TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kosova voton sërish, nesër rreth 2 milionë votues me të drejtë vote

by Tëvë1
1 orë ago
0
A A
Kosova voton sërish, nesër rreth 2 milionë votues me të drejtë vote

Të dielën e 7 qershorit, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vote, janë ftuar të votojnë prapë për të zgjedhur legjislaturën e 11-të të Kosovës.

Viti 2025 nisi me votime më 9 shkurt për Kuvendin e Kosovës, vazhdoi në vjeshtë me votimin për zgjedhjet lokale të 12 tetorit dhe 9 nëntorit dhe u mbyllë me votimin e 28 dhjetorit. Por vetëm pas pak muajsh, po votohet sërish, më 7 qershor.

Pas zgjedhjeve të rregullta për Kuvend, të mbajtura në shkurtin e vitit 2025, dy proceset tjera zgjedhore që pasuan, më 28 dhjetor dhe 7 qershor, vijnë si pasojë e mungesës së konsensusit politik për konstituimin e institucioneve shtetërore.

Sipas të dhënave të KQZ-së, numri i qytetarëve me të drejtë vote për të votuar brenda Kosovës është 1,959,962 votues, ndërkaq, në këtë listë nuk janë të përfshirë 132,212 shtetasit e Kosovës që janë regjistruar për të votuar nga jashtë vendit përmes postës apo në përfaqësitë diplomatike.

21 subjekte politike me 902 kandidatë janë në garë për ulëse në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës, prej të cilave 6 janë subjekte shqiptare me 465 kandidatë që garojnë për 100 ulëse, ndërkaq pjesa tjetër janë subjekte nga radhët e komuniteteve pakicë që garojnë për 20 ulëse të garantuara. Nga ky numër i përgjithshëm i kandidatëve, 593 janë burra dhe 309 gra.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka treguar për hapat e fundit që KQZ është duke ndërmarrë para fillimit të votimit, të dielën, në orën 07:00 të mëngjesit.

“Sipas planifikimeve, materialet zgjedhore që janë vendosur në Qendrat Komunale të Numërimit do të shpërndahen, si zakonisht, në orët e hershme të mëngjesit të së dielës për në qendrat e votimit. Numri i qendrave të votimit që do të hapen më 7 qershor është 949, prej të cilave 911 për votimin e rregullt me 2,498 vendvotime. Po ashtu, do të hapen edhe 38 qendra të votimit me gjithsej 52 vendvotime për të mundësuar votimin me kusht”, njoftoi Elezi.

Elezi ka treguar se për administrim të rregullt të procesit zgjedhor, në ditën e zgjedhjeve, KQZ do të funksionalizojë dhomën operative, e cila funksionon me pjesëmarrjen e zhytarëve të KQZ-së, Prokurorisë së Shtetit dhe Policisë së Kosovës.

“Në kuadër të angazhimeve për administrimin e rregullt të procesit zgjedhor, KQZ ka funksionalizuar dhomën operative, e cila funksionon me pjesëmarrjen e zyrtarëve të KQZ-së, Prokurorisë së Shtetit dhe Policisë së Kosovës. Përmes këtij mekanizmi, monitorohen zhvillimet gjatë ditës së votimit dhe sigurohet koordinimi institucional për trajtimin e çdo raportimi apo informacioni të pranuar, në përputhje me përgjegjësitë e përcaktuara me ligj të secilit institucion”, tregoi Elezi.

KQZ në ditën e zgjedhjeve, krahas organizimit të procesit të votimit në vendvotime të rregullta dhe me kusht, do të angazhojë rreth 300 anëtarë në kuadër të 72 ekipeve mobile për të mundësuar votimin e personave me nevoja të veçanta, të cilët nuk kanë mundësi të shkojnë në qendrën ku janë caktuar për të votuar.

“Ky lloj votimi mundësohet për votuesit të cilët janë regjistruar dhe kanë kërkuar këtë shërbim nga KQZ. Gjithashtu, këtu përfshihen edhe votuesit e evidentuar përmes bashkëpunimit me institucione të ndryshme. Në përgjithësi, KQZ do të ofrojë këtë shërbim për 3,144 qytetarë të Kosovës, të regjistruar si votues me nevoja të veçanta. Në kategorinë e votuesve me nevoja të veçanta përfshihen qytetarët që s’mund të dalin nga shtëpitë e tyre për shkak të paaftësisë fizike e shëndetësore, pacientët në institucione shëndetësore, banorët e shtëpive të të moshuarve dhe institucioneve të përkujdesjes sociale, personat që ndodhen në burgje dhe qendra paraburgimi, si dhe qytetarët që gjenden në arrest shtëpiak”, shpjegoi Elezi.

Për ecurinë e procesit zgjedhor, KQZ do të mbajë konferenca të rregullta për mediat, të planifikuara në disa orare: 08:00; 11:30; 15:30 dhe 19:30.

Tags: 2 milione votuesKosoveTeve1zgjedhjet parlamentare
ShareTweet

Postime të ngjashme

SHKK dhe K9 parandalojnë futjen e drogës në Dubravë

SHKK dhe K9 parandalojnë futjen e drogës në Dubravë

Rama: Kurban Bajrami na rikujton vlerat e rëndësishme

Rama kritikon qeverinë: Po përvetëson projekte komunale në Prishtinë

Gjini apelon për pjesëmarrje në zgjedhje: Mos e lini pa votuar

Gjini apelon për pjesëmarrje në zgjedhje: Mos e lini pa votuar

Osmani u bën thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje: Vota përcakton të ardhmen e Kosovës

Osmani u bën thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje: Vota përcakton të ardhmen e Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën