Kosova ka filluar sot rrugëtimin e saj si anëtarja më e re e Open Government Partnership .
Në këtë samitin e tetë të 75 vendeve anëtare dhe 104 organizatave të shoqërisë civile, që po mbahet në Talin të Estonisë pjesëmarrës ishte kryeministri, Albin Kurti, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti.
Në hapje të Samitit, Kurti iu adresua pjesëmarrësve duke thënë se “Aktivizmi politik më ka mësuar se fuqia e ndryshimit qëndron në duart e qytetarëve.
“Si lider i tyre, jam i angazhuar që zëri i tyre jo vetëm të dëgjohet por edhe të përfshihet në qeverisje”.
Përveç Kryeministrit Kurti, pjesëmarrësve iu drejtuan edhe kryeministrja estoneze Kaja Kallas, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, Presdenti i Malaëit Lazarus Chakëera, presidenti i Republikës Domenikane, Luis Abinader dhe sekretari i OGP, Sanjay Pradhan.
Kjo është organizata e dytë ndërkombëtare ku Kosova anëtarësohet në vitin 2023, pas anëtarësimit në ICMP në muajin korrik, përderisa procesi i anëtarësimit në Këshillit e Evropës po vazhdon.