TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Kosova pa institucion të veçantë për trajtimin e rasteve të dhunës seksuale

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
​Kosova pa institucion të veçantë për trajtimin e rasteve të dhunës seksuale

Kosova nuk ka institucion të veçantë për trajtimin e rasteve të dhunës seksuale. Viktimat marrin shërbime të përkohshme, por pa trajtim adekuat. Njohës të shërbimeve sociale thonë se të miturat mund të kalojnë edhe në prostitucion meqë nuk arrijnë të rehabilitohen e as riintegrohen. Ndërkaq, ministrja e Drejtësisë zotohet se brenda vitit do të themelohet qendra e parë për trajtimin e këtyre rasteve.

Vetëm gjatë vitit të kaluar janë dhunuar seksualisht 90 persona, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

“Gjatë vitit 2023 janë ngacmuar seksualisht 76 persona. Ka pasur tentativë për dhunim ndaj shtatë personave, të kryera 90 raste. Janë sulmuar seksualisht 65 persona, ndërkaq ka qenë një rast i tentativës”, thuhet në përgjigjen së Policisë së Kosovës.

Vebi Mujku, i cili udhëheq Institutin për Zhvillimin e Politikave Sociale thotë se shteti ende nuk e ka kuptuar rëndësinë e trajtimit të këtyre rasteve.

“Qasja ndaj viktimave të dhunës seksuale, me theks të veçantë, ende nuk është kuptuar mirë nga institucionet përgjegjëse të shtetit. Sepse, shumë herë përzihen me viktimat e trafikimit, viktimat e dhunës në familje dhe në forma të tjera të dhunës. Mirëpo, dhuna seksuale, me theks të veçantë dhunimi seksual tek të miturat është një dukuri jashtëzakonisht shqetësuese në shoqërinë tonë sepse kemi devijim social në shoqëri, sidomos viteve të fundit ku kemi një numër të madh të rasteve, nuk është kuptuar ende”, deklaron Mujku.

Njohësi i politikave sociale dhe shërbimeve sociale shton se Kosova ka nevojë për themelimin e qendrës për trajtimin e rasteve të dhunës seksuale.

“Kosova ka nevojë që ta ketë një qendër, e cila qendër do të trajtojë në mënyrë të specializuar. Aktualisht as institucioni si Qendër për Punë Sociale, as strehimoret aktuale nuk janë të përgatitura që të trajtojnë këto raste në shtigje afatgjate. Kryesisht ofrohen disa shërbime disa ditore ose javore, mirëpo rehabilitimi i këtyre rasteve kërkon një kohë shumë më të gjatë dhe një përkushtim profesional shumë të gjatë. Pse e themi këtë? Pikërisht për shkak të faktit që në shumicën e rasteve viktimat e dhunës seksuale, me theks të veçantë të miturat mund të kalojnë edhe në prostitucion në mungesë të trajtimit adekuat”, shton ai.

Qendra për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) për më shumë se dy dekada trajton rastet e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Po ashtu, ofrojnë shërbime direkte për fëmijët e atakuar nga ngacmimet apo dhuna seksuale. Feride Rushiti, e cila udhëheq këtë qendër thotë se viktimat e dhunës seksuale po kalojnë nga një derë në tjetrën.

“Është shumë e rëndësishme me qenë një institucion i tillë ku i përmban gjitha profilet e mundshme të shërbimeve, për faktin që kur ndonjë një krim i tillë sidomos kur flasim për mosha të tilla, për vajza të reja, ne kemi moshë shtatë vjeçe, nëntë vjeçe, 11 vjet, 16 vjet e raste të tjera, familjarët e kanë të vështirë për të ditur ku të referohen edhe ku të kërkojnë ndihmë. Duke e pasur një qendër referente, vetëm për viktimat e dhunës seksuale në rrethana aktuale, natyrisht e dinë edhe institucionet përcjellëse, qoftë policia, qoftë Qendra për Punë Sociale, qoftë mbrojtësit e viktimave, por edhe familjarët ku ta dërgojnë rastin, ekzaminimet e nevojshme, ekzaminimet forenzike dhe referimi për institucionet e tjera. Derisa në këto rrethana qysh mund të ndodhë që rasti kalon prej një dere në derën tjetër”, shprehet Rushiti./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

AKK shpreson që komunat veriore do t’i kthehen

​“Nuk do të heq dorë, do ta çajmë rrethimin” – Limaj kërkon votën në Prishtinë

​“Nuk do të heq dorë, do ta çajmë rrethimin” – Limaj kërkon votën në Prishtinë

Abdixhiku premton mësim tërëdior në nivel vendi e 80 çerdhe të reja

Abdixhiku premton mësim tërëdior në nivel vendi e 80 çerdhe të reja

Kurti: Partitë e tjera po bëjnë premtime ekonomike pa mbulesë

Kurti: Partitë e tjera po bëjnë premtime ekonomike pa mbulesë

Drilon Hajrizi ndahet me Trepçën

Trepça mposht sërish Borën, mbanë kreun

KB Bashkimi gati për sfidën historike

Bashkimi kthehet te fitorja, mposht Yllin në Suharekë

AKK shpreson që komunat veriore do t’i kthehen

Vdekja e mistershme e përfaqësuesit të Serbisë për tregti me armë në Rusi

Vdekja e mistershme e përfaqësuesit të Serbisë për tregti me armë në Rusi

Gjyqtarë finlandezë për ndeshjen e Dritës në Irlandë

Drita publikon formacionin ndaj Rayos

​“Nuk do të heq dorë, do ta çajmë rrethimin” – Limaj kërkon votën në Prishtinë

​“Nuk do të heq dorë, do ta çajmë rrethimin” – Limaj kërkon votën në Prishtinë

Abdixhiku premton mësim tërëdior në nivel vendi e 80 çerdhe të reja

Abdixhiku premton mësim tërëdior në nivel vendi e 80 çerdhe të reja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën