TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kosova nuk do të marrë veprime të menjëhershme për targat

by Besarta Mehmeti
3 vjet ago
0
A A
Qeveria thotë se kryeministri Kurti do të vizitojë ShBA-në gjatë majit

Kryenegaciatorët në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, dështuan të arrijnë një marrëveshje të përhershme për targat, më 21 prill, në Bruksel.

Po këtë ditë ka skaduar afati i marrëveshjes së përkohshme për targat, e cila nga Kosova dhe Serbia u arrit më 30 shtator të vitit të kaluar dhe parashihte që automjetet e dy vendeve përkatëse, t’i mbulonin me letër ngjitëse të bardhë simbolet shtetërore në targa, gjatë qarkullimit në territorin e njëra-tjetrës.

“Kornizat për gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme, e të cilat i kishte pranuar pala serbe në marrëveshjen e 30 shtatorit të vitit të kaluar, kanë qenë të qarta – që brenda 6 muajve të ofrohet një zgjidhje bazuar në praktikat dhe standardet evropiane që është e pranueshme nga dy palët. Nga të gjitha opsionet e propozuara nga grupet punuese, Serbia nuk ka pranuar asnjërën. Në vend të kësaj ata kanë kërkuar edhe disa muaj shtesë për negocim”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë së Kosovës për Radion Evropa e Lirë, në të cilën ësht shtuar se “kjo është dëshmi e fortë se ata (pala serbe) nuk duan marrëveshje”.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Çështje të Jashtme dhe Sigurisë, Peter Stano, ka thënë senë mungesë të marrëveshjes për një zgjidhje afatgjate, do të vazhdojë të vlejë regjimi i letrave ngjitëse.

Radio Evropa e Lirë ka pyetur Qeverinë e Kosovës se për sa kohë mund të zgjasë regjimi i letrave ngjitëse.

Në këtë kontekst, Qeveria e Kosovës ka theksuar se do ta trajtojë “lirinë e lëvizjes, sikurse e bën edhe pala serbe”.

“Nuk do marrim veprime të menjëhershme. Veprimet tona do të jenë të përgatitura mirë dhe të koordinuara, si dhe në shërbim të vendosjes së rendin dhe ligjit”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë së Kosovës.

Në BE vazhdojnë të kërkojnë nga palët që të tregojnë përmbajtje, në mënyrë që të mos shihet përsëritja e tensioneve që kishin ndodhur në shtator të vitit të shkuar, kur Kosova kishte nisur të zbatojë reciprocitetin ndaj Serbisë për targat, ndërsa serbët në veri të Kosovës kishin bllokuar rrugët. Atëherë u arrit pajtim për një zgjidhje kalimtare, ndërsa mandati prej gjashtë muajsh iu dha grupeve punuese që të gjejnë një zgjidhje të përhershme. Ky afat ka skaduar të enjten dhe pajtimi për zgjidhje nuk është arritur në këtë afat.

Tags: Kosovatargaveprime
ShareTweet

Postime të ngjashme

Drenori: PDK-ja në Drenas është në zor, elektorati është ndarë

Drenori: PDK-ja në Drenas është në zor, elektorati është ndarë

“Kampion i hajnive” – Ajazi paralajmëron fundin e kryetarit aktual më 12 tetor

“Kampion i hajnive” – Ajazi paralajmëron fundin e kryetarit aktual më 12 tetor

​Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një personi të zhdukur nga Klina

​Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një personi të zhdukur nga Klina

Ismaili: Politika me i marrë votat e me harru pas zgjedhjeve përfundon me 12 tetor në Prishtinë

Emisioni “Info Nata” 07.10.2025

Bulliqi: Të dielën mbyllet gjithçka, fitojmë pa balotazh në Podujevë

Bulliqi: Të dielën mbyllet gjithçka, fitojmë pa balotazh në Podujevë

Pse nuk u bë trafiku urban në katër vitet e para, por premtohet për mandatin e dytë? – Flet Bulliqi

Pse nuk u bë trafiku urban në katër vitet e para, por premtohet për mandatin e dytë? – Flet Bulliqi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën