TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kosova nis mbarë kualifikimet për Kupën e Botës, si mysafir mposht Bullgarinë

by tëvë1
5 vjet ago
0
A A
Kosova nis mbarë kualifikimet për Kupën e Botës, si mysafir mposht Bullgarinë

Kombëtarja e Kosovës në futsall e ka nisur në mënyrën më të mirë ciklin kualifikues për Kupën e Botës 2024. Dardanët kanë shënuar fitore, të premten në mbrëmje, në Varna, në duel me Bullgarinë vendase, me rezultat 2:0.

Të përzgjedhurit e Arben Simitçiut patën paraqitje shumë të mirë dhe për asnjë moment nuk e vendosën në pikëpyetje çështjen e fitores. Kosova kaloi në epërsi në minutën e 17-të, me golin e Drilon Maxharrajt, derisa epërsinë në 2:0 e shtoi Meriton Salihu, në minutën e 27-të. F

itorja e Dardanëve mund të rezultonte edhe më bindëse, sikur Drilon Maxharraj, të realizonte nga penalltia në minutën e fundit të ndeshjes. Sidoqoftë, kjo fitore ndaj nikoqirëve të turneut të rrethit të parë kualifikues e rrit entuziazmin e ekipit, i cili synon që në këto kualifikime të lë gjurmë.

“Jam shumë i lumtur përfitoren e sotme sepse këtë e kemi pritur kohë të gjatë. Kjo është fitorja e parë në kualifikimet për Botëror. I uroj djemtë sepse kanë qenë faktorët kryesor për fitoren e sotme. Ata i kanë përmbushur detyrat taktike që i kanë pasur nga unë deri në fund për çka i përgëzoj . Gjithashtu këtë fitore duam t’ia dedikojmë presidentit Ademi për mandatin e ri, por edhe tifozëve tanë dhe tërë Kosovës”, ka theksuar pas ndeshjes përzgjedhësi Arben Simtçiu.

Kosova ndeshjen e radhës në kuadër të Grupit C, e zhvillon më 9 prill kundër Armenisë, derisa në ndeshjen e tretë dhe të fundit përballet me Skocinë, më 11 prill.

/Tëvë1/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Napoli mposht Torinon me një supergol të realizuar nga McTominay

Napoli mposht Torinon me një supergol të realizuar nga McTominay

Hoxha shënon gol të bukur në Rusi

Hoxha shënon gol të bukur në Rusi

Newcaste United ndahet baras me Arsenalin në “St. James’ Park”

Newcaste United ndahet baras me Arsenalin në “St. James’ Park”

Ylli fiton ndaj Sigal Prishtinës

Ylli fiton ndaj Sigal Prishtinës

Napoli mposht Torinon me një supergol të realizuar nga McTominay

Napoli mposht Torinon me një supergol të realizuar nga McTominay

ASK publikon statistikat për shtatorin: Rriten lindjet dhe shkurorëzimet, bien martesat

ASK publikon statistikat për shtatorin: Rriten lindjet dhe shkurorëzimet, bien martesat

Maqedonci pas testimit të mortajave 120 milimetra: FSK-ja po bëhet gjithnjë e më e fuqishme

Maqedonci pas testimit të mortajave 120 milimetra: FSK-ja po bëhet gjithnjë e më e fuqishme

Kurti takon përfaqësuesit e GERMIN-it, diskutojnë për diasporën

Kurti takon përfaqësuesit e GERMIN-it, diskutojnë për diasporën

Hoxha shënon gol të bukur në Rusi

Hoxha shënon gol të bukur në Rusi

Përfundon protesta e 175-të e studentëve në Tiranë

Përfundon protesta e 175-të e studentëve në Tiranë

Hykmete Bajrami dorëzon kallëzim penal për gjendjen në deponinë e Sferkës në Pejë

Bajrami ndan pamje: Për herë të dytë po digjet deponia në Sferkë të Pejës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën