TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kosova në pritje të shortit pë Ligën e Kombeve

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Kosova në pritje të shortit pë Ligën e Kombeve

Kombëtarja e Kosovës në futboll, të enjten do t’i mësoj kundërshtarët në edicionin 2024/25 të Ligës së Kombeve.

Shorti për këtë garë, do të tërhiqet të enjten prej orës 18:00 në Paris dhe pjesë e tij do të jetë edhe Kosova. Megjithatë, ky short nuk e gjen Kosovën në momentin më të mirë të saj, pasi aktualisht është pa selektor dhe pa stadium, gjithashtu.

Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë është mbyllur për shkak të rinovimit të fushës, ndërsa ka shpresa do të hapet në shtator kur edhe luhen ndeshjet e para të Ligës së Kombeve.

Kosova në short do të jetë në vazon e dytë, së bashku me Azerbajxhanin, Bullgarinë dhe Ishujt Faroe, përfaqësuese të cilat nuk do t’i ketë kundërshtare. Kundërshtarët e “Dardanëve” do të jenë nga vazoja e parë, e tretë dhe e katërt.

Në vazon e parë të Ligës C janë Rumania, Suedia, Armenia e Luksemburgu. Vazon e tretë e përbëjnë Maqedonia e Veriut, Sllovakia, Irlanda e Veriut dhe Qipro.

Ndërsa, Bjellorusia, Letonia dhe Lituania apo Gjibraltari do të jenë në vazon e katërt.

Për Kosovën, ky është edicioni i tretë rresht që paraqitet në Ligën C të kësaj gare, ndërsa debutoi në edicionin 2018/19 kur garoi në Ligën D.

Në këtë edicion të Ligës së Kombeve, Kosova do t’i luaj gjashtë ndeshje, dy në shtator, dy në tetor dhe dy në nëntor.

Për Kosovën, ky short i Ligës së Kombeve vjen pasi nuk arriti të kualifikohet në “Euro 2024”. Kosova, tashmë ka caktuar tri ndeshje miqësore për t’u përgatitur për edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

Të trija ndeshjet, Kosova i luan në udhëtim, ndërsa do të përballet me Armeninë e Hungarinë në fund të muajit mars kurse me Norvegjinë do të luaj në fillim të muajit qershor.

Krahas Kosovës, në shortin e Ligës së Kombeve, do të jetë edhe Kombëtarja e Shqipërisë që tashmë ka siguruar pjesëmarrjen në Evropianin e këtij viti.

Shqipëria do të garoj në Ligën B të Ligës së Kombeve dhe në short është në vazon e tretë së bashku me Slloveninë, Irlandën e Malin e Zi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arsenali fiton në Lisbonë

Arsenali fiton në Lisbonë

Bayerni mposht Realin në Madrid

Bayerni mposht Realin në Madrid

Muriqi mbetet në top-pesëshe për  “Këpucën e Artë”

Muriqi mbetet në top-pesëshe për “Këpucën e Artë”

Vdiq trajneri legjendar rumun, Mircea Lucescu

Vdiq trajneri legjendar rumun, Mircea Lucescu

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

“InfoNata” 07.04.2026

“InfoNata” 07.04.2026

Arsenali fiton në Lisbonë

Arsenali fiton në Lisbonë

Bayerni mposht Realin në Madrid

Bayerni mposht Realin në Madrid

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump është në dijeni për propozimin e Pakistanit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën