TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kosova përfiton grant prej 5 milionë eurosh nga Gjermania për modernizimin e rrjetit të transmisionit

by Tëvë1
1 muaj ago
1
A A
Kosova përfiton grant prej 5 milionë eurosh nga Gjermania për modernizimin e rrjetit të transmisionit

Ministria e Financave ka nënshkruar një marrëveshje granti në vlerë prej 5 milionë euro me Bankën Gjermane për Zhvillim (KfW), për financimin shtesë të projektit “Zhvillimi i sektorit të energjisë – Faza VII: Përmirësimi i Rrjetit të Transmetimit”.

Sipas Ministrisë së Financave, projekti do të zbatohet nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT) dhe synon zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës së transmisionit të energjisë elektrike në vend.

Ky financim do të mbështesë investimet për modernizimin e rrjetit të transmetimit, rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së furnizimit me energji elektrike, si dhe avancimin e integrimit të tregut energjetik.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, vlerësoi bashkëpunimin me KOSTT-in dhe theksoi se financimi shtesë i siguruar nga Qeveria Gjermane përmes KfW-së do të ndihmojë në realizimin e investimeve prioritare dhe në forcimin e qëndrueshmërisë së sistemit energjetik të Kosovës.

Nga ana tjetër, drejtori i KfW-së për Kosovë, Moritz Remé, riafirmoi gatishmërinë e institucionit që përfaqëson për të vazhduar mbështetjen ndaj Kosovës në modernizimin e sektorit të energjisë.

Edhe kryeshefi ekzekutiv i KOSTT-it, Trim Tërnava, bëri të ditur se projektet janë duke u realizuar sipas planifikimit, ndërsa financimi i ri do të krijojë mundësi për zhvillimin e mëtejshëm të rrjetit të transmetimit dhe forcimin e sigurisë së sistemit elektroenergjetik.

Marrëveshja është pjesë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë për zhvillimin e sektorit të energjisë dhe përmirësimin e infrastrukturës energjetike në vend.

Tags: ministria e financavetakimeTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Vonesat në zëvendësime, nxënësit e një klase në shkollën “Pavarësia” mbesin jashtë bankave shkollore

Vonesat në zëvendësime, nxënësit e një klase në shkollën “Pavarësia” mbesin jashtë bankave shkollore

Nesër s’ka kufizim për kamionët mbi 20 tonë në autoudhë

Nesër nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për kamionët me peshë mbi 20 tonë

“Punëtori frikësohet të shkojë në punë”- aksion i Institutit për Aksion Afirmativ

“Punëtori frikësohet të shkojë në punë”- aksion i Institutit për Aksion Afirmativ

6 deputetë të LDK-së nuk e votojnë Sejdiun, Kurti: Marrëveshja mbetet valide

Zhegrova mund të mbetet te Juventusi

Zhegrova mbetet jashtë listës së UEFA-së, nuk është në planet e Juventusit

Sindikata e Policisë së Kosovës uron Kurban Bajramin

Arrestohet 42-vjeçari në Ferizaj, në shtëpinë e tij gjenden armë dhe municion

Naftëtarët paralajmërojnë rritjen e çmimeve të naftës edhe në Kosovë

Naftëtarët paralajmërojnë rritjen e çmimeve të naftës edhe në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën