TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kosova kërkon nga Mali i Zi që të lejojë fëmijët të kalojnë kufirin me certifikatë lindjeje

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Kosova kërkon nga Mali i Zi që të lejojë fëmijët të kalojnë kufirin me certifikatë lindjeje

Bregdeti malazez, më theks të veçantë qyteti shqiptar i Ulqinit, është një nga destinacionet e preferuara për kosovarët gjatë muajve të verës. Mirëpo, për familjet me fëmijë të vegjël, tashmë ka një problem tjetër. Fëmijët deri në moshën 16-vjeçare nuk mund të udhëtojnë me certifikatë të lindjes, por vetëm me pasaportë.

Mali i Zi, vitin që shkoi ka pezulluar vendimin e mëparshëm, në bazë të të cilit fëmijët nën moshën 18-vjeçare nga Republika e Kosovës, janë lejuar të kalojnë kufirin vetëm me certifikatë të lindjes.

Zëvendësministri i Turizmit në Malin e Zi, Armend Milla apeloi qytetarët në Kosovë që të respektojnë këtë vendim deri në një tjetër pasi kështu do të mund të shmangeshin tollovitë dhe keqkuptimet në pikat kufitare.

“Normalisht duhet respektuar ligjet dhe ajo është çështje kryesore. Qeveria e Kosovës ka arritur në nivel ku me pasaporta të jepen në një afat kohor sa më të shkurt dhe apeloj të gjithë qytetarët që të mos të presin momentin e fundit dhe të nxjerrin pasaportat për fëmijët e tyre, sepse në atë mënyrë edhe ne do të avancojmë dhe do të zvogëlojmë problemin e kufirit të Muriqanit dhe Sukubinës, i cili është një problem i madh”, tha Milla.

Autoritetet në Kosovë konfirmuan se i kanë kërkuar Malit të Zi që të lejohet kalimi i fëmijëve edhe me certifikatë lindjeje, pasi është në interesin e përbashkët një gjë e tillë, ndërsa po presin për një përgjigje.

“Ne jemi në kontakt të afërt me homologët tanë… E kam takuar personalisht (Zëvendësministër i ekonomisë dhe turizmit nga Mali i Zi, Armend Milla) e kam paraqitur këtë kërkesë dhe është përgjigjur në mënyrë pozitive se do të kenë parasysh konsideratë për turistët tanë, sidomos gjatë sezonit të verës. Është në interes jo vetëm me Malin e Zi, por edhe me Shqipërinë, Maqedoninë, Bosnjën dhe me të gjitha vendet e rajonit që të kemi një ofertë turistike të përbashkët por edhe lehtësira në kalimin kufitar të qytetarëve tanë… Pritet një përgjigje pozitive por ta shohim sa herët është kjo përgjigje”, tha ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari për KP.

Pika kufitare Muriqan-Sukobinë, që lidh Shqipërinë me Malin e Zi, ka fluksin më të madh pasi ajo preferohet edhe nga kosovarët.

Milla tha se kanë pasur disa takime me Ministrinë e Punëve të Brendshme për të diskutuar disa rregulla të reja, ndërsa u shpreh se ka pasur takime edhe me autoritetet në Shqipëri që regjistrimi i personave që kalojnë kufirin të bëhet vetëm një herë.

“Qeveria e Malit të Zi, kemi pasur disa takime me Ministrinë e Punëve të Brendshme, po ashtu me përfaqësues të kalimit kufitar, ku neve do aplikojmë disa rregulla të reja gjatë këtij viti, gjatë këtij sezoni turistik në mënyrë që turistet të mos presin aq shumë në kufi… 3:32 Ndërmjet tjerash kemi pasur një mbledhje qeverie të përbashkët me Shqipërinë, ku është diskutuar edhe kjo, sepse kufiri Muriqan-Sukubinë, janë dy pozita të policive dhe të dyja bëjnë të njëjtën procedurë. Në atë mënyrë jemi duke provuar për të rregulluar atë sistem që të jetë njësh, në mënyrë që regjistrimi të bëhet një herë dhe jo dy herë, por në momente të vështira kur është fluksi më i madh të mos bëhet regjistrimi fare”, shtoi Milla.

Në korrik të vitit të kaluar Mali i Zi ka marrë vendim që kalimi i kufirit për shtetasit e Kosovës të bëhet vetëm me dokumente të vlefshme udhëtimi.

Tags: certifikatat e lindjesKosovaMali i Zi
ShareTweet

Postime të ngjashme

Spahiu: Opozita po bie në grackat e Kurtit për votën e mërgatës

Spahiu: Opozita po bie në grackat e Kurtit për votën e mërgatës

Kryeziu paralajmëron pasoja: Moscertifikimi i Listës Serbe dëmton Kosovën

Kryeziu paralajmëron pasoja: Moscertifikimi i Listës Serbe dëmton Kosovën

Agani për krizën politike: Opozita dhe partia në pushtet gabuan, LDK pritet të udhëheqë qeverinë e re

Agani për krizën politike: Opozita dhe partia në pushtet gabuan, LDK pritet të udhëheqë qeverinë e re

Agani tregon nëse do të jetë në 10-shen e parë të LDK-së

“Info Nata”- 02.12.2025

“Info Nata”- 02.12.2025

Izraeli pranon mbetjet e një tjetër pengu, mbetet vetëm edhe një në Gazë

Izraeli pranon mbetjet e një tjetër pengu, mbetet vetëm edhe një në Gazë

Agani për krizën politike: Opozita dhe partia në pushtet gabuan, LDK pritet të udhëheqë qeverinë e re

Agani për krizën politike: Opozita dhe partia në pushtet gabuan, LDK pritet të udhëheqë qeverinë e re

Agani tregon nëse do të jetë në 10-shen e parë të LDK-së

Agani tregon nëse do të jetë në 10-shen e parë të LDK-së

Zyra e BE-së: Moscertifikimi i Listës Serbe tregoi politizimin e KQZ-së

Zyra e BE-së: Moscertifikimi i Listës Serbe tregoi politizimin e KQZ-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën