Futbollistet e Kosovës U19 kanë shkëlqyer në fazën e dytë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2025, duke e përmbyllur këtë cikël me tri fitore plotësisht të merituara dhe duke e siguruar kalimin në Ligën A për ciklin e ardhshëm kualifikues.
Pas fitoreve në ndeshjet e para ndaj Maltës (6:0) dhe Kazakistanit (2:1), “Dardanet”, të udhëhequra nga përzgjedhësja Albina Rrahmani, treguan edhe njëherë cilësitë dhe karakterin e tyre, duke triumfuar në ndeshjen e tretë ndaj Letonisë me rezultat bindës 4:0.
Golat për Kosovën në këtë sfidë i shënuan Alba Shabani (38’), Ramize Orana (46’), Elona Paci (59’) dhe Olsa Maqestena (90’+4), duke vulosur një paraqitje të jashtëzakonshme në këtë fazë të garave.
Me këtë sukses, Kombëtarja U19 jo vetëm që e përmbushi objektivin e vendosur, por edhe tregoi rritje të vazhdueshme.
Përvoja e fituar në këto ndeshje do të jetë shumë e vlefshme për vajzat tona në sfidat që i presin në Ligën A, ku niveli i garës do të jetë shumë më i lartë dhe më kërkues.