tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info

KPK konfirmon gjashtë kandidatët për Kryeprokuror të Shtetit

tëvë1 nga tëvë1
15/02/2022
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Konfirmimi i tyre është bërë në mbledhjen e mbajtur nga KPK të martën.

Arben Ismajli, ish-prokuror në Prokurorinë Themelore në Gjilan, tashmë prokuror në Prokurorinë e Apelit; Armend Hamiti – prokuror në Prishtinë; Blerim Isufaj- Kryeprokuror në Prokurorinë Speciale, Kujtim Munishi – Kryeprokuror në Prishtinë si dhe Lulzim Sulejmani e Shqipdon Fazliu të dy prokurorë në zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit,janë kandidatët në garë për ta zëvendësuar Aleksander Lumezin.

Në këtë mbledhje anëtarët e KPK-së kanë miratuar Planin strategjik dhe Planin e veprimit të sistemit prokurorial 2022-2024 dhe Planin e Punës së Këshillit Prokurorial të Kosovës për vitin 2022.

Ndërsa takimi ka vazhduar me miratimin e Rregullores për Zgjedhjen dhe Përfundimin e Mandatit të Drejtorit të Përgjithshëm të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Drejtorit të Njësitit për Shqyrtimin e Performansës së Prokurorisë, njofton KPK, raporton teve1.info.

Në këtë takim është miratuar edhe Planit i personelit për vitin 2022.

KPK-ja ka mbajtur seanca dëgjimore për rastet disiplinore ndaj dy prokurorëve të Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe një prokurori të Prokurorisë Themelore në Prizren, kurse vendimet përkatëse do të bëhen publike siç parashihet me ligj.​

Po ashtu, KPK-ja mori vendim për propozimin për lirim nga detyra të katër prokurorëve, që pritet të arrijnë moshën e pensionimit.

 

 

Tags: KPKKryeprokurori i Shtetit

Të ngjashëm

LAJMET

Murati: Kurti ngjau me të gjithë kryeministrat në tavolinën e bisedimeve

08/06/2023
LAJMET

Murati: Është joserioze të thuhet se emisari special po vjen dhe po sjellë kërkesat e Serbisë

08/06/2023
LAJMET

Shehu për draftin e Ramës për Asociacionin: E zbeh sovranitetin e Kosovës

08/06/2023
LAJMET

Reshjet e shiut shkaktojnë vërshime e kolona në Prishtinë

08/06/2023
LAJMET

Zjarri në Tregun e Gjelbër në Prishtinë, raportohet vetëm për dëme materiale

08/06/2023
LAJMET

Hyseni flet për 80 mijë eurot e paguara për orenditë në QKMF në Gjilan

08/06/2023

Murati: Kurti ngjau me të gjithë kryeministrat në tavolinën e bisedimeve

08/06/2023
0

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati duke folur për zhvillimet në veri dhe deklarimet e Qeverisë për shtrirje te...

Murati: Është joserioze të thuhet se emisari special po vjen dhe po sjellë kërkesat e Serbisë

08/06/2023
0

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, thotë se politikat që vijnë nga Uashingtoni, Kosovës i pëlqejnë apo jo, duhet...

Shehu për draftin e Ramës për Asociacionin: E zbeh sovranitetin e Kosovës

08/06/2023
0

Tritan Shehu, deputet i PD-së në Kuvendin e Shqipërisë, thotë se është kundër veprimeve, si ai që ka marrë kryeministri...

Reshjet e shiut shkaktojnë vërshime e kolona në Prishtinë

08/06/2023
0

Reshjet e shumta të shiut sot kanë bërë që në disa pjesë të kryeqytetit të shkaktohen vërshime. Si pasojë e...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.