TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
11 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
11 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Kosova voton

nga TËVË 1
9 Shkurt, 2025
2
A A
Kosova voton

Sot, në Kosovë mbahen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, të 9-at me radhë që nga përfundimi i luftës në vitin 1999 dhe të parat zgjedhje të rregullta që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008.

Kandidatët për kryeministër të vendit janë, Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje, Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës, dhe Ramush Haradinaj nga koalicioni për “Kosovën Fituese”.

Për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, të drejtë vote brenda dhe jashtë Kosovës kanë mbi 2 milionë votues.

Në garën për përbërjen e re parlamentare janë 28 subjekte politike dhe një kandidatë i pavarur.

Qytetarët mund të zgjedhin një parti dhe deri në dhjetë kandidatë për deputetë.

Nga këto votime do të zgjidhet përbërja e re e Kuvendit me 120 ulëse dhe deputetët më pas zgjedhin Qeverinë e re.

Këto janë zgjedhjet e para të rregullta që Kosova mban që nga shpallja e pavarësisë më 2008. Deri më tani, në vend janë mbajtur një sërë zgjedhjesh të parakohshme.

Për një muaj rresht subjektet politike që synojnë të udhëheqin qeverinë për mandatin e ardhshëm katër vjeçar shpalosën programet e tyre zgjedhore. Gjatë një muaji, fushata zgjedhore në Kosovë u karakterizua nga një gjuhë jo pak nxitëse dhe të urrejtjes, por, nuk u shënua ndonjë incident, konstatoi rrjeti i organizatave joqeveritare që monitoron procesin.

Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit do të monitorohen edhe nga mbi 100 vëzhgues ndërkombëtarë nga 18 vende të Bashkimit Evropian, nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Evropës. Më shumë se 200 ushtarë italianë të KFOR-it, iu shtuan trupave tjerë të KFOR-it, një njësi e specializuar e policisë së misionit EULEX dhe mijëra policë të Kosovës do të jenë të pranishëm pranë qendrave të votimit për të siguruar një ambient të qetë dhe proces të rregullt të zgjedhjeve të përgjithshme.

Për dallim nga zgjedhjet e kaluara, kur heshtja zgjedhore në Kosovë fillonte një ditë para votimeve, me ndryshimet ligjore të këtij viti, ajo tashmë do të fillojë një minutë para hapjes së qendrave të votimit, në orën 07:00, dhe do të zgjasë deri në mbylljen e tyre, në orën 19:00 të 9 shkurtit. Pra, heshtja zgjedhore do të zgjasë vetëm gjatë 12 orëve të votimit.

Qytetaret e Kosovës që jetojnë në diasporë votuan të shtunën në perfaqesitë diplomatike për zgjedhje parlamentare.

Ndërkaq, risi në këto zgjedhje është se për herë të parë mërgimtarët mund të votojnë fizikisht në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, ku janë regjistruar 20.324 votues.

Votimi më 8 shkurt u zhvillua në 43 vendvotime në 16 ambasada dhe 14 konsullata të Kosovës, që gjenden në 19 shtete të ndryshme të botës.

Pas mbylljes së vendvotimeve në përfaqësitë diplomatike, KQZ, me ndihmën e MPJD-së, do të sjellë votat në Kosovë dhe më pas ato do të numërohen në Qendrën për Numërim dhe Rezultate.

Ndërkaq, nga 9 janari e deri më 8 shkurt, mërgata ka mundur të votojë edhe përmes postës. KQZ ka njoftuar më herët se 104.934 votues janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës dhe 84.525 prej tyre zgjodhën që të votonin përmes postës./teve1.info/

Tags: Kosova VotonTeve1zgjedhjet 2025
ShareTweet

Postime të ngjashme

“Të shpallet situatë e jashtëzakonshme”, “protesta para Kuvendit” – Analistët flasin për daljen nga kriza

“Të shpallet situatë e jashtëzakonshme”, “protesta para Kuvendit” – Analistët flasin për daljen nga kriza

Bajrami i reagon Rizvanollit: Hajde në debat deputete

Rizvanolli: Bandat kriminale po kundërshtojnë faturimin e energjisë në veri, jo qytetarët

Rizvanolli: LDK po të brengosej për qytetarët nuk do të bllokonte formimin e institucioneve

Si shpërtheu zjarri që shkatërroi një shtëpi në Suharekë?

Si shpërtheu zjarri që shkatërroi një shtëpi në Suharekë?

“Të shpallet situatë e jashtëzakonshme”, “protesta para Kuvendit” – Analistët flasin për daljen nga kriza

“Të shpallet situatë e jashtëzakonshme”, “protesta para Kuvendit” – Analistët flasin për daljen nga kriza

Bajrami i reagon Rizvanollit: Hajde në debat deputete

“InfoNata” 12.05.2025

“InfoNata” 12.05.2025

Rizvanolli: Bandat kriminale po kundërshtojnë faturimin e energjisë në veri, jo qytetarët

Rizvanolli: LDK po të brengosej për qytetarët nuk do të bllokonte formimin e institucioneve

Egnatia mbron titullin e kampionit në Shqipëri

Egnatia mbron titullin e kampionit në Shqipëri

“Matrix” 12.05.2025

“Matrix” 12.05.2025

Taravari: Vendosëm të shkojmë në opozitë

Taravari: Vendosëm të shkojmë në opozitë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X