TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kosova kundërshton provat e Serbisë në Speciale

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pasi që Gjykata Speciale ka pranuar si prova disa dokumente të dorëzuara nga institucionet shtetërore të Serbisë, përfshirë këtu edhe Ministrinë e Punëve të Brendshme. Haxhiu ka thënë se ky veprim i speciales është i papranueshëm dhe ngre dyshime serioze mbi paanshmërinë e vetë gjyqtarëve të rastit.

by Fidan Zejnullahu
1 vit ago
0 0
A A

Është gjykatë e Kosovës, me seli në Hagë.

Në të nën pretendimet për krime lufte, ka pesë vjet që po gjykohet katërshja e UÇK-së.

Por, provat që së fundmi i pranoi trupi gjykues, erdhën nga shteti kundër të cilit luftoi pikërisht kjo katërshe.

Kjo meqë prokuroria e speciales, paraqiti si prova materiale, dokumente të dorëzuar nga institucionet e Serbisë.

E shqetësuar për këtë, u shpreh e para e drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu.

“Ky zhvillim është thellësisht i papranueshëm. Institucionet në fjalë janë struktura të një regjimi që ka qenë përgjegjës për dhunë sistematike, krime lufte, zhdukje me forcë, gjenocid, spastrime etnike dhe represion brutal ndaj popullit të Kosovës. Pranimi i materialeve të prodhuara nga ky regjim si burime të besueshme përbën një deformim të rëndë të drejtësisë dhe një fyerje të hapur ndaj viktimave të luftës dhe sakrificës për liri”, ka shkruar Haxhiu.

Sipas Haxhiut, ky veprim nga Dhomat e Specializuara, ngre dyshime serioze mbi paanshmërinë e vetë gjyqtarëve të rastit.

E monitoruesit e speciales, thonë se provat mund të pranohen nga cilido shtet.

Por më pas secila nga to do të vlerësohet veç e veç.

“Në mesin e këtyre provave të propozuara nga Zyra e Prokurorisë, ka pasur  edhe prova të cilat burojnë nga institucione të ndryshme të Serbisë të cilat gjykata në vendimin e marrë i ka pranuar si të pranueshme në këtë fazë. Sipas ligjit dhe procedurës së provave, nuk është e ndaluar që provat të pranohen nga cilido shtet, qoftë Serbia apo cilido shtet tjetër, por sigurisht që besueshmëria dhe kredibiliteti i këtyre provave të pranuara në këtë fazë, do të vlerësohen nga trupi gjykues secila veç e veç, dhe në fund do të shohim në rast se trupi gjykues do t’u jap ndonjë peshë këtyre provave të pranuara në fazë”, shprehet Amer Alija monitorues nga Fondi për të Drejtat Humanitare.

Për këtë çështje, Tëvë1 ka dërguar pyetje edhe në Gjykatën Speciale.

Por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje të enjten.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Gjenden kocka të reja në Kalludër, gërmimet do të vazhdojnë me muaj

Kurti: Gjenden kocka të reja në Kalludër, gërmimet do të vazhdojnë me muaj

Qorrolli: S’e kemi dorëzuar ‘peshqirin në ring’ për presidentin, opozita s’na shantazhon me zgjedhje

Qorrolli për qëndrimin e PDK-së: Nuk është opozitë, është sabotim i shtetit

Haziri për zgjedhjet e reja: Sonte 50/50 – nëse LVV përsërit skenarin e 28 dhjetorit, bëhen të pashmangshme

Haziri: Nëse ka vullnet nga LVV-ja, LDK-ja i mbyll të gjitha çështjet parimore brenda 24 orësh

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet një person në Deçan nën dyshimin për dhunim

​Kosova shkëlqen në Sarajevë, rrëmben gjashtë medalje në turneun e boksit

Një tanker goditet nga predhë e panjohur pranë Omanit

Një tanker goditet nga predhë e panjohur pranë Omanit

Haziri për zgjedhjet e reja: Sonte 50/50 – nëse LVV përsërit skenarin e 28 dhjetorit, bëhen të pashmangshme

Haziri: Nëse ka vullnet nga LVV-ja, LDK-ja i mbyll të gjitha çështjet parimore brenda 24 orësh

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet një person në Deçan nën dyshimin për dhunim

Zhduket një grua në Pejë

Katër raste të zhdukjes të raportuara në Polici, dy prej tyre vajza të mitura

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën