TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kosova synon bashkëpunim më të thellë me shtetet e Paqësorit

by teve1
46 minuta ago
0
A A
Kosova synon bashkëpunim më të thellë me shtetet e Paqësorit

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, po merr pjesë në Takimin e 55-të të Liderëve të Forumit të Ishujve të Paqësorit (PIF), që po mbahet në Koror të Palaut nga 30 gushti deri më 4 shtator 2026.

Sipas MPJD-së, pjesëmarrja e Kosovës në këtë forum rajonal synon forcimin e marrëdhënieve me shtetet e Paqësorit, zgjerimin e angazhimit diplomatik të vendit në këtë rajon dhe avancimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Gjatë qëndrimit në Palau, Konjufca pritet të zhvillojë takime me krerë shtetesh dhe qeverish, ministra të punëve të jashtme dhe përfaqësues të tjerë të lartë të vendeve pjesëmarrëse.

Takimet dypalëshe dhe angazhimet në margjinat e samitit synojnë forcimin e marrëdhënieve ekzistuese, krijimin e partneriteteve të reja dhe zgjerimin e bashkëpunimit me vendet e Paqësorit.

Në kuadër të forumit do të diskutohen çështje si qëndrueshmëria ekonomike, ndryshimet klimatike, qeverisja e oqeaneve dhe peshkimit, siguria rajonale, reforma institucionale dhe forcimi i unitetit të vendeve të Paqësorit.

“Republika e Kosovës e njeh rëndësinë globale të prioriteteve të Paqësorit të Kaltër dhe është e gatshme që, në përputhje me kapacitetet e saj dhe nevojat e vendeve të rajonit, të kontribuojë në fusha si qëndrueshmëria klimatike, gatishmëria ndaj fatkeqësive, zhvillimi i qëndrueshëm dhe mbrojtja e burimeve natyrore”, thuhet në njoftim.

Në fokus pritet të jenë gjithashtu bashkëpunimi në arsim, ngritja e kapaciteteve të sektorit publik, siguria, zhvillimi digjital dhe shkëmbimet ndërinstitucionale.

Ndërkohë, një rëndësi e veçantë i kushtohet edhe diplomacisë kulturore, bashkëpunimit akademik dhe kontakteve ndërmjet qytetarëve.

“Pjesëmarrja në Samitin e PIF-it pasqyron gatishmërinë e Republikës së Kosovës për të zhvilluar një angazhim më të fuqishëm dhe afatgjatë me rajonin e Paqësorit, të mbështetur në respektin e ndërsjellë, interesat e përbashkëta, solidaritetin dhe ndërtimin e partneriteteve të qëndrueshme”, theksohet në fund të njoftimit./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

PREVENT: Polarizimi fetar duhet të trajtohet në mënyrë objektive dhe pa dallim

PREVENT: Polarizimi fetar duhet të trajtohet në mënyrë objektive dhe pa dallim

Rrustemi: Kurti 3 është çështje kohe, Abdixhiku i angazhuar që Kosova të mbetet pa qeveri

Presidenti konsensual, Rrustemi: Duhet garanci për votat e LDK-së

Prishtina në krizë nga mbeturinat, Rama: Situatë emergjente e vazhdueshme

Prishtina në krizë nga mbeturinat, Rama: Situatë emergjente e vazhdueshme

Zbulohet lapidari për Triumf Rizën, Kurti: Drejtësia për vrasjen e tij duhet të jetë e plotë

Zbulohet lapidari për Triumf Rizën, Kurti: Drejtësia për vrasjen e tij duhet të jetë e plotë

Venezuela dhe SHBA-ja arrijnë marrëveshje 25-vjeçare për naftën

Venezuela dhe SHBA-ja arrijnë marrëveshje 25-vjeçare për naftën

PREVENT: Polarizimi fetar duhet të trajtohet në mënyrë objektive dhe pa dallim

PREVENT: Polarizimi fetar duhet të trajtohet në mënyrë objektive dhe pa dallim

Rrustemi: Kurti 3 është çështje kohe, Abdixhiku i angazhuar që Kosova të mbetet pa qeveri

Presidenti konsensual, Rrustemi: Duhet garanci për votat e LDK-së

Kosova synon bashkëpunim më të thellë me shtetet e Paqësorit

Kosova synon bashkëpunim më të thellë me shtetet e Paqësorit

Djali i Netanyahut evakuohet urgjentisht nga SHBA pas kërcënimit

Djali i Netanyahut evakuohet urgjentisht nga SHBA pas kërcënimit

Prishtina në krizë nga mbeturinat, Rama: Situatë emergjente e vazhdueshme

Prishtina në krizë nga mbeturinat, Rama: Situatë emergjente e vazhdueshme

Ministri i Jashtëm i Sirisë mbërrin në Libi për rihapjen e ambasadës siriane

Ministri i Jashtëm i Sirisë mbërrin në Libi për rihapjen e ambasadës siriane

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën