TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kosova sot ia dorëzon Serbisë mbetjet e tre trupave të vrarë gjatë luftës

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Kosova sot ia dorëzon Serbisë mbetjet e tre trupave të vrarë gjatë luftës

Mbetjet e tre trupa të qytetarëve serbë të vrarë në luftën e fundit në Kosovë, pritet t’u dorëzohen autoriteteve të Serbisë, të martën, në pikën kufitare në Merdarë. Ata kanë qenë në mesin e 280 trupave të paidentifikuar në morgun e Prishtinës.

Ditor Haliti, drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore ka thënë për Radio Evropa e Lirë se mbetjet e trupave që do të dorëzohen sot, janë mbajtur në Institut që nga paslufta, por ka pasur probleme për identifikimin e tyre.

“Kanë qenë në Institut, sepse nuk kanë mundur të identifikohen gjatë kësaj kohe për arsye se familjarët nuk kanë dhënë mostra të gjakut që të mund të identifikohen. Vitin e kaluar janë dhënë mostrat e gjakut të familjarëve edhe janë dërguar mostra shtesë të ADN-së, të cilat na kanë dhënë rezultatet e atyre që janë të identifikuar”, ka thënë ai.

Për pranimin e këtyre trupave kanë njoftuar edhe autoritetet e Serbisë. Në një komunikatë të lëshuar nga Qeveria e Serbisë, bëhet e ditur se sot në Merdarë, autoritetet e tyre do të pranojnë mbetjet e dy personave, ndërsa për personin e tretë, mbetjet do t’i pranojë familja e tij. Sipas Qeverisë në Beograd , ata janë vrarë në Ferizaj, Prizren dhe Prishtinë në vitin 1999.

Haliti ka thënë se në Institut ka ende shumë mbetje mortore të paidentifikuara.

“I kemi 280 trupa (mbetje kockore) që nuk kanë përputhje me mostrat e gjakut, janë të dy komuniteteve, serbë dhe shqiptarë. Po punohet edhe në rrafshin e zhvarrimeve që janë bërë vitin e kaluar, por edhe rishikimin e mbetjeve mortore që janë”, ka thënë ai.

Haliti, po ashtu, ka bërë të ditur se institucionet e Kosovës, Policia e Kosovës, misioni i EULEX-it e Komisioni qeveritar për të pagjeturit, janë duke i vazhduar kërkimet për mbetje mortore, por nuk ka dhënë detaje të tjera.

Gjatë luftës së viteve 1998/’99 në Kosovë u vranë rreth 13.000 njerëz, 10.794 shqiptarë, 2.119 serbë, ndërsa të tjerët u përkasin etnive të tjera.

Nga rreth 6.000 njerëzit e zhdukur me forcë atëkohë, të pagjetur sot mbeten edhe më shumë se 1.600 persona. Shumë prej të zhdukurve u gjetën ndër vite nëpër varreza masive në Serbi.

Sipas Komisionit qeveritar të Kosovës për persona të pagjetur, gjatë vitit 2023 u gërmua në 15 lokacione brenda territorit të Kosovës, që ndërlidhen me procesin e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur, si dhe në një lokacion në Serbi.

“Të zhvarrosura janë mbetjet mortore të njëzet individëve – viktima të luftës, edhe pse numri i personave të zhvarrosur dhe identiteti i tyre do të përcaktohen pasi të përfundojnë të gjitha ekzaminimet mjekoligjore dhe identifikimi përmes analizës së ADN-së”, thuhet në raportin e Komisionit qeveritar të Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hamza: Sakrifica e minatorëve të Trepçës ishte frymëzim për rezistencë, liri dhe pavarësi

Hamza: Sakrifica e minatorëve të Trepçës ishte frymëzim për rezistencë, liri dhe pavarësi

Kuvendi i Kosovës miraton Projektbuxhetin 2026

Kuvendi i Kosovës miraton Projektbuxhetin 2026

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Aksident trafiku në rrugën Gjilan-Prishtinë, lëndohen tre persona

Kurti: Greva e vitit 1989 e minatorëve në Trepçë hapi epokën e shpërbërjes së Jugosllavisë

Kurti: Greva e vitit 1989 e minatorëve në Trepçë hapi epokën e shpërbërjes së Jugosllavisë

Neymar lë të kuptohet se mund të tërhiqet në fund të vitit 2026

Neymar lë të kuptohet se mund të tërhiqet në fund të vitit 2026

Lautaro Martinez mungon për rreth një muaj, rrezikon derbin me Milanin

Lautaro Martinez mungon për rreth një muaj, rrezikon derbin me Milanin

Hamza: Sakrifica e minatorëve të Trepçës ishte frymëzim për rezistencë, liri dhe pavarësi

Hamza: Sakrifica e minatorëve të Trepçës ishte frymëzim për rezistencë, liri dhe pavarësi

Kuvendi i Kosovës miraton Projektbuxhetin 2026

Kuvendi i Kosovës miraton Projektbuxhetin 2026

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Aksident trafiku në rrugën Gjilan-Prishtinë, lëndohen tre persona

Ballkani – Gjilani e Llapi – Malisheva, ndeshjet kryesore të çerekfinales në Kupën e Kosovës

Ballkani – Gjilani e Llapi – Malisheva, ndeshjet kryesore të çerekfinales në Kupën e Kosovës

Bashkimi largon dy të huajt, Cousins e Nzeakori pas dështimit në Kupë

Bashkimi largon dy të huajt, Cousins e Nzeakori pas dështimit në Kupë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën