TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Kosova jo pre e provokime të Serbisë” – Xhandarmëria serbe sërish provokon në pikat kufitare me Kosovën

by Venhar Isufi
12 muaj ago
0
A A
“Kosova jo pre e provokime të Serbisë” – Xhandarmëria serbe sërish provokon në pikat kufitare me Kosovën

Sërish xhandarmëria serbe ka provokuar me prezencën e saj në afërsi të kufirit midis Serbisë dhe Kosovës. Pas rastit në Kamenicë të njëjtit janë vërejtur të hënën në pikën kufitare Merdar ku sipas pamjeve të publikuara nga Policia e Kosovës, ata kanë shkelur vijën kufitare dhe kanë qëndruar aty për disa minuta. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla thotë se kjo qasje e Serbisë është hegjemoniste dhe se Kosova nuk do të bije në provokimet e saj. Të martën qytetarët që kaluan nga pika kufitare në Merdarë, thanë për televizionin se ky provokim është i patolerueshëm, sipas tyre janë vërejtur vetëm kolona të gjata të maunave.

Hyrjet nga Kosova për në Serbi janë të rralla.

Policia e Kosovës kontrollon në detaje veturat që hyjnë nga pala serbe për në Kosovë.

Por ditë më parë, këta të fundit vërejtën përmes kamerave digjitale se përveç policisë serbe, këtu në pikën kufitare në Merdar, erdhën edhe disa nga pjesëtarët e ushtrisë, të uniformuar e me veturë ushtarake.

E të martën erdhën edhe pjesëtarë të KFOR-it që monitoruan situatën.

Përveç tyre, erdhën edhe ekipe të misionit për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX të cilët shkuan për të diskutuar me zyrtarët policorë serbë.

Këto veprime të Beogradit zyrtar, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i ka quajtur hegjemoniste dhe se sipas tij, Kosova nuk do të bije pre e provokimeve të Aleksandër Vuçiqit.

“Është e qartë se Kosova është e kërcënuar nga aspiratat hegjemoniste të Serbisë gjithë aparati i tyre shtetëror punon  për të përmbushur qëllimet e tyre të cilat jo vetëm që janë të papranueshme për ne, por edhe kriminale në realitetin tonë. Institucionet e Kosovës po forcohen çdo ditë që këto qëllime të Serbisë të zmbrapsen në çdo moment tash edhe në të ardhmen. Jam i bindur që këto provokime do të dështojnë patjetër vështirësojnë jetën e qytetarëve tanë posaçërisht të komunitetit serb, por ne jemi të aftë që të ballafaqohemi me çfarëdo sfide nga brenda apo jashtë”, tha Sveçla.

Ekipi i televizionit të martën tentoi të kaloi në pjesën e Serbisë për të parë nga afër gjendjen e sigurisë, por të njëjtit nuk u lejuan nga policia serbe pa dhënë ndonjë sqarim për këtë veprim.

Udhëtarët që erdhën nga Serbia për në Kosovë, thanë se këto veprime të xhandarmërisë serbe janë provokime të patolerueshme.

“Jo nuk patëm, tani erdhëm nuk patëm provokim as nuk vërejtëm, çfarë ishte një kolonë e madhe ishte atje, kishte pengesa nëpër rrugë që nuk kishin lënë hapësirë të shmangesh xhandarmëria nuk e rregulloi komunikacionin fare. Është e patolerueshme edhe pse nuk e kom pa si janë sjellë, ai provokim është i papranueshëm”, tha një qytetar.

Një qytetar i komunitetit serb, tha se nuk ka vërejtur ndonjë problem gjatë rrugës, sipas tij vetëm kolona të gjata të maunave me mallra serbe.

“Trafiku i udhëtarëve është krejt në rregull. Nuk ka kolonë. Trafiku i kamionëve është tejet i ngarkuar, pra deri diku në Merdarë ka trafik të ngjeshur. Nuk di kur do të lirohet, por është goxha i ngarkuar. Nuk ka asnjë problem tjetër”, tha qytetari.

Më 12 tetor kryeministri i vendit, Albin Kurti publikoi pamje ku shihej ushtria serbe afër pikës kufitare në Kamenicë ku sipas tij, është afruar 50 metra afër territorit të Kosovës.

Për këtë reagoi edhe ministria e Mbrojtjes serbe e cila përmes komunikatës pati thënë se kanë parandaluar kontrabandim të drunjve nga shqiptarët.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zgjedhjet lokale, EULEX monitoron situatën e sigurisë

Zgjedhjet lokale, EULEX monitoron situatën e sigurisë

Ambasadori britanik monitoron procesin zgjedhor në veri

Ambasadori britanik monitoron procesin zgjedhor në veri

Kuçi akuzon Ramosajn për presion ndaj votuesve në qendrat e votimit

Kuçi akuzon Ramosajn për presion ndaj votuesve në qendrat e votimit

Murati apelon qytetarëve të votojnë: Çdo votë përcakton të ardhmen e komunës

Gaza: 117 trupa të nxjerrë nga rrënojat në vetëm 24 orë

Haziri: Kurti dhe kabineti qeveritar po ushtrojnë presion tek qytetarët në Gjilan

Haziri: Kurti dhe kabineti qeveritar po ushtrojnë presion tek qytetarët në Gjilan

Orav viziton qendrat e votimit në Prishtinë dhe Mitrovicë të Veriut

Orav viziton qendrat e votimit në Prishtinë dhe Mitrovicë të Veriut

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën