TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kosova feston 9-vjetorin e pranimit në UEFA

by tëvë1
6 muaj ago
0
A A
Kosova feston 9-vjetorin e pranimit në UEFA

Sot, më 3 maj, Kosova shënon plot nëntë vite që nga pranimi i saj në UEFA, moment historik që i hapi derën futbollit kosovar drejt skenës ndërkombëtare dhe që u kthye në një simbol krenarie për gjithë vendin.

Në vitin 2016, në Kongresin e mbajtur në Budapest, anëtarësimi i Kosovës me 28 vota pro dhe 24 kundër shënoi fundin e një pritjeje të gjatë dhe fillimin e një epoke të re për sportin më të dashur në vend.

Që nga ajo ditë, futbolli kosovar ka kaluar një rrugëtim plot emocion dhe sfida – e gjitha kjo falë një njeriu, i cili ishte legjenda e futbollit, Fadil Vokrri. Ai qe arsyeja kryesore që Kosova u pranua si anëtare me të drejta të plota në shtëpinë e futbollin europian.

Kombëtarja e Kosovës arriti të fitojë zemrat e shumë tifozëve evropianë falë lojës së guximshme dhe talenteve të reja që spikatën në arenën ndërkombëtare.

Përmes një njoftimi FFK-ja ka uruar opinionin futbolldashëa për 9 vjetorin e pranimit të Kosovës në UEFA.

“Në këtë ditë të veçantë, nderojmë me mirënjohje të thellë të gjithë ata që nuk u dorëzuan e që ruajtën shpirtin e futbollit edhe në kohët më të vështira. Ata që e mbajtën gjallë ëndrrën edhe kur ajo dukej e paarritshme, duke filluar nga Agim Bytyqi, Rexhep Abdullahu, Sabri Hashani dhe ekipet e tyre në krye të federatës, gjeneratën e sakrificës dhe kontribuuesit e donatorët e futbollit të cilët e filluan dhe e trasuan rrugën drejt pranimit në familjen e UEFA-s dhe FIFA-s – me epokën e pavarësimit, atë të rezistencës dhe të mbijetesës.

Në krejt këtë rrugëtim, një vend i veçantë i takon Fadil Vokrrit – legjendës sonë të pavdekshme. Me lidershipin e tij ai ishte në krye të misionit historik për anëtarësimin e Kosovës në UEFA. Ky përvjetor i nëntë është edhe një nderim për Legjendën, që me krenari e barti numrin 9 në fanellën e tij gjatë gjithë karrierës si futbollist”, shkruan FFK.

Mëposhtë postimi i plotë:

9 vjet në UEFA – krenari, fuqizim, vendosmëri dhe vizion drejt së ardhmes 

3 maji i vitit 2016 është një datë që përjetësisht do të mbetet e gdhendur në historinë tonë kombëtare.

Sot bëhen plot nëntë vjet prej ku ëndrra e kamotshme e futbollit kosovar u bë realitet – kur Kosova u pranua si anëtarja më e re e UEFA-s, në Kongresin e 40-të të saj të mbajtur në Budapest.

Ishte një moment historik, që shënoi jo vetëm fitoren për sportin tonë, por për gjithë popullin e Kosovës. Pas një rruge të gjatë, të mbushur me sfida, sakrifica e qëndresë, Kosova më në fund mori vendin që e meritonte – me dinjitet, me guxim dhe me të drejtën legjitime që i takonte.

Që nga ajo ditë e artë, futbolli ynë ka kaluar nëpër një proces të thellë transformimi. Klubet tona garojnë me krenari në arenën ndërkombëtare, ndërsa ekipet kombëtare janë forcuar dhe vazhdojnë të ndjekin ëndrrën e madhe të pjesëmarrjes në finalet e Kampionatit Evropian dhe Kupës së Botës.

Një nga arritjet më të mëdha në këtë rrugëtim është ngjitja e Kombëtares së Kosovës në Ligën B të Ligës së Kombeve, sukses ky që flet vetë për rritjen dhe ambiciet tona.

Nga debutimi në Ligën D më 2013, Kosova u ngjit në Ligën C, ku garoi me dinjitet për tre edicione radhazi dhe tashmë është pjesë e një niveli më të lartë të futbollit evropian.

Një tjetër arritje është vendi i 97-të në renditjen e FIFA-s, pozita më e lartë ndonjëherë për futbollin tonë, që dëshmon përparimin e pandashëm në çdo aspekt.

Në këtë përvjetor, duhet theksuar edhe përparimin në edukimin e trajnerëve, ku tashmë kemi miratimin e UEFA-s për të ndarë Licencat A dhe në të ardhmen do të fillojmë procedurat për të aplikuar për Licencën UEFA Pro. E krejt kjo është dëshmi e qartë se jemi duke ndërtuar të ardhme të qëndrueshme për futbollin.

Në fushën e infrastrukturës, përparimi është i prekshëm. UEFA e ka vlerësuar lart punën e bërë në Shtëpinë e Futbollit dhe në Kampin Nacional në Hajvali. Mbledhja e Komitetit HatTrick për herë të parë në Prishtinë është një tjetër shenjë e respektit që Kosova po gëzon në familjen e futbollit evropian.

Me përkushtim po vazhdojmë ndërtimin e fushave stërvitore çdo 45 ditë, në bashkëpunim të ngushtë me komunat e vendit.

Pra, standardet janë ngritur, infrastruktura është përmirësuar dhe futbolli është shndërruar në një aset kombëtar që frymëzon një popull të tërë.

Përmes programeve të UEFA-s dhe FIF A-s, kemi ngritur kuadro të reja, kemi zhvilluar dhe masivizuar komunitetin e futbollit dhe kemi krijuar rrjet të fortë. Tashmë futbolli ka puls në çdo cep të Kosovës.

Në këtë ditë të veçantë, nderojmë me mirënjohje të thellë të gjithë ata që nuk u dorëzuan e që ruajtën shpirtin e futbollit edhe në kohët më të vështira. Ata që e mbajtën gjallë ëndrrën edhe kur ajo dukej e paarritshme, duke filluar nga Agim Bytyqi, Rexhep Abdullahu, Sabri Hashani dhe ekipet e tyre në krye të federatës, gjeneratën e sakrificës dhe kontribuuesit e donatorët e futbollit të cilët e filluan dhe e trasuan rrugën drejt pranimit në familjen e UEFA-s dhe FIFA-s – me epokën e pavarësimit, atë të rezistencës dhe të mbijetesës.

Në krejt këtë rrugëtim, një vend i veçantë i takon Fadil Vokrrit – legjendës sonë të pavdekshme. Me lidershipin e tij ai ishte në krye të misionit historik për anëtarësimin e Kosovës në UEFA. Ky përvjetor i nëntë është edhe një nderim për Legjendën, që me krenari e barti numrin 9 në fanellën e tij gjatë gjithë karrierës si futbollist.

E derisa kujtojmë të kaluarën me mirënjohje e krenari, shikojmë drejt së ardhmes me më shumë vendosmëri se kurrë më parë.

Federata e Futbollit e Kosoves, nën drejtimin tim dhe të Komitetit Ekzekutiv, mbetet e përkushtuar që të çojë përpara çdo projekt dhe çdo iniciativë për ta ngritur futbollin tonë aty ku e meriton.

Urime 9-vjetori i anëtarësimit në UEFA!

Vazhdojmë me krenari e përgjegjësi, bashkë për futbollin!

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hyrja në fuqi e taksave ndaj CO2, paralajmërohet shtrenjtim i rrymës nga janari

Hyrja në fuqi e taksave ndaj CO2, paralajmërohet shtrenjtim i rrymës nga janari

Fabregas tregon të vetmin ndryshim midis epokës aktuale të Arsenalit dhe asaj të Wenger

Fabregas tregon të vetmin ndryshim midis epokës aktuale të Arsenalit dhe asaj të Wenger

Messi mund të rikthehet në “Camp Nou”, Laporta zbulon planin emocionues

Messi mund të rikthehet në “Camp Nou”, Laporta zbulon planin emocionues

E largoi nga fusha pas 55 minutash lojë, Ivan Balliu përplaset ashpër me trajnerin e Vallecanos në stol

E largoi nga fusha pas 55 minutash lojë, Ivan Balliu përplaset ashpër me trajnerin e Vallecanos në stol

Rritet numri i vizitorëve, këto janë vendet prej nga vijnë turistët

Rritet numri i vizitorëve, këto janë vendet prej nga vijnë turistët

Tre persona të lënduar nga një aksident në Zllakuqan të Klinës

Tre të lënduar nga aksidenti në magjistralen Ferizaj-Kaçanik

Vdekja e foshnjës njëvjeçare në Pejë nën hetime – Spitali mohon neglizhencën

Vdekja e foshnjës njëvjeçare në Pejë nën hetime – Spitali mohon neglizhencën

Çka thanë palët në seancën e fundit ndaj Shaqir Lutvijës, i akuzuar për krime lufte në Prizren?

Çka thanë palët në seancën e fundit ndaj Shaqir Lutvijës, i akuzuar për krime lufte në Prizren?

Hyrja në fuqi e taksave ndaj CO2, paralajmërohet shtrenjtim i rrymës nga janari

Hyrja në fuqi e taksave ndaj CO2, paralajmërohet shtrenjtim i rrymës nga janari

Myftiu Naim Tërnava nënshkruan marrëveshjen e Haxhit për vitin 2026 në Arabinë Saudite

Myftiu Naim Tërnava nënshkruan marrëveshjen e Haxhit për vitin 2026 në Arabinë Saudite

Krejt çfarë dihet deri më tash për autorin e vrasjes së dyfishtë në Malishevë

Krejt çfarë dihet deri më tash për autorin e vrasjes së dyfishtë në Malishevë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën