TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

KQZ e gatshme për zgjedhjet në veri, certifikon 14 kandidatë të LVV-së

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
KQZ nuk e pezullon aktivitetin e Partisë së Ashkalive të Kosovës

Në mbledhjen e së shtunës, janë certifikuar edhe 14 kandidatë të Lëvizjes Vetëvendosje për Kuvend Komunal të Leposaviqit, por ky rekomandim i Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike u vlerësuar si një precedent negativ.

Kryeshefi ekzekutiv i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Burim Ahmetaj, në raportin e tij, lexoi edhe një reagim të zyrtarëve të Komisioneve Komunale Zgjedhore (KKZ), të komunave Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok të cilët thanë se nuk iu ikin përgjegjësive të tyre.

Dy ditë më parë, vetë Ahmetaj, kishte deklaruar se zyrtarët e Komisioneve Komunale Zgjedhore (KKZ), që përfaqësojnë partitë politike, refuzojnë të shkojnë në vendet e tyre të punës në katër komunat në veri të vendit për shkak të sigurisë së tyre.

“Me datën 9 dhjetor kemi pasur reagimin nga ushtrues të detyrave në lidhje me deklarimet e anëtarëve të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve nga mbledhja e KKZ e datës 8 dhjetor. Zyrtarë të lartë komunalë të zgjedhjeve që janë kryesues të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve nga komunat Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, deklarojnë se për asnjë moment nuk i kanë ikur përgjegjësisë dhe nuk i ikin përgjegjësisë me të cilën janë ngarkuar”, tha Ahmetaj.

Ky sqarim u mirëprit nga të gjithë anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ata diskutuan edhe rreth mbledhjes të së premtes së këtij institucioni e cila ishte e mbyllur për media.

Sipas tyre, pas mbledhjes, KQZ i është drejtuar me një shkresë presidentes Vjosa Osmani në të cilën shprehim gatishmërinë për të organizuar zgjedhjet në veri të vendit.

Anëtari Ilir Gashi deklaroi se është përtej përgjegjësive të KQZ që të ketë rekomandime për shtyrje të zgjedhjeve në veri.
“Edhe dje (e premte) kemi konstatuar që ky institucion është i gatshëm të kryejë detyrat e tij të ngarkuara me ligj dhe kushtetutë dhe falënderoj të gjithë kolegët që kemi qenë unanim që ky institucion as nuk rekomandon shtyrje sepse të gjithë pajtohemi që janë përtej kompetencave tona si institucion për të dhënë rekomandime të tilla, prandaj uroj që procesi të shkojë ashtu si është planifikuar”, deklaroi Gashi.

Anëtari tjetër i KQZ-së, Arianit Elshani, kërkoi që shkresa që i është dërguar presidentes Vjosa Osmani të bëhet publike. Sipas tij, në shkresë KQZ vetëm ka informuar lidhur me mbarëvajtjen e deritanishme të procesit zgjedhor me të gjitha fazat që është kaluar si dhe po vazhdon me përgatitjet për zgjedhjet e 18 dhe 25 dhjetorit.

“Përderisa kemi raportime publike që e gjithë situata është e menaxhueshme deri më tash dhe nuk ka kufizim të lëvizjes së lirë gjë që mundëson kështu dhe organizimin e zgjedhjeve ne duhet të qëndrojmë në hap me të gjitha përgatitjet, të gjitha aktivitetet tona të planifikuara në kuadër të planit operacional, me shtypjen e fletëvotimeve, me shtypjen e broshurave, me marrjen e nominimeve për komisionarët dhe atyre të vëzhguesve”, deklaroi Elshani.

Po ashtu, u tha se është mbajtur edhe takimi koordinues i sigurisë ku është dakorduar se do t’i jepet kohë policisë që të bëjë edhe vlerësimin e qendrave të votimit dhe sigurinë e tyre.
Me datën 5 dhjetor KQZ mori vendim për certifikim të 4 kandidatëve për Kuvend Komunal në Komunën e Leposaviqit nga LVV dhe kishte refuzuar certifikimin për 14 kandidatë të tjerë. Subjekti në fjalë kishte parashtruar ankesë në PZAP dhe PZAP e ka kthyer në rivendosje në KQZ certifikimin e 14 kandidatëve të mbetur nga kjo listë.

Rekomandimi i Zyrës për Regjistirmin e Partive Politike për certifikim të këtyre 14 kandidatëve u vlerësua nga anëtarët e KQZ që vijnë nga radhët e partive opozitare si precedent negativ por ata të LVV thanë se subjektet mund ta dërgojnë vendimin në Supreme.

Lëvizja Vetëvendosje kishte dërguar më 2 dhjetor listën me katër kandidatë për Kuvend Komunal të Leposaviq. Mirëpo, KQZ kishte konstatuar se lista nuk respektonte kuotën gjinore duke i kërkuar këtij subjekti të përmirësojë të njëjtin. Mirëpo, lista e dorëzuar përmbante 18 kandidatë.

Anëtarët thanë se tashmë periudha e korrigjimit të listave mund të shfrytëzohet në të ardhmen për të shtuar emra të rinj sipas këtij vendimi./KP/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Begaj: Historia e Kosovës s’mund të shkruhet e kuptohet pa emrat e ish-krerëve të UÇK-së

Begaj: Historia e Kosovës s’mund të shkruhet e kuptohet pa emrat e ish-krerëve të UÇK-së

Osmani: Përpjekjet për ta barazuar luftën çlirimtare me regjimin e Serbisë, dëmtojnë themelet e paqes afatgjate në rajon

Osmani: Përpjekjet për ta barazuar luftën çlirimtare me regjimin e Serbisë, dëmtojnë themelet e paqes afatgjate në rajon

Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut të hënën viziton Kosovën

Gashi: Pavarësia e Kosovës përfaqëson triumfin e vullnetit të lirë të qytetarëve

“Nga Gjermania në Prishtinë dhe nga Kosova në Berlin”- urimi i ambasadës gjermane për 18-vjetorin e Pavarësisë

KB Vëllaznimi gjobitet e dënohet për incidentin në Gjakovë

KB Vëllaznimi gjobitet e dënohet për incidentin në Gjakovë

Basketboll, dalin në shitje biletat për finalen e Kupës

Basketboll, dalin në shitje biletat për finalen e Kupës

Osmani: Përpjekjet për ta barazuar luftën çlirimtare me regjimin e Serbisë, dëmtojnë themelet e paqes afatgjate në rajon

Osmani: Përpjekjet për ta barazuar luftën çlirimtare me regjimin e Serbisë, dëmtojnë themelet e paqes afatgjate në rajon

Duele të forta në fazën “play-off” të Championsit

Duele të forta në fazën “play-off” të Championsit

Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut të hënën viziton Kosovën

Gashi: Pavarësia e Kosovës përfaqëson triumfin e vullnetit të lirë të qytetarëve

“Nga Gjermania në Prishtinë dhe nga Kosova në Berlin”- urimi i ambasadës gjermane për 18-vjetorin e Pavarësisë

“Nga Gjermania në Prishtinë dhe nga Kosova në Berlin”- urimi i ambasadës gjermane për 18-vjetorin e Pavarësisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën