TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Kosova më 8 shkurt i mëson kundërshtarët e ardhshëm

nga tëvë1
24 Janar, 2024
0
A A
Lëndimi me Kosovën i kushton Milot Rashicës me dy javë ndalesë

Më 8 shkurt përcaktohen kundërshtarët e ardhshëm të përfaqësueses së Kosovës në futboll. Bëhet fjalë për edicionin e katërt të Ligës së Kombeve të UEFA-s, shorti i së cilës garë tërhiqet në Paris.

Ndeshjet e fazës grupore të Ligës së Kombeve do të zhvillohen në vjeshtën e këtij viti.

Ndeshjet e para janë prej 5 deri më 7 shtator e të dytat prej 8 deri më 10 shtator. Dy ndeshje janë në tetor e dy të tjera në nëntor.

Përfaqësuesja e Kosovës do të vazhdojë të luajë në Ligën C të Ligës së Kombeve. Për short do të jetë në vazon e dytë së bashku me Azerbajxhanin, Bullgarinë e Ishujt Faroe. Pra me këto tri përfaqësuese nuk do të jetë në grup.

Rumania, Suedia, Armenia e Luksemburgu janë në vazon e parë. Maqedonia e Veriut, Sllovakia, Irlanda e Veriut dhe Qipro në vazon e tretë, ndërsa Bjellorusia, Estonia, Letonia dhe Lituania apo Gjibraltari në vazon e katërt.

UEFA ka bërë disa ndryshime për edicionin e katërt të Ligës së Kombeve. Ka përfshirë fazë çerekfinale për Ligën A. Sa i takon Ligës C, katër fituesit e grupeve promovohen në Ligën B. Ndërkohë vetëm dy prej katër përfaqësueseve më të dobëta në grupe në Ligën C, bien në Ligën D. Dy të tjerat luajnë në plejaut.

Nëse përfundon e dyta në grup, Kosova do të luajë në plejof për promovim në Ligën B. Deri më tani kjo mundësi nuk ishte. Vetëm fituesi i grupit avanconte në nivel më të lartë, ndërsa skuadra e dytë nuk kishte mundësi shtesë.

Liga e Kombeve është krijuar me idenë për të shmangur miqësoret për përfaqësueset evropiane. Natyrisht edhe të hyrat financiare për UEFA-n dhe federatat nacionale janë më të mëdha për shkak të numrit më të madh të ndeshjeve garuese.

Edicioni i ri i Ligës së Kombeve ka lidhshmëri me kualifikimet për Kupën e Botës 2026. Katër përfaqësueset më të mira në Ligën e Kombeve e që nuk kualifikohen në Botëror përmes kualifikimeve të rregullta do të paraqiten në plejof, me 12 përfaqësueset që në kualifikime të rregullta përfundojnë në pozitën e dytë në grup. Ka pak gjasë që kjo të ketë ndikim në Ligën C, ku është Kosova.

Në edicionin e parë të Ligës së Kombeve (2018/19), Kosova kishte fituar grupin në Ligën D. Kështu ishte promovuar në Ligën C dhe kishte fituar rastin për kualifikim në “Euro 2020”, që nuk e shfrytëzoi. Në grup kishte lënë prapa Azerbajxhanin, Ishujt Faroe dhe Maltën, derisa në plejof ishte mposhtur nga Maqedonia e Veriut. Mbetet humbja më e hidhur e Kosovës deri më tani.

Në edicionin 2020/21, Kosova u rendit e treta në grup në Ligën C. Mbeti prapa Sllovenisë e Greqisë, ndërsa ishte mbi Moldavinë.

Në edicionin 2022/2023, Kosova ishte në grupin 2 të Ligës C. Këtë grup e fitoi Greqia me 15 pikë, që edhe u promovua në Ligën B. Kosova u rendit e dyta me nëntë pikë, ndërsa Irlanda e Veriut dhe Qipro i kishin nga pesë pikë.

FFK-ja ende nuk e ka caktuar selektorin e ri të Kosovës. Ndërkohë në mars e në qershor Kosova pritet të luajë ndeshje miqësore.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Domgjoni transferohet në Izrael

Domgjoni transferohet në Izrael

Muslija mund të kthehet te Karlsruheri

Rakowi i Polonisë synon Muslijën

Theo do të transferohet te Bayerni

Theo transferohet tek Al-Hilali

“Modric i bashkohet Milanit në gusht” – Allegri konfirmon afrimin e madh

“Modric i bashkohet Milanit në gusht” – Allegri konfirmon afrimin e madh

Pishina e Gërmisë hapet më 8 korrik

Pishina e Gërmisë pritet të hapet sot

Parashikimi i motit për të shtunën

Mot me diell, pasdite parashihen reshje shiu

Spahiu: Gjykata Kushtetuese mund ta zhbllokojë vendin me një interpretim të qartë

Spahiu: Gjykata Kushtetuese mund ta zhbllokojë vendin me një interpretim të qartë

“Pamjet janë tronditëse” – Smakiqi kërkon përgjegjësi për vdekjen e 27-vjeçarit

“Pamjet janë tronditëse” – Smakiqi kërkon përgjegjësi për vdekjen e 27-vjeçarit

“Info Nata” – 07.07.2025

“Info Nata” – 07.07.2025

“Matrix”- 07.07.2025

“Matrix”- 07.07.2025

SHBA heq  grupin HTS nga lista e organizatave terroriste

SHBA heq grupin HTS nga lista e organizatave terroriste

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X