TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Kosova s’ka nevojë për qeveri me pazare”, LDK-ja reagon pas ftesës së Kurtit

by TËVË 1
2 vjet ago
5
A A
LDK-ja kundërshton rritjen e çmimit të rrymës

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, për katër vjet i ka shërbyer përçarjes politike ndërshqiptare.

Kështu deklaroi nënkryetarja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, e cila reagoi pas ftesës që kryeministri në detyrë Albin Kurti, i drejtoi kreut të LDK-së Lumir Abdixhiku për konsultime para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook ajo ka shkruar se “ai që synon të përçajë shqiptarët, s’mund t’i bashkojë e unifikojë as në paqe e as në krizë”.

“Katër vite, kryeministri në detyrë i ka shërbyer përçarjes politike ndërshqiptare. VV-ja është rast tipik i një partie që ngritet vetëm mbi ndasi, e prandaj s’mbijeton dot pa gjetur fajtorë të jashtëm. Kurtit për 4 vite, nuk i konvenoi asnjë politikan opozitarë shqiptarë. E tani, kur iu mbyll dera nga forcat më të mëdha politike shqiptare, ai po mundohet ta fshehë izolimin e vet politik pas tymnajës së akuzave për ndikime të jashtme. Herë ja zëmë rrugën ne, herë KQZ, herë PZAP… e akoma më shpesh vet rendi kushtetues. Pasi ofendoi, shau e izoloi bashkëpunimin politik ndër-shqiptarë, krijoi pozicionin kur qeveria jetëshkurtër që ai synon u reduktua në biseda pazaresh. Kosova e pasluftës nuk mban mend diskurs të tillë përçarës. E kush synim politik ka t’i përçajë shqiptarët, nuk mund t’i bashkojë e unifikojë as në paqe, e as në krizë”, ka shkruar Kica-Xhelili.

Edhe deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Alban Zogaj, ka reaguar pas ftesës.

Zogaj ka akuzuar Kurtin për hipokrizi politike dhe e ka cilësuar ftesën e tij si një shfaqje dëshpërimi.

“Albin Kurti e ndërtoi të gjithë mandatin e tij të kaluar mbi gjuhë përçarëse, mbi sulmet ndaj opozitës dhe me arrogancë të tejskajshme politike. Sot ai e ka sjellë veten dhe qeverisjen e ardhshme në pozitën më të dobët të mundshme, ku varet nga kushdo që është i gatshëm të bëj pazar me të”, tha Zogaj, duke sugjeruar se Kurti tashmë po kërkon mbështetje të fragmentuar për të siguruar një shumicë parlamentare.

Ai theksoi se Kosova ka nevojë për një qeveri që bashkon dhe qeveris me dinjitet, jo për një qeveri që mbijetojnë nëpërmjet marrëveshjeve të fshehta politike.

“Kosova NUK ka nevojë për qeveri që mbahet në këmbë me pazare, por për lidership që bashkon, dëgjon dhe qeveris me dinjitet”, përfundoi Zogaj.

Tentativat e Kurtit për të bërë qeveri, a do ta pranojë LDK-ja ftesën për takim?

Tags: Alban Zogajalbin kurtiLDKTeve1
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Ambasada Gjermane në Kosovë shënon 37-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit

Ambasada Gjermane në Kosovë shënon 37-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit

Policia e Kosovës shqiptoi 1 mijë e 836 tiketa trafiku gjatë 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës shqiptoi 1 mijë e 836 tiketa trafiku gjatë 24 orëve të fundit

Arrestohen dy persona në Pejë, fyen një grua dhe zyrtarët policorë

Arrestohen dy persona në Pejë, fyen një grua dhe zyrtarët policorë

Bordi i ShSKUK-së kërkon përmirësimin e shërbimeve dhe llogaridhënies

U gjet pa ndjenja në një rrugë të Prishtinës, burri ndërron jetë në QKUK

Arrestohen tre persona të kërkuar në Podujevë, dërgohen në vuajtje të dënimit

Arrestohet një person në Obiliq, dyshohet se kanosi një grua me mjet të mprehtë

Një person në Rahovec sulmon zyrtarët policorë

Policia e Kosovës raporton se një person është gjetur pa shenja jete në Vushtrri

​Çmimet e naftës në botë bien ndjeshëm, u nxitën nga shpresat për zgjidhje diplomatike të luftës SHBA-Iran

​Çmimet e naftës në botë bien ndjeshëm, u nxitën nga shpresat për zgjidhje diplomatike të luftës SHBA-Iran

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën