Përfaqësuesja U18 e Kosovës në hendboll e ka humbur thellë ndeshjen e parë në kualifikimet për Evropianin e këtij viti.
Të premten në Shkup, Kosova U18 u mposht nga Zvicra me rezultatin 33:19. Zvicra U18 shfaqi shumë më tepër gjatë tërë ndeshjes dhe në fund shënoi fitore me rezultat të thellë.
Në ndeshjen tjetër të grupit, Maqedonia e Veriut fitoi 27:26 ndaj Sllovakisë.
Të shtunën, Kosova U18 luan me Sllovakinë, ndërsa të dielën me Maqedoninë e Veriut.
Dy përfaqësueset e para në grup kualifikohen në Evropian, ndërsa dy përfaqësueset tjera do të luajnë në Evropianin e Divizionit B.