TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kosova rrezikon të preket nga fruthi

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Vaksina për mbrojtje nga kanceri në mitër, së shpejti në Kosovë

Rreth 87 për qind e fëmijëve në Kosovë janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës kundër sëmundjes së fruthit dhe rreth 95 për qind me dozën e dytë, gjë që e rrit rrezikun e përhapjes së kësaj sëmundje, ka thënë shefja e vaksinimit në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, Fetije Fetaj.

Megjithatë, sipas saj, aktualisht nuk ka asnjë rast të raportuar me këtë sëmundje në Kosovë, mirëpo tashmë raste aktive ka në rajon dhe Evropë.

Ajo thotë se përkundër që Kosova ka një shkallë relativisht të mirë të vaksinimit kundër fruthit, por që kjo shkallë duhet të jetë mbi 95% me të dy dozat.

“Duke marrë parasysh që fruthi është një sëmundje që përhapet shumë lehtë, shumë shpejt dhe lëvizjet e shumta të popullatës… nuk themi se nuk jemi të rrezikuar dhe presim në çdo moment mund të ketë raste, puna jonë është që rastet me qenë sporadike, të kufizuara dhe mos me pas raste shumë. Vaksinimi në Kosovë me dozën e parë është 87% këtë vit dhe dozën e dytë në moshën 6 vjeç që jepet në shkolla është 94%, përqindja e vaksinimit është relativisht mirë, por një gjë duhet pas parasysh që për të qenë rehat, vendi ynë duke e parë natyrën e sëmundjes së fruthit, vaksinimit duhet të jetë mbi 95%, që të jemi të relaksuar dhe të mos ta kemi frikën se mund të kemi rritje të rasteve”, theksoi ajo.

Sipas saj, në Kosovë që nga janari i vitit 2019 nuk ka pas më asnjë rast të prekur me fruth, derisa shton se tani ka nisur një aksion për identifikimin e fëmijëve dhe vaksinimin e atyre që nuk janë të vaksinuar.

“Në vitin 2017-2018 kemi pas raste të fruthit diku kanë qenë 745 raste të konfirmuara me fruth, nga janari i vitit 2019 nuk është regjistruar asnjë rast i fruthit edhe sot e kësaj dite ne nuk kemi raste të konfirmuara as të dyshimta me fruth, por si vend e kemi parë që jemi të rrezikuar dhe kemi filluar me i marrë hapat, janë njoftuar të gjitha Komunat, kujdesi parësor, përgjegjësitë e vaksinimit që duhet t’i identifikojnë fëmijët që nuk janë të vaksinuar përmes telefonatave e thirrjeve të ndryshme, dhe vizitat shtëpi në shtëpi”, u shpreh Fetaj.

Doktoresha Fetaj ka njoftuar se Kosova ka stabilitet të qëndrueshëm në furnizimin me vaksinën kundër fruthi dhe është e qasshme për të gjithë fëmijët.

Ajo thotë se vaksina kundër kësaj sëmundjeje të fëmijëve është shumë efektive, prandaj bën thirrje te të gjithë prindërit që sa më shpejt t’i imunizojnë fëmijët me këto vaksina.

Doza e parë e kësaj vaksine jepet pas 12 muajve të jetës, ndërsa ajo e dyta në moshën 6 vjeçare.

Por, me këtë vaksinë mund të vaksinohen edhe fëmijët e tjerë pavarësisht moshës.

Sipas shefes së imunizimit në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, edhe Kosova për shkak të COVID-19, ka një rënie prej 5 deri në 10% të vaksinimit me vaksinat e tjera.

Ajo thotë se në këtë rënie kanë ndikuar frika e prindërve për t’i dërguar fëmijët në qendrat e vaksinimit për t’u imunizuar./KP/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kryesuesja e OSBE-së: Kuvendi të konstituohet sipas Kushtetutës

Kryesuesja e OSBE-së: Kuvendi të konstituohet sipas Kushtetutës

Komandanti i FSK-së takon ekipin amerikan të ISG-së në kuadër të ushtrimit logjistik TTX

Komandanti i FSK-së takon ekipin amerikan të ISG-së në kuadër të ushtrimit logjistik TTX

Rubin për akuzuat e Martyt: Përfunduan në hiç

Rubin për akuzuat e Martyt: Përfunduan në hiç

​Prezantohet skema e re e granteve për energji të pastër, kjo është shuma financiare

​Prezantohet skema e re e granteve për energji të pastër, kjo është shuma financiare

Gjobë dhe vërejtje e fundit për Vushtrrinë

Gjobë dhe vërejtje e fundit për Vushtrrinë

Kryesuesja e OSBE-së: Kuvendi të konstituohet sipas Kushtetutës

Kryesuesja e OSBE-së: Kuvendi të konstituohet sipas Kushtetutës

Gjermania dënon ofensivën e re izraelite në Gaza

Gjermania dënon ofensivën e re izraelite në Gaza

Komandanti i FSK-së takon ekipin amerikan të ISG-së në kuadër të ushtrimit logjistik TTX

Komandanti i FSK-së takon ekipin amerikan të ISG-së në kuadër të ushtrimit logjistik TTX

Rubin për akuzuat e Martyt: Përfunduan në hiç

Rubin për akuzuat e Martyt: Përfunduan në hiç

Lautaro Martinez nuk pritet të jetë titullar ndaj Ajax

Lautaro Martinez nuk pritet të jetë titullar ndaj Ajax

​Prezantohet skema e re e granteve për energji të pastër, kjo është shuma financiare

​Prezantohet skema e re e granteve për energji të pastër, kjo është shuma financiare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën