Shorti i raundit elitar përcaktoi shtatë grupe për mini-turnetë që do të luhen në pranverë 2024.
Në raundin elitar të kampionatit evropian U-19 të UEFA-s janë tërhequr shtatë grupe për mini-turnetë në një vend që do të luhen nga 18 deri më 26 mars.
Përfaqësuesja e Kosovës U19 është shortuar në Grupin 1, ku do të ketë tre kundërshtarë të vështirë.
Dardanët e udhëhequr nga trajneri Adil Maliqi në ‘Elite Round’ do të ndeshen me Spanjën, Austrinë dhe Slloveninë.