TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Kosova pret Evropianin U-21 në Taekwondo: 38 shtete vijnë në Prishtinë, mes tyre edhe Rusia

by Tëvë1
1 muaj ago
1
A A
​Kosova pret Evropianin U-21 në Taekwondo: 38 shtete vijnë në Prishtinë, mes tyre edhe Rusia

Kampionati Evropian U-21 në Taekwondo po afrohet dhe Kosova po përgatitet të presë një ngjarje të nivelit më të lartë sportiv në Prishtinë.

Drejtuesit e Federatës së Taekwondos, duke folur për KosovaPress, tregojnë për përmasat e këtij eventi, pritjet sportive dhe rëndësinë e madhe diplomatike, pasi në këtë kampionat marrin pjesë edhe shtete që ende nuk e njohin Kosovën, përfshirë edhe Rusinë.

Kryetari i Federatës së Taekwondos, Arsim Agushi shpjegon organizimin dhe përmasën e garës, duke theksuar pjesëmarrjen e madhe.

“Sa i përket Kampionatit Evropian U-21, i cili do të mbahet prej datës 11-14 dhjetor në Prishtinë, te Palestra “1 Tetori”, ne si federatë jemi të organizuar deri tani. Pritet pjesëmarrja e mbi 700 pjesëmarrësve me 509 atletë, duke përfshirë delegacionet dhe ekipet referuese… Për këtë event kemi caktuar Palestrën “1 Tetori”, e cila i plotëson kushtet”, tha Agushi.

Ai tha se pritjet sportive dhe synimet e Kosovës si nikoqir, duke nënvizuar se sportistët vendas janë të motivuar për medalje.

“Ne si nikoqirë e kemi edhe ekipin, sportistët tonë të cilët pretendojnë për medalje. Qëllimi ynë është ajo. E kemi një përparësi që jemi nikoqirë dhe jemi vendas. Ajo është një plus për ne, por ne e kemi një medalje evropiane të vendit të dytë Kampionatin Evropian U-21, e Bleron Ademit, i cili faktikisht ka ndikuar. Edhe të gjithë sportistët tjerë me rezultatet e tyre kanë treguar në arenat ndërkombëtare deri më tani përfaqësimin e tyre dhe rezultatet e tyre, se kemi një ekip premtues”, deklaroi Agushi.

Agushi ndalet te pjesëmarrja e 38 shteteve, mes tyre edhe vende që nuk e njohin zyrtarisht Kosovën, si Rusia, duke e vlerësuar këtë si fitore të diplomacisë sportive.

“Qëllimi ynë ka qenë gjithmonë që ta kemi një event kaq të madh. Edhe ne nuk e kemi pritur ndoshta që disa shtete do të marrin pjesë, por gjithmonë edhe në kontakt me Federatën Evropiane, kemi pasur kontakte ku ka ardhur dhe një delegacion i Federatës Evropiane në muajin e gusht, ka inspektuar shtetin tonë dhe kushtet tona. Edhe ata kanë ndikuar që të tregojnë se Kosova vërtet ia vlen dhe duhet të marrin pjesë. Në këtë event janë paraqitur 38 shtete, të cilët duke i përfshirë shtete të cilët nuk na kanë njohur, duke u nisur prej Rusisë, Spanjës, Ukrainës, Greqisë, Rumanisë, Qipros, Sllovakisë…Për ne pjesëmarrja e shtetit të Rusisë, domethënë, sportistëve të Rusisë, ndikon pak në diplomacinë tonë, ku tregojmë se ne si shtet jemi të hapur për të gjithë. Kosova është shtet, Kosova i mirëpret të gjithë, por qëllimi ynë është që edhe të gjithë ata të cilët vijnë këtu të lënë një imazh të mirë, të tregojmë që vërtet Kosova nuk është ashtu si propagandohet”, bëri të ditur Agushi.

Ai ndalet edhe te siguria e atletëve, duke siguruar se bashkëpunimi me institucionet e rendit është i plotë dhe se Kosova ka treguar vazhdimisht se është vend mikpritës dhe i sigurt për sportistët ndërkombëtarë.

“Unë besoj dhe shpresoj që në Kosovë çdokush që ka ardhur deri tani nuk ka pasur asnjë problem. Kosova një shtet i lirë, shtet demokratik në të cilin deri tani kanë ardhur gjithë bota në vizitë pavarësisht, nuk është hera e parë që vijnë sportistët luajnë në shtetin tonë, por deri më tani nuk kam dëgjuar që ka pasur ndonjë aksident ose problem. Çështja e sigurisë, ne jemi në bashkëpunim me institucionet tona të sigurisë, si policia. Besoj që si popull dhe shoqëri faktikisht kemi treguar edhe në të kaluarën dhe besoj që jemi shoqëri e hapur dhe e mirëpresim secilin,” theksoi Agushi.

Ndërsa, sekretari i Federatës, Muhamed Gashi, vë theksin te standardet dhe infrastruktura, duke e konsideruar këtë kampionat dëshmi se Kosova mund të organizojë ngjarje të mëdha ndërkombëtare:

“Gjithmonë ka nevojë për përmirësime, por nuk është e thënë që kemi mungesë të infrastrukturës që na penalizon për aktivitete të tilla. Ky kampionat e dëshmon më së miri, ku ne po i përmbushim të gjitha standardet e nevojshme për ta mbajtur një eveniment të tillë. Edhe ekspertët që kanë ardhur nga Federata Evropiane e kanë parë që i plotësojmë të gjitha standardet për ta mbajtur një kampionat të tillë”, tha Gashi.

Në këtë kampionat, pritet të marrin pjesë mbi 500 atletë që së bashku me stafin përcjellë, do ta çojnë numrin e vizitorëve në mbi 700./kp

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Basketboll, përfundon afati kalimtar te meshkujt

Basketboll, përfundon afati kalimtar te meshkujt

Zgjedhjet për president të FSHF-së do të mbahen më 16 shkurt, Duka i vetmi kandidat

Zgjedhjet për president të FSHF-së do të mbahen më 16 shkurt, Duka i vetmi kandidat

Gazetari italian zbulon situatën e Edon Zhegrovës te Juventusi

Gazetari italian zbulon situatën e Edon Zhegrovës te Juventusi

Modric nuk joshet nga Arabia Saudite, i fokusuar te Milani

Rinovim apo lamtumirë? Modric do të marrë vendimin pas Botërorit

Pas SHBA-së, edhe Britania tërheq një pjesë të personelit nga baza ajrore në Katar

Pas SHBA-së, edhe Britania tërheq një pjesë të personelit nga baza ajrore në Katar

Qeveria merr vendim për pranimin e 50 emigrantëve nga ShBA

SHBA-ja pezullon shqyrtimin e vizave për 75 vende, përfshirë edhe Kosovën

Koci thotë se do të ketë dorëheqje tjera nga LDK, për Imerin kjo parti nuk është në rrugë të duhur

Koci thotë se do të ketë dorëheqje tjera nga LDK, për Imerin kjo parti nuk është në rrugë të duhur

Basketboll, përfundon afati kalimtar te meshkujt

Basketboll, përfundon afati kalimtar te meshkujt

Rijadi siguron Teheranin: Nuk do të lejojmë përdorimin e hapësirës sonë ajrore për sulme

Rijadi siguron Teheranin: Nuk do të lejojmë përdorimin e hapësirës sonë ajrore për sulme

Analistët vlerësojnë se dorëheqja e Abdixhikut nuk do të pranohet

Analistët vlerësojnë se dorëheqja e Abdixhikut nuk do të pranohet

SHBA-ja njofton nisjen e fazës së dytë të planit të paqes për Gazën

SHBA-ja njofton nisjen e fazës së dytë të planit të paqes për Gazën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën