TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

KQZ bëhet anëtar i Komitetit të Asocacionit të Trupave Zgjedhore Botërore

by TËVË 1
1 vit ago
0
A A
KQZ bëhet anëtar i Komitetit të Asocacionit të Trupave Zgjedhore Botërore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës (KQZ)është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të këtij asociacioni që po mbahet në Bogota të Kolumbisë.

“Ky është një sukses i madh ndërkombëtar dhe një hap i rëndësishëm për fuqizimin e rolit të Kosovës në arenën globale të administrimit të zgjedhjeve dhe zhvillimin e standardeve demokratike”, njofton KQZ.

Në këtë Asamble, KQZ u përfaqësua nga kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi dhe anëtari i KQZ-së, Arianit Elshani.

“Prezenca dhe përkushtimi i përfaqësuesve tanë kanë pasur një rol vendimtar në zgjedhjen e Kosovës në Komitetin Ekzekutiv, duke theksuar angazhimin për organizimin e zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe demokratike. Një tjetër arritje e rëndësishme gjatë kësaj Asambleje ishte edhe zgjedhja e KQZ-së së Shqipërisë si anëtare e Komitetit Ekzekutiv të A-WEB”, thuhet në njoftim.

Sipas KQZ-së, kjo përbën një sukses të përbashkët për përpjekjet e të dyja vendeve për të promovuar demokracinë dhe për të kontribuar në proceset zgjedhore ndërkombëtare.

“Kosova tani ka mundësinë të luajë një rol më të madh në formësimin dhe përmirësimin e praktikave zgjedhore në nivel global, duke ndarë përvojat dhe duke përfituar nga bashkëpunimi me organizmat më të rëndësishëm zgjedhorë në botë. KQZ e Kosovës është anëtare me të drejta të plota i A-WEB-it dhe tashmë ka ndërtuar partneritet dhe përvojë të mjaftueshme për të qenë pjesë e organit vendimmarrës, në vendosjen e politikave të A-WEB”, thuhet në komunikatën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Tags: Komitetit të Asocacionit të Trupave Zgjedhore BotëroreKQZ
ShareTweet

Postime të ngjashme

Sadiku: Emri i Familjes Jashari është keqpërdorur politikisht

Sadiku: Emri i Familjes Jashari është keqpërdorur politikisht

Imeri: Nëse s’zgjidhet presidente, Osmani ndahet përfundimisht nga Kurti

Imeri: Nëse s’zgjidhet presidente, Osmani ndahet përfundimisht nga Kurti

Parashikimi i motit për të martën

Parashikimi i motit për të martën

Angazhimi FSK-së në Gazë, hap strategjik për afirmim ndërkombëtar

Aksident i rëndë në Tropojë, ndërron jetë një person

Aksident i rëndë në Tropojë, ndërron jetë një person

Emisioni “Info Nata” 23.02.2026

Emisioni “Info Nata” 23.02.2026

Rihanna shfaq stil minimalist në darkën pas festës së ditëlindjes së saj të 38-të

Rihanna shfaq stil minimalist në darkën pas festës së ditëlindjes së saj të 38-të

Komisioneri i Lartë për të Drejtat e Njeriut: Gaza drejt një katastrofe humanitare të paprecedentë

Komisioneri i Lartë për të Drejtat e Njeriut: Gaza drejt një katastrofe humanitare të paprecedentë

Parashikimi i motit për të martën

Parashikimi i motit për të martën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën