TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kosova mposht Irlandën në Prishtinë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Kosova mposht Irlandën në Prishtinë

Përkundër mungesave të shumta, Kombëtarja e Kosovës në basketboll, e ka nisur me “këmbë të mbarë” ciklin parakualifikues për Kupën e Botës 2027.

Në ndeshjen e parë të Grupit A, Kosova e ka mposhtur Irlandën. Në duelin e luajtur të enjten mbrëma në Prishtinë, ku palestra ishte e mbushur dhe pati përkrahje të fuqishme për Kosovën, “Dardanët” triumfuan me shifrat 83:76.

Kosova gjatë tërë ndeshjes ka mbajtur ritmin e lojës dhe ishin në epërsi ndaj Irlandës, e cila gjatë tërë takimit vetëm në dy raste pati avantazh – në çerekun e dytë dhe të katërt.

Kosova pati mungesën e katër lojtarëve, të lënduarit Erjon Kastrati, Lis Shoshi e Dominic Artis, ndërsa Jan Palokaj nuk u paraqit për shkak të moskompletimit të dokumentacionit. Të përzgjedhurit e selektorit Rami Hadar, arritën t’i fitojnë tre çerekët e parë, kurse Irlanda e fitoi vetëm të fundit (19:18) por që nuk pati ndonjë vlerë.

Padyshim se më i merituari për këtë fitore të rëndësishme të Kosovës, ishte Drilon Hajrizi. Hajrizi ndeshjen e mbylli me 20 pikë e 8 kërcime, ndërsa me lojë të mirë u veçuan edhe kapiteni Dardan Berisha e Mikaile Tmushiq. Berisha kontribuoi me 19 pikë, ndërsa Tmushiq shtoi 11 pikë e 6 asistime.

Te Irlanda, tre basketbollistë e mbyllën ndeshjen me pikë dyshifrore, ndërsa më efikasi ishte Jordan Blount. Blount realizoi 27 pikë por nuk ishin të mjaftueshme për ta evituar humbjen nga Kosova.

Ndeshjen e radhës në fazën e parë të parakualifikimeve për Botërorin 2027, Kosova e luan të dielën në Baku kundër Azerbajxhanit.

Për dallim prej Kosovës, në ndeshjen tjetër të Grupit A, Azerbajxhani pësoi humbje të thellë në ndeshjen e parë në udhëtim te Zvicra, me rezultatin 72:53.

ShareTweet

Postime të ngjashme

KB Peja njofton për ndryshime në kryesi, si pasojë e konfliktit me tifozët

KB Peja njofton për ndryshime në kryesi, si pasojë e konfliktit me tifozët

City vetëm tri pikë larg Arsenalit

City vetëm tri pikë larg Arsenalit

Bashkimi në finale të Kupës, atje e pret Trepça

Bashkimi në finale të Kupës, atje e pret Trepça

Ballkani eliminon fituesen e Kupës, Prishtinën, pas 30 penalltive të kryera

Ballkani eliminon fituesen e Kupës, Prishtinën, pas 30 penalltive të kryera

Shkodra: Gjykata Kushtetuese nuk dha zgjidhje për ngërçin

Nga Qeveria Kurti 3 presim rezultatet, jo narrativa

Mbeti jashtë kabinetit qeveritar, reagon Arbërie Nagavci

Mbeti jashtë kabinetit qeveritar, reagon Arbërie Nagavci

​Rozeta Hajdari tregon pse nuk është propozuar për ministre

​Rozeta Hajdari tregon pse nuk është propozuar për ministre

Ambasada gjermane uron Kurtin: Presim me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin

Ambasada gjermane uron Kurtin: Presim me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin

Kamberi uron Kurtin për mandatin e ri, kërkon fokus në Luginën e Preshevës

Arrestimi i ish-pjesëtarit të UÇK-së në Serbi, Koci: Iu gjet kartela e veteranit

 Koci nga Beogradi: Kam informata se jam i rrezikuar, Mit’hat Llozhani nuk është në gjendje të mirë

KB Peja njofton për ndryshime në kryesi, si pasojë e konfliktit me tifozët

KB Peja njofton për ndryshime në kryesi, si pasojë e konfliktit me tifozët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën