TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

KQZ: Integriteti i votës nuk është cenuar

nga tëvë1
6 muaj më parë
1
A A
KQZ: Integriteti i votës nuk është cenuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në një komunikatë për media të mërkurën ka thënë se integriteti i votës së 9 shkurtit nuk është cenuar e se pavarësisht problemeve në proceset e deritashme, rezultatet përfundimtare do të jenë të sakta.

KQZ-ja ka thënë se është e “përkushtuar maksimalisht” që të kryhet sa më shpejt numërimi i votave të kandidatëve për deputetë dhe të bëhet verifikimi i votave të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime, të numërohen votat me kusht, atyre të personave me aftësi të kufizuara dhe votat nga votimi jashtë Kosovës.

“KQZ është e përkushtuar maksimalisht që të gjitha këto procese të kryhen në kohën më të shpejtë të mundur, por duke siguruar saktësi në evidentimin e vullnetit të çdo votuesi. KQZ sqaron se integriteti i votës nuk është i cenuar dhe pavarësisht vonesave që janë shkaktuar si pasojë e problemeve me platformën elektronike, rezultatet përfundimtare do të jenë të sakta dhe të bazuara në vullnetin e qytetarëve të shprehur përmes votës së tyre”, thuhet në njoftim.

Madje, Elezi ka bërë të ditur se procesin e numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimin i votave të subjekteve politike, ka filluar gjatë ditës së djeshme në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat, Prishtinë, Lipjan, Obiliq dhe Partesh.

Në QKN-të e Obiliqit, Lipjanit dhe Parteshit, procesi i numërimit dhe evidentimit të këtyre rezultateve në platformë elektronike dhe formularët digjital, është zhvilluar pa ndonjë problem, por në QKN-në e Prishtinës janë paraqitur probleme të herëpashershme. Aktualisht, procesi i numërimit është duke u zhvilluar në këto Qendra Komunale të Numërimit dhe gjatë ditës do të fillojë edhe në qendra të tjera, për të cilat do të njoftojmë.

Më tej, ai tha se KQZ i ka bërë thirrje Prokurorisë së Shtetit për ta sqaruar situatën dhe mbështetje teknike për ueb-faqen e KQZ-së që ka pasur probleme.

“Nisur nga fakti që të dielën në mbrëmje kishte probleme të mosfunksionimit të platformës për rezultatet preliminare, KQZ i ka bërë thirrje Prokurorisë së Shtetit dhe institucioneve tjera të sigurisë për ta sqaruar situatën dhe për mbështetje teknike.KQZ është vënë në dispozicion për bashkëpunim me të gjithë akterët relevantë dhe po punon që të përfundojë numërimi dhe adresimi i çështjeve teknike të mosfunksionimit. Ndërkaq, lidhur me rezultatet preliminare të subjekteve politike dhe të pjesëmarrjes, që gjatë këtyre ditëve janë evidentuar pasaktësi, KQZ njofton se janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet për të bërë përmirësimet e nevojshme dhe publiku do të njoftohet me kohë”, thuhet ndër të tjera.

Webfaqja e KQZ-së ka pasur probleme që nga 9 shkurti kur ka filluar publikimi i rezultateve preliminare.

Prokuroria e Shtetit ka bërë të ditur se ka kërkuar informacione nga KQZ nëse ka pas ndërhyrje në webfaqen zyrtare./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Një foshnje dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Pjesë, policia nis hetimet

Një foshnje dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Pjesë, policia nis hetimet

Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes një ndër temat në takimin e Kurtit me zyrtarin amerikan

Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes një ndër temat në takimin e Kurtit me zyrtarin amerikan

LVV nuk e ndërron kandidaten, PDK, LDK e AAK kërkojnë reflektim

Deputetët presin interpretimin e ri të Gjykatës Kushtetuese

Auto Draft

Vazhdojnë punimet për urën mbi Ibër, Durmishi: E gatshme në shtator

Jack Smith nën hetim, dyshohet për ndërhyrje në zgjedhje

Jack Smith nën hetim, dyshohet për ndërhyrje në zgjedhje

Presidenti i Kroacisë i bën thirrje qeverisë të ndërpresë tregtinë e armëve me Izraelin

Presidenti i Kroacisë i bën thirrje qeverisë të ndërpresë tregtinë e armëve me Izraelin

Një foshnje dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Pjesë, policia nis hetimet

Një foshnje dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Pjesë, policia nis hetimet

Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes një ndër temat në takimin e Kurtit me zyrtarin amerikan

Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes një ndër temat në takimin e Kurtit me zyrtarin amerikan

Berisha largohet nga Molde

Berisha largohet nga Molde

Gallapeni e nis me fitore te Lodzi

Gallapeni e nis me fitore te Lodzi

Xhaka debuton me humbje te Sunderlandi, bartë shiritin e kapitenit

Xhaka debuton me humbje te Sunderlandi, bartë shiritin e kapitenit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X