TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kosova nis sonte Ligën e Kombeve, ndeshet me Rumaninë në “Fadil Vokrri”

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Lëndimi me Kosovën i kushton Milot Rashicës me dy javë ndalesë

Fusha e stadiumit Fadil Vokrri ka qenë në fokus sërish, një ditë para përballjes së parë të Kosovës, në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

Kombëtarja e Rumanisë është kundërshtari i Dardanëve, në ndeshjen e parë në kryeqytet pas gati një viti.

Terreni i ri është kritikuar fillimisht nga trajneri  i Legias, kundështarit të Dritës, por pavarësisht reagimit të kreut të FFK-së, fusha e re në Fadil Vokrri, u përmend si e fortë dhe e papërshtatshme edhe nga selektori i Kosovës, Franko Foda dhe trajneri i ri i Rumanisë, Luqesku.

Në këtë terren zbarkojnë sonte nga ora 20:45, dy kombëtaret, që përveç rivalitetit në garën e re për kosovarët, është një motiv më shumë për ta mposhtur kombëtaren e Evropianit, që në Gjermani shkoj pas fitores kontraverse në kualifikime, ndaj Kosovës.

Më 12 shtator të vitit të kaluar në ndeshjen Rumani – Kosovë, tifozët vendës shpalosën pankartën me parullën në gjuhën serbe, Kosova është Serbi, duke bërë që ndeshja të ndërpritej për 40 minuta.

Vazhdimin e saj e shfytëzuan vendësit që realizuan dy gola për ta fituar ndeshjen dhe për ta bërë një hap pranë Euro 2024.

Nisur nga kjo  Vedat Muriqi e Foda kanë thënë se duan të hakmerren në fushë, ndaj ekipit që është favoriti i grupit J, në Ligën C të Ligës së Kombeve. Pjesë e këtij grupi janë edhe Qipro e Lituania.

Kosova është përballë dy herë ndaj Rumanisë, duke pësuar një humbje e duke luajtur pa gola në Prishtinë.

Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë i mbushur me tifozë të Kosovës, pasi nuk do të ketë tifozë nga Rumania, që do të jetë një arsye më shumë për ekipin dardan të kërkojë fitoren.

Kombëtarja jonë vjen nga një seri prej dy humbjeve rresht në miqësore dhe ka vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit.

Megjithatë forma e mirë e futbollistëve të Kosovës, me skuadrat e tyre jep shpresë për një paraqitje e rezultat pozitiv ndaj një rivali të vështirë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti mesazh FFK-së: Keni krijuar ekip që i dha besim një kombi të tërë

Kurti mesazh FFK-së: Keni krijuar ekip që i dha besim një kombi të tërë

FFK-ja reagon për sulmet ndaj Vedat Muriqit

FFK-ja reagon për sulmet ndaj Vedat Muriqit

Kafe e çaj falas për tifozët turq në Prishtinë

Kosovari që jepi kafe falas, lojtarët turq i dhurojnë fanellë

Gjimshiti me një rekord tjetër te Atalanta

Gjimshiti me një rekord tjetër te Atalanta

Smajljaj: Ka rënie të entuziazmit për një marrëveshje për presidentin

Smajljaj: Ka rënie të entuziazmit për një marrëveshje për presidentin

Bytyqi: Opozita ta sfidojë Kurtin me kandidat për presiden

Bytyqi: Opozita ta sfidojë Kurtin me kandidat për presiden

Mundësia për zgjedhje, Limaj: Me këtë opozitë kështu, kurrë

Limaj: Vedat, mos u mërzit, çdo shtëpi e ka “bërllokun” e vet

Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e pesë impianteve për trajtimin e ujëave të ndotura

Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e pesë impianteve për trajtimin e ujëave të ndotura

Mehmeti: Brenda një ose dy javësh, përdorimi i gjuhës shqipe do të ndalohet në gjykatat e Maqedonisë

Mehmeti: Brenda një ose dy javësh, përdorimi i gjuhës shqipe do të ndalohet në gjykatat e Maqedonisë

Kurti mesazh FFK-së: Keni krijuar ekip që i dha besim një kombi të tërë

Kurti mesazh FFK-së: Keni krijuar ekip që i dha besim një kombi të tërë

Mehmeti: Çfarë e pengon PDK-në të tregojë propozimin e tyre për president?

Mehmeti: Çfarë e pengon PDK-në të tregojë propozimin e tyre për president?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën