TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kosova për herë të parë në Olimpiadën e Inteligjencës Artificiale

by Teve1
4 muaj ago
1
A A
Kosova për herë të parë në Olimpiadën e Inteligjencës Artificiale

Republika e Kosovës do të marrë pjesë për herë të parë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Inteligjencës Artificiale (IOAI), e cila këtë vit do të mbahet në Astana të Kazakistanit nga 2 deri më 8 gusht 2026.

Në këtë olimpiadë që mbahet nën patronatin e UNESCO-s do të marrin pjesë mbi 105 shtete, kanë njoftuar organizatorët e IOAI.

Ekipi i Kosovës i prezantuar në faqen zyrtare të IOAI përbëhet nga katër nxënës: Vesa Greiçevci, Parid Haxholli, Enesa Kiçmari dhe Entela Mirena, të cilët udhëhiqen nga profesori Fiton Hoxha.

Pjesëmarrja e Kosovës merr një rëndësi të veçantë edhe për shkak se Kazakistani ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, dhe po ashtu Kosova ende nuk është anëtare e UNESCO-s. Megjithatë, në materialet dhe publikimet zyrtare të IOAI, Kosova është paraqitur plotësisht e barabartë me emrin, flamurin dhe ekipin e saj, përkrah vendeve dhe ekipeve të tjera pjesëmarrëse.

Përveç garave, nxënësit do të marrin pjesë në aktivitete edukative, ligjërata, vizita në qendra të teknologjisë dhe takime me pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës.

Në mesin e sponsorëve zyrtarë ndërkombëtarë të IOAI janë kompani globale të teknologjisë si Google, Jane Street, IMC, Huawei, Galbot, DeepInfra, e të tjera.

Kazakistani ka ndërmarrë përgatitje të mëdha për organizimin e olimpiadës duke e shpallur vitin 2026 si Vit të Digjitalizimit dhe Inteligjencës Artificiale. Olimpiada në këtë shtet mbikëqyret nga Zyra presidentit të vendit.

Pjesëmarrja në këtë olimpiadë përbën një mundësi të rëndësishme për nxënësit kosovarë të përfaqësojnë Kosovën në një nga ngjarjet më të mëdha ndërkombëtare për talentët e rinj në teknologji.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Theret me thikë një person në Podujevë, Policia e arreston një të dyshuar

Shtetasi i huaj plagoset me thikë në Malishevë, arrestohet një person

Rama prezanton “Pasqyrën e Dialogut” dhe një hapësirë të re komunikimi me ndjekësit

Rama prezanton “Pasqyrën e Dialogut” dhe një hapësirë të re komunikimi me ndjekësit

Fluksi i pacientëve rrit nevojën për staf, Prishtinës i duhen edhe 100 punëtorë shëndetësorë

Fluksi i pacientëve rrit nevojën për staf, Prishtinës i duhen edhe 100 punëtorë shëndetësorë

Një foshnjë dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Pejës, trupi dërgohet në IML për obduksion

Trepça e fiton derbin e vjetër të basketbollit ndaj Prishtinës

Sonte na presin superpërballje në basketbollin e Kosovës

Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy përballje interesante

Drita synon pikët e plota në Skenderaj, Prishtina luan në udhëtim ndaj Vushtrrisë

Nëntë të vrarë dhe 15 të plagosur, bilanci i sulmit tronditës në Krakovë

Nëntë të vrarë dhe 15 të plagosur, bilanci i sulmit tronditës në Krakovë

Rama prezanton “Pasqyrën e Dialogut” dhe një hapësirë të re komunikimi me ndjekësit

Rama prezanton “Pasqyrën e Dialogut” dhe një hapësirë të re komunikimi me ndjekësit

Fluksi i pacientëve rrit nevojën për staf, Prishtinës i duhen edhe 100 punëtorë shëndetësorë

Fluksi i pacientëve rrit nevojën për staf, Prishtinës i duhen edhe 100 punëtorë shëndetësorë

25 arrestime dhe 1 mijë e 844 gjoba trafiku brenda 24 orëve nga Policia

25 arrestime dhe 1 mijë e 844 gjoba trafiku brenda 24 orëve nga Policia

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën