Sipas komunikatës së KQZ-së, rekomandimet e prezantuara përfshijnë aspekte të ndryshme që përfshijnë administrimin e zgjedhjeve, të drejtën e votës dhe fshehtësinë e saj, votimin me kusht dhe jashtë vendit, procesin ankimor, (ç)regjistrimin e partive politike, certifikimin e subjekteve politike, përbërjen e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, rezultatet preliminare, etj.
Komisioni Parlamentar Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore është duke zhvilluar takime me palët e interesit për të diskutuar dhe marrë rekomandimet për këtë proces./teve1.info/