TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kosovës i shtohen edhe 344 ushtarë të rinj, Osmani i quan pasardhës të UÇK-së

344 rekrutë të rinj sot dhanë betimin si ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Këta rekrutë, të cilët janë gjenerata e parë që u certifikuan gjatë këtij viti, nga krerët shtetërorë u konsideruan pasardhës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe amanet për mbrojtjen e atdheut.

by Doresa Geci
9 muaj ago
2 0
A A

Të rreshtuar për katër po hynë brenda palestrës sportive “Bill Clinton” në Ferizaj.

344 rekrut të rinj ia dolën me sukses stërvitjeve 9 javore të nisura në fund të janarit.

Para krerëve të shtetit, pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe familjarëve të tyre ata bënë betimin si ushtar të Republikës së Kosovës. (efekt)

E këtyre iu drejtua edhe komandantja suprem, presidentja Vjosa Osmani.

Ajo tha që FSK-ja po dëshmon se është e gatshme t’i bashkohet NATO-s.

“Të gjithë sot që u betuat jeni pasardhës të drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët sakrifikuan gjithçka për atdheun në momentet më të rënda të historisë sonë, prandaj mbajeni këtë uniformë me krenarinë më të madhe…Me këtë uniformë që vishni sot, ju mbani mbi supe emrin e Republikës së Kosovës, ju jeni brezi që do të garantojë paqen dhe sigurinë për qytetarët tanë. Ju jeni ata që do ta çoni përpara misionin e atyre që sakrifikuan për këtë shtet, ju jeni ata që do ta mbroni amanetin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Ushtria jonë çdo ditë e më shumë po dëshmon gatishmërinë e plotë për të përmbushur standardet më të larta të NATO-s, aty ku Kosova e ka vendin dhe e meriton vendin”, tha Osmani.

Ajo shprehu mirënjohje edhe ndaj familjarëve të ushtarëve të rinj.

“Sot të dashur familje, nëna e baballarë, motra e vëllezër, bashkëshort, sot vajzat dhe djemtë tuaj nuk janë thjesht vetëm fëmijët tuaj ata janë fëmijët e gjithë Kosovës ata janë ushtarët e Kosovës, ata janë mbrojtësit me të denjë të atdheut”, tha Osmani.

Kurse kryeministri Kurti gjatë fjalës së tij, tha se diplomimi i rekrutëve po ndodh në muajin e lavdisë kombëtare.

“Diplomimi juaj sot në fund të muajit mars vjen si një kapitull i ri pas Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe ndërhyrjes së Aleancës Veri-Atlantike vjen si vazhdim i amanetit për mbrojtje të atdheut dhe kontributit për paqe. Uniforma që do ta bartni nga sot është nder i posaçëm dhe përgjegjësi e madhe, ajo është dëshmi e gjakut të dëshmorëve që u flijuan dhe frymëzim për të ndërtuar të ardhmen”, u shpreh Kurti.

Këtë rrugëtimin ushtarak nga data 25 janar e filluan 367 persona, prej tyre arritën të diplomojnë 344.

Ata kanë zhvilluar aftësitë fizike e psikike.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pse mërgata u vu në qendër të fushatës së LVV-së? – flet Nezir Kraki

Pse mërgata u vu në qendër të fushatës së LVV-së? – flet Nezir Kraki

Varroset polici që dyshohet se pësoi atak kardiak gjatë vozitjes

Varroset polici që dyshohet se pësoi atak kardiak gjatë vozitjes

Breshëri plumbash në Makoc: Dy persona qëlluan në një shtëpi, policia gjen 27 gëzhoja

Breshëri plumbash në Makoc: Dy persona qëlluan në një shtëpi, policia gjen 27 gëzhoja

Dy nxënës të një shkolle në Fushë Kosovë dyshohet se u dhunuan seksualisht, arrestohet një i dyshuar

Emisioni “Këndi i Debatit” 16.12.2025

97 mijë euro për dekorimin e shesheve të kryeqytetit, opozita me kritika

97 mijë euro për dekorimin e shesheve të kryeqytetit, opozita me kritika

Shkupi dhe Sarajeva, ndër qytetet e mëdha me ajrin më të ndotur në botë

Shkupi dhe Sarajeva, ndër qytetet e mëdha me ajrin më të ndotur në botë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën