TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​“Kosova po pret, mërgata po pret”: “Liria ka Emër” paralajmëron tubim masiv në Hagë

by Tëvë1
2 muaj ago
3
A A
​“Kosova po pret, mërgata po pret”: “Liria ka Emër” paralajmëron tubim masiv në Hagë

Platforma “Liria ka Emër” ka paralajmëruar organizimin e një tubimi paqësor në Hagë, në mbështetje të ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag dhe në ditën e shpalljes së aktgjykimit në rastin ndaj tyre pra me 15 dhe 16 shtator.

Në konferencën për media, përfaqësuesit e platformës thanë se tubimi synon të bashkojë shqiptarët nga Kosova dhe mërgata dhe të përcjellë mesazh solidariteti, dinjiteti dhe respekti.

Ismail Tasholli nga Platforma “Liria ka Emër” tha se kërkesa për organizimin e tubimit do të dorëzohet pranë autoriteteve kompetente në Hagë, ndërsa grumbullimi, sipas planifikimit, do të nisë më 15 shtator në orën 22:00 dhe do të vazhdojë deri më 16 shtator në orën 10:00.

“Me këtë rast u bëjmë thirrje të gjithë vëllezërve dhe motrave tona në diasporë, që aty ku kanë mundësi të nisen një ditë më herët dhe t’i bashkohen në mënyrë të organizuar tubimit në lokacionin që do të caktohet nga autoritetet e Hagës. Përfaqësuesit e mërgatës shqiptare, të cilët do të jenë pjesë e organizimit së bashku me ne, do të kujdesen që tubimi të zhvillohet në mënyrë paqësore dhe dinjitoze, të respektojë të gjitha udhëzimet e autoriteteve të qytetit dhe policisë së Hagës, të mos përmbajë asnjë thirrje për dhunë, urrejtje apo diskriminim, të respektojë çdo kufizim apo masë sigurie të përcaktuar nga autoritetet kompetente, të ketë persona përgjegjës për ruajtjen e rendit dhe koordinimin me policinë e Hagës. Dëshirojmë ta theksojmë qartë, ky do të jetë një tubim paqësor, dinjitoz dhe i organizuar në respekt të plotë të ligjeve dhe autoriteteve të vendit pritës”, tha Tasholli.

Ndërkaq, Eliza Hoxha nga Platforma “Liria ka Emër” tha se disa komuna tashmë i janë bashkuar nismës për vendosjen e orëve të numërimit mbrapsht deri në shpalljen e aktgjykimit. Ajo përmendi Prishtinën, Skenderajn, Vitinë, Vushtrrinë dhe Prizrenin, ndërsa bëri thirrje që edhe komunat e tjera t’i bashkohen kësaj nisme.

“U bëjmë thirrje edhe komunave të tjera të Kosovës që t’i bashkohen kësaj nisme, duke vendosur ekranet për numërimin mbrapa dhe duke stolisur hapësirat publike të qyteteve me flamuj dhe simbolet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Njëkohësisht, u jemi drejtuar komunave të Kosovës dhe drejtorive komunale të arsimit me kërkesën që java e parë e shtatorit t’i kushtohet UÇK-së në shkollat e Kosovës. Kemi kërkuar që në kuadër të aktiviteteve edukative, gjithmonë në përputhje me kompetencat e institucioneve arsimore, në nivelin e ulët, nxënësve t’u flitet për historinë, sakrificën dhe rolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në luftën për liri. Ne besojmë se brezat e rinj duhet ta njohin historinë e vendit të tyre, sakrificën për liri dhe vlerat mbi të cilat është ndërtuar shteti i Kosovës”, tha Hoxha.

“Liria ka Emër” paralajmëroi se në ditët në vijim do të vazhdojë aktivitetet në komunat e Kosovës dhe në diasporë, si dhe përgatitjet për tubimin në Hagë. Për datat dhe lokacionet konkrete, platforma tha se mediat do të njoftohen me kohë.

Tags: Hagëish-kreret e UÇK-sëKosovaLiria ka emërTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Tre muaj aftësim për policët, ekspertët thonë se është e pamjaftueshme

Musliu: Ceremonia e diplomimit të policëve të rinj është shtyrë në mungesë të uniformave

Haziri: LDK duhet t’i kthehet shtëpisë së saj, s’mundemi me dëmtua në emër të demokracisë së brendshme

Haziri: LDK duhet t’i kthehet shtëpisë së saj, s’mundemi me dëmtua në emër të demokracisë së brendshme

2052 raste të dhunë në familje brenda nëntë muajve

Shkon në 1.92 çmimi i litrit të naftës – kur pritet të bien çmimet e derivateve

Tre muaj aftësim për policët, ekspertët thonë se është e pamjaftueshme

Musliu: Ceremonia e diplomimit të policëve të rinj është shtyrë në mungesë të uniformave

Haziri: LDK duhet t’i kthehet shtëpisë së saj, s’mundemi me dëmtua në emër të demokracisë së brendshme

Haziri: LDK duhet t’i kthehet shtëpisë së saj, s’mundemi me dëmtua në emër të demokracisë së brendshme

“Këndi i Debatit” 29.10.2026

“Këndi i Debatit” 29.10.2026

2052 raste të dhunë në familje brenda nëntë muajve

Shkon në 1.92 çmimi i litrit të naftës – kur pritet të bien çmimet e derivateve

Vrasja e Arlinda Zekajt “çon” në këmbë Kosovën

Vrasja e Arlinda Zekajt “çon” në këmbë Kosovën

Haradinaj: Republika e Turqisë ka qenë mbështetëse e fuqishme e Kosovës në të gjitha proceset

Haradinaj: Republika e Turqisë ka qenë mbështetëse e fuqishme e Kosovës në të gjitha proceset

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën