TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kosova i jep sot lamtumirën e fundit akademikut Nexhat Daci me ceremoni shtetërore

by teve1
7 muaj ago
1
A A
Kosova i jep sot lamtumirën e fundit akademikut Nexhat Daci me ceremoni shtetërore

Sot, më 2 janar, Kosova do t’i japë lamtumirën e fundit akademikut dhe ish-kryetarit të parë të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, përmes ceremonive shtetërore.

Homazhet dhe Akademia Përkujtimore do të mbahen në ambientet e Kuvendit të Kosovës, ndërsa varrimi do të zhvillohet në Varrezat e Arbërisë.

Sipas agjendës zyrtare të publikuar nga e bija e tij, Edi Daci Prapashtica, ceremonitë mortore do të zhvillohen sipas këtij orari: nga ora 09:00 deri në 11:45 do të mbahen homazhe në hollin e Kuvendit të Kosovës; nga ora 12:00 deri në 12:45 do të mbahet Akademia Përkujtimore në Sallën Plenare; ndërsa varrimi me nderime shtetërore do të bëhet nga ora 13:40 deri në 14:20 në Varrezat e lagjes Arbëria.

E pamja për akademikun Daci do të mbahet nga 3 deri më 5 janar, në Hotel “Sirius”, nga ora 10:00 deri në 17:00.

“Familja Daci falënderon të gjithë qytetarët, miqtë dhe dashamirët për ngushëllimet dhe respektin e treguar në këto momente zie”, ka shkruar Edi Daci Prapashtica në rrjetet sociale.

Ndryshe, akademiku Nexhat Daci ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare.

Ai ishte kimist, profesor universitar dhe akademik i shquar.

Daci shërbeu si deputet i Kuvendit të Kosovës nga viti 2001 deri në vitin 2011 dhe mbajti postin e kryetarit të Kuvendit nga viti 2001 deri në vitin 2006.

Gjithashtu, ai ka udhëhequr Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK) dhe ka qenë aktiv në jetën politike dhe institucionale të vendit, përfshirë themelimin e Lidhjes Demokratike të Dardanisë (LDD) në vitin 2007.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Etno Festi vazhdon ta bëjë Kukajn një vendtakim të artit

Kurti: Etno Festi vazhdon ta bëjë Kukajn një vendtakim të artit

Vuçiqit i pengon marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci, “kërcënon” me investim në mbrojtje

Vuçiq dhe Gjuriq kundër reagimit të Shqipërisë për Ibrin: Çfarë lidhje ka me Shqipërinë?

Kufizime për kamionët mbi 20 tonë nesër në autoudhë

Kufizime për kamionët mbi 20 tonë nesër në autoudhë

Auto Draft

Vendosja e Policisë së Kosovës tek Ura e Ibrit, por kur pritet hapja e kësaj ure në Mitrovicë?

72 ditë protestë, qytetarët vijojnë tubimin para Kryeministrisë

Bashkëluftëtarët e kujtojnë Bekim Berishën – “Abejën” – si strateg të luftës

Bashkëluftëtarët e kujtojnë Bekim Berishën – “Abejën” – si strateg të luftës

Mirëpritet iniciativa – hapet dyqani i parë për uniformat e veteranëve

Mirëpritet iniciativa – hapet dyqani i parë për uniformat e veteranëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën