edhe hetimet që po zhvillohen nga prokuroria e Kosovës nuk do të asgjësohen, do të ruhen ato materiale”, tha Elshani.

Ndërkaq, anëtari i KQZ-së, Alban Krasniqi tha se kërkesat e përmendura nga kryesuesi duhet të përfshihen në dokumente dhe të jenë pjesë e vendimit.

“Kërkesat që u përmenden prej kryesuesit dhe të cilat unë nuk po i shoh në dokument që janë përfshirë fare. Kërkoj që të njëjtat të përfshihen dhe të jenë pjesë e vendimit. Sepse kështu ka qenë edhe ideja që të dihen. Prapë edhe një vërejtje për sekretariatin që mos të përsëriten”, tha Krasniqi.

Ndërkaq, Arianit Elshani foli edhe për disa ndryshime në listën e votuesve për zgjedhjet lokale që priten të mbahen në vjeshtën e këtij viti.

Ai potencoi se personat që mbushin 18 vjeç në ditën e votimit të raundit e dytë përfshihen në kuadër të listës.

Elshani tha se do të hiqen nga lista e votuesve ata të cilët kanë hequr dorë nga shtetësia.

“Këtu janë dhënë rekomandime nga sekretariati për ndryshimin e afateve kohore të dërgimit të ftesës, por edhe pranimit të ekstraktit nga ARC-ja dhe afatin tjetër për ekstraktin e dytë të pranimit të listës votuese nga ARC-ja që kanë qenë praktika të ndryshme prej zgjedhjeve në zgjedhje…Për raundin e dytë të zgjedhjeve janë rekomanduar procedurat e qarta se si krijohet lista e votuesve për raundin e dytë të zgjedhjeve. Personat që mbushin 18 vjeç në ditën e votimit të raundit e dytë përfshihen në kuadër të kësaj liste duhet të miratohen nga ana e KQZ-së 7 ditë pas caktimit të datës të konfirmimit të komunave që do të shkojnë në raundin e dytë. Dhe tjetra që do të hiqen nga lista e votuesve shtetasit të cilët kanë hequr dorë nga shtetësia dhe ata të cilët janë konstatuar apo është njoftuar organi komplementet për largimin nga kjo botë që nuk do të figurojnë në këtë listë ”, tha Elshani.

Ndër të tjera, KQZ-ja mori vendim për plotësimin dhe ndryshimin e dy akteve nënligjore, ku njëra prej tyre ka të bëjë për fletëvotimet dhe broshurat.

Po ashtu, në këtë mbledhje KQZ mori vendim për organizimin e një punëtorie në bashkëpunim me Komisionin e Venecias në javën e fundit të muajit qershor të këtij viti.

Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi bëri të ditur se kostoja e këtij projekti është rreth dymijë e pesëqind euro.

Radoniqi:Kostoja e buxhetit të projektit do të kushtojë 2 mijë e 499 euro për punëtorinë me Komisionin e Venecias

Video:

“Kostoja e buxhetit të projektit do të kushtojë 2 mijë e 499 euro lidhur me punëtorinë që do ta kemi së bashku me zyrtarët e komisionit të Venecias. Punëtori kjo e propozuar nga vetë komisioni i Venecias e që do të mbahet më 26 qershor”, tha Radoniqi.

Në pikën tjetër të rendit të ditës, KQZ mori vendim për pagesën e rreth 130 personave të angazhuar si staf në Qendrat e Votimit në përfaqësitë diplomatike dhe stafit të angazhuar në tërheqjen e dërgesave postare në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt 2025./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Inspektorati ndërpreu punën në 34 vendpunishte

Inspektorati ndërpreu punën në 34 vendpunishte

Kryediplomati belg: Përpjekjet e Kosovës për rrugën e evropiane duhet të njihet nga BE

Kryediplomati belg: Përpjekjet e Kosovës për rrugën e evropiane duhet të njihet nga BE

Çmimi i naftës pa ndryshim, benzina ‘lirohet’ vetëm një cent

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

I dyshuari arratiset nga dritarja gjatë intervistimit në stacionin policor në Gjakovë”

Inspektorati ndërpreu punën në 34 vendpunishte

Inspektorati ndërpreu punën në 34 vendpunishte

Kryediplomati belg: Përpjekjet e Kosovës për rrugën e evropiane duhet të njihet nga BE

Kryediplomati belg: Përpjekjet e Kosovës për rrugën e evropiane duhet të njihet nga BE

Çmimi i naftës pa ndryshim, benzina ‘lirohet’ vetëm një cent

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

I dyshuari arratiset nga dritarja gjatë intervistimit në stacionin policor në Gjakovë”

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Vdiq një person në Podujevë pas rrokullisjes me traktor

27 vjet nga beteja e Shkëmbit të Gradinës

27 vjet nga beteja e Shkëmbit të Gradinës

​Pesë arsyet përse veriu i Shqipërisë është destinacioni i ardhshëm elitar i Evropës

​Pesë arsyet përse veriu i Shqipërisë është destinacioni i ardhshëm elitar i Evropës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën