TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kosova vazhdon stërvitjet me optimizëm

by tëvë1
8 muaj ago
0
A A
Kosova vazhdon stërvitjet me optimizëm

Kombëtarja e Kosovës në futboll, të hënën ka vazhduar me stërvitjen e radhës për dy ndeshjet miqësore të këtij muaji, me Armeninë dhe Komoret.

Edhe stërvitjen e dytë, Kosova e ka zhvilluar në Kampin Nacional të FFK-së, në Hajvali kurse munguan mbrojtësi Ismajl Beka dhe portieri Amir Shaipi.

Beka është lënduar në stërvitjen e parë, të mbajtur të dielën dhe ka punuar individualisht me rekomandim të stafit mjekësor kurse Shaipi nuk ka stërvitur fare për shkaqe shëndetësore.

Përkundër kësaj, selektori Franco Foda dhe stafi i tij, kanë punuar me pjesën tjetër të ekipit në filozofinë e lojës që synohet në këto dy miqësore.

Kosova të dyja miqësoret, si me Armeninë që e luan me 6 qershor dhe atë me Komoret që është më 9 qershor, i zhvillon në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Prurjet e reja te Kosova, Bledian Krasniqi e Florian Haxha kanë folur pas stërvitjes, ku janë shprehur tejet të lumtur për ftesën e parë dhe të motivuar për duelet e këtij muaji.

“Në ekip më kanë pritur shumë mirë dhe jam krenar që jam i përzgjedhur për të përfaqësuar Kosovën. Stërvitja ka qenë shumë e mirë dhe besoj se në këto dy ndeshje do të paraqitemi mirë dhe do të kemi rezultate pozitive”, tha Krasniqi.

Ndërkohë, Haxha ka shtuar se për Kosovën është shumë e rëndësishme që ta mposht Armeninë dhe Komotret, ndeshje që i sheh si përgatitore për ciklin kualifikues të Botërorit 2026.

“Fillimisht, jam shumë i lumtur për ftesën nga Kombëtarja e Kosovës. Tashmë kemi përfunduar stërvitjen e dytë, e cila ishte shumë intensive dhe besoj se nga nesër do të fillojmë përgatitjet për ndeshjen kundër Armenisë”, shtoi Haxha.

Të dyja këto miqësore fillojnë në orën 19:00 dhe do ti shërbejnë Kosovës të bëhet gati për përballjet e para kualifikuese, të cilat i luan në muajin shtator.

“Dardanët” janë pjesë e Grupit B kualifikues, të cilin e përbëjnë edhe Zvicra, Suedia e Sllovenia.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kur humbja krijon kampionë: Historia e ringritjes së Driton Kukës

Kur humbja krijon kampionë: Historia e ringritjes së Driton Kukës

Sabalenka në gjysmëfinale, gati të mbrojë titullin në Australian Open

Sabalenka në gjysmëfinale, gati të mbrojë titullin në Australian Open

Tyson Fury kthehet në ring më 11 prill, kundër Arslanbek Makhmudov

Tyson Fury kthehet në ring më 11 prill, kundër Arslanbek Makhmudov

Valon Nikqi, supervisor në ndeshjen e CEV VOLLEYBALL CUP 2026

Valon Nikqi, supervisor në ndeshjen e CEV VOLLEYBALL CUP 2026

Kushtetuesja: Zgjedhja e Nenad Rashiqit si nënkryetar i Kuvendit nuk është në përputhje me Kushtetutën

Kushtetuesja: Zgjedhja e Nenad Rashiqit si nënkryetar i Kuvendit nuk është në përputhje me Kushtetutën

Kur humbja krijon kampionë: Historia e ringritjes së Driton Kukës

Kur humbja krijon kampionë: Historia e ringritjes së Driton Kukës

Gashi: Mbi 17 mijë vota të manipuluara në Malishevë

Gashi: Mbi 17 mijë vota të manipuluara në Malishevë

Sabalenka në gjysmëfinale, gati të mbrojë titullin në Australian Open

Sabalenka në gjysmëfinale, gati të mbrojë titullin në Australian Open

Kryeprokurori Gashi: 15 kryesues në Malishevë janë ndaluar për 48 orë

Kryeprokurori Gashi: 15 kryesues në Malishevë janë ndaluar për 48 orë

Pula: Asnjë individ pavarësisht pozitës nuk qëndron mbi ligjin

Pula: Asnjë individ pavarësisht pozitës nuk qëndron mbi ligjin

Tyson Fury kthehet në ring më 11 prill, kundër Arslanbek Makhmudov

Tyson Fury kthehet në ring më 11 prill, kundër Arslanbek Makhmudov

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën