TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kosovarët masivisht drejt Shqipërisë në fund të pushimeve verore dhe para nisjes së vitit të ri shkollor

by teve1
1 javë ago
1
A A
Kosovarët masivisht drejt Shqipërisë në fund të pushimeve verore dhe para nisjes së vitit të ri shkollor

Pika e kalimit kufitar të Morinës, në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë, vijon të përballojë një fluks të lartë udhëtarësh dhe automjetesh.

Ditët e fundit të gushtit kanë shënuar lëvizje të shumta të qytetarëve të Kosovës drejt bregdetit shqiptar, në prag të përfundimit të sezonit veror dhe nisjes së vitit të ri shkollor më 1 shtator në Kosovë.

Sipas të dhënave të Drejtorisë për Kufirin dhe Emigracionin, nga ora 5:00 e 29 gushtit deri në orën 08:00 të 30 gushtit, përmes Morinës kanë hyrë në territorin shqiptar 51 mijë e 278 qytetarë të Kosovës, me 14 mijë e 692 automjete dhe autobusë.

Fluksi ka qenë i konsiderueshëm edhe gjatë ditëve të mëparshme. Vetëm në periudhën 24–28 gusht, përmes kësaj pike kufitare kanë hyrë në Shqipëri 152 mijë e 694 qytetarë të Kosovës dhe 46 mijë e 870 mjete.

Në total, gjatë periudhës 24–30 gusht, numri i qytetarëve të Kosovës që kanë hyrë në Shqipëri përmes Morinës ka arritur në 203 mijë e 972, ndërsa numri i automjeteve ka shkuar në 61 mijë e 562.

Lëvizjet e shumta në kufi lidhen me ditët e fundit të pushimeve verore, ndërsa një pjesë e madhe e qytetarëve po shfrytëzojnë ditët e fundit të pushimeve përpara nisjes së vitit të ri shkollor.

Fluksi i lartë në Morinë është pjesë e një tendence të evidentuar gjatë gjithë sezonit veror. Të dhënat për muajt maj, qershor dhe korrik tregojnë se rreth 1.43 milionë qytetarë të Kosovës kanë hyrë në Shqipëri, me destinacion zonat bregdetare.

Në këtë shifër përfshihen edhe pjesëtarë të diasporës së Kosovës, të cilët gjatë qëndrimit në vendlindje kanë shfrytëzuar periudhën e pushimeve për të udhëtuar drejt bregdetit shqiptar.

Me afrimin e shtatorit, pritet që lëvizjet në Morinë të mbeten intensive, veçanërisht në drejtim të Kosovës, për shkak të kthimit të pushuesve dhe përgatitjeve për nisjen e vitit të ri shkollor.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Cakolli: Cenim i rendit kushtetues caktimi i seancës për Kuvendin të shtunën, deputetët t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese

“Qysh thirret dhe merret pjesë në një seancë jashtë çdo afati kushtetues?”, Cakolli reagon për seancën e 9 shtatorit

Aleanca me aksion para Kuvendit: Deputetët e Vetëvendosjes s’kanë liri të flasin

Aleanca me aksion para Kuvendit: Deputetët e Vetëvendosjes s’kanë liri të flasin

Qeveria serbe propozon shpërndarjen e Kuvendit, vendi drejt zgjedhjeve të parakohshme

Qeveria serbe propozon shpërndarjen e Kuvendit, vendi drejt zgjedhjeve të parakohshme

Abdixhiku pret ambasadorin e ri të BE-së, diskutojnë për seancën e 9 shtatorit

Fatmir Sheholli del duarlidhur para gjykatës, i lexohet aktakuza, deklarohet i pafajshëm

Fatmir Sheholli del duarlidhur para gjykatës, i lexohet aktakuza, deklarohet i pafajshëm

Përpjekja e tretë për konstituim, Aleanca paralajmëron ndërmarrjen e hapave ligjor

Përpjekja e tretë për konstituim, Aleanca paralajmëron ndërmarrjen e hapave ligjor

“Ishalla gjendet sa e kam nënën gjallë”, familjet po presin me shpresë rezultatet nga gërmimet në Zubin Potok

“Ishalla gjendet sa e kam nënën gjallë”, familjet po presin me shpresë rezultatet nga gërmimet në Zubin Potok

Aleanca me aksion para Kuvendit: Deputetët e Vetëvendosjes s’kanë liri të flasin

Aleanca me aksion para Kuvendit: Deputetët e Vetëvendosjes s’kanë liri të flasin

Qeveria serbe propozon shpërndarjen e Kuvendit, vendi drejt zgjedhjeve të parakohshme

Qeveria serbe propozon shpërndarjen e Kuvendit, vendi drejt zgjedhjeve të parakohshme

Abdixhiku pret ambasadorin e ri të BE-së, diskutojnë për seancën e 9 shtatorit

Abdixhiku pret ambasadorin e ri të BE-së, diskutojnë për seancën e 9 shtatorit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën