TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Qytetarët e Kosovës votojnë mes pasigurive për stabilitetin politik

by TËVË 1
57 minuta ago
0
A A
Qytetarët e Kosovës votojnë mes pasigurive për stabilitetin politik

Sot, më 7 qershor 2026, qytetarët e Kosovës do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Ky proces vjen pas dështimit të zgjedhjes së presidentit, që çuan vendin në një tjetër garë zgjedhore, me partitë politike që synojnë të sigurojnë besimin e qytetarëve për qeverisjen e ardhshme.

Si u arrit deri te zgjedhjet?

Kriza politike dhe pamundësia për të siguruar stabilitet institucional çuan në shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme. Data 7 qershor u caktua pas konsultimeve ndërmjet përfaqësuesve të partive politike dhe institucioneve përgjegjëse për organizimin e procesit zgjedhor, konkretisht të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Njohës të çështjeve politike kanë shprehur dornë se as ky proces nuk do të sigurojë një stabilitet politik e institucional, duke thekësuar se vendi mund të përballet me zgjedhje të reja nëse nuk ka marrëveshje politike për presidentin, duke thellëuar krizën politike në vend.

Përgatitjet e institucioneve

KQZ ka zhvilluar të gjitha procedurat e nevojshme për organizimin e procesit, duke përfshirë certifikimin e subjekteve politike, listat e kandidatëve dhe përgatitjen e materialeve zgjedhore.

Numri i shtetasve të Kosovës me të drejtë vote në këtë proces zgjedhor është: 2,092,174 votues. Kjo listë përmban 15,884 votues më shumë se në zgjedhjet e parakohshme për Kuved të cilat u mbajtën më 28 dhjetor 2025.

Sipas të dhënave nga Lista Votuese, numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime, në Republikën e Kosovës është 1,959,962 votues, ndërkaq numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës është 132,212 votues, prej të cilëve, 100,970 janë regjistruar për të dërguar fletëvotimin në kutinë postare jashtë Kosovës, 3,518 për të dërguar fletëvotimin në kutinë postare në Kosovë dhe 27,724 për të votuar fizikisht në përfaqësi diplomatike.

Numri i votuesve të rinj që do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e parakohshme më 7 qershor, është: 22,685 votues.

Në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026, marrin pjesë 21 subjekte politike me 902 kandidatë për deputetë. Nga ky numër i përgjithshëm i kandidatëve, 593 janë burra dhe 309 gra.

Nga numri i përgjithshëm i subjekteve politike të certifikuara janë: 17 parti politike; 3 koalicione; dhe 1 kandidat i pavarur.

Për këto zgjedhje KQZ ka miratuar 949 qendra votimi në gjithë Kosovën, ndërsa sa i përket votimit me kusht do të ketë nga një qendër votimi në secilën komunë.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka hartuar planin operativ për garantimin e sigurisë para, gjatë dhe pas ditës së votimit. Angazhimi i saj synon të sigurojë një proces të qetë, të sigurt dhe demokratik në të gjithë territorin e vendit.

Për ruajtjen dhe integritetit e votës është angazhaur edhe Prokuroria e Kosovës përmes planit operativ.

Fushata zgjedhore

Fushata elektorale është karakterizuar nga premtime për zhvillim ekonomik, luftë kundër korrupsionit, forcim të shtetit ligjor, integrime euroatlantike dhe përmirësim të mirëqenies së qytetarëve. Partitë politike kanë intensifikuar takimet me qytetarët në të gjitha komunat e Kosovës, duke paraqitur programet dhe prioritetet e tyre qeverisëse.

Si do të zhvillohet votimi?

Qendrat e votimit do të hapen në orën 07:00 të  mëngjesit dhe qytetarët me të drejtë vote do të kenë mundësi të shprehin vullnetin e tyre demokratik për përfaqësuesit e ardhshëm në Kuvend deri në ora 19:00. Përveç votimit brenda Kosovës, është organizuar edhe procesi i votimit për diasporën, përmes postës dhe përfaqësive diplomatike.

Më 7 qershor, vendimi do të jetë në duart e qytetarëve, të cilët përmes votës së tyre do të përcaktojnë përbërjen e re të Kuvendit dhe rrugën politike që do të ndjekë Kosova në vitet e ardhshme./teve1.info/

Tags: 7 qershorTeve1Zgjedhjet ne Kosove
ShareTweet

Postime të ngjashme

Nga hapja e kutive deri te rezultatet, Tëvë1 në transmetim special

Nga hapja e kutive deri te rezultatet, Tëvë1 në transmetim special

Qytetarët e Mitrovicës gati për zgjedhje, gazetarja e Tëvë1 nga atje sjell detaje

Qytetarët e Mitrovicës gati për zgjedhje, gazetarja e Tëvë1 nga atje sjell detaje

Mbyllet fushata zgjedhore – Kryeqyteti i qetë një ditë para zgjedhjeve

Mbyllet fushata zgjedhore – Kryeqyteti i qetë një ditë para zgjedhjeve

Gazetarja e Tëvë1 sjell atmosferën e Prizrenit, një ditë para zgjedhjeve

Gazetarja e Tëvë1 sjell atmosferën e Prizrenit, një ditë para zgjedhjeve

Nga hapja e kutive deri te rezultatet, Tëvë1 në transmetim special

Nga hapja e kutive deri te rezultatet, Tëvë1 në transmetim special

Qytetarët e Kosovës votojnë mes pasigurive për stabilitetin politik

Qytetarët e Kosovës votojnë mes pasigurive për stabilitetin politik

Musk finalizon blerjen e platformës X për 33 miliardë dollarë

Elon Musk pranë historisë – drejt të bërit trilioneri i parë në botë

Emisioni “Këndi i Debati” 06.06.2026

Emisioni “Këndi i Debati” 06.06.2026

Qytetarët e Mitrovicës gati për zgjedhje, gazetarja e Tëvë1 nga atje sjell detaje

Qytetarët e Mitrovicës gati për zgjedhje, gazetarja e Tëvë1 nga atje sjell detaje

Mbyllet fushata zgjedhore – Kryeqyteti i qetë një ditë para zgjedhjeve

Mbyllet fushata zgjedhore – Kryeqyteti i qetë një ditë para zgjedhjeve

Gazetarja e Tëvë1 sjell atmosferën e Prizrenit, një ditë para zgjedhjeve

Gazetarja e Tëvë1 sjell atmosferën e Prizrenit, një ditë para zgjedhjeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën