TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kosova e refuzon Serbinë, s’i dorëzon dosjet e Banjskës

by Fidan Zejnullahu
2 vjet ago
0
A A
KFOR-i e negocioi largimin e terroristëve nga Banjska

Serbia do të kërkojë nga EULEX-i t’i dorëzohet dokumentacioni i rastit Banjska. Por për Qeverinë e Kosovës këto janë lojëra të papranueshme dhe të qëllimta të shtetit serb, prandaj kërkesë do të refuzohet. Për Tëvë1, u përgjigj edhe EULEX.

Me 3 tetor të vitit 2023, u paraqit në Prokurorinë e Lartë të Serbisë.

I qetë e pa pranga, Milan Radoiçiq, mori përgjegjësinë për një sulm terrorist.

Bëhet fjalë për 23 shtatorin në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

E një vit më pas, Radoiçiqit duket se po i ngritët aktakuza në Serbi.

Por për këtë, Serbia i është drejtuar EULEX-it, në mënyrë që t’i sigurohet dokumentacioni i plot nga Kosova në lidhje me këtë rast.

E kjo kërkesë e shtetit serb pritet të refuzohet sërish nga e Qeverisë.

Për Tëvë1, ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu, thotë se ky sulm ndodhi në territorin e Republikës së Kosovës.

Prandaj i vetmi autoritet që ka përgjegjësinë të trajtojë rastin është Kosova.

“Unë i kam kthyer përgjigje Serbisë para pak muajsh dhe sigurisht qëndrimi nuk ka ndryshuar. Ajo çfarë është e rëndësishme është që Serbisë të bëhet presion që ta dorëzoj kryeterroristin. Është evidente që Serbia po përpiqet të bëj një hetim paralel dhe kjo është në kundërshtim me praktikat dhe kjo duhet të kundërshtohet fuqishëm edhe nga partnerët ndërkombëtar. Lojrat e Serbisë janë të papranueshme, të qëllimta. Prandaj është e rëndësishme që ky rast të trajtohet në Republikën e Kosovës, sepse ka ndodhur në Kosovë dhe i vetmi shtet që ka përgjegjësi për këtë është Republika e Kosovës”, ka deklaruar ajo.

Sipas Haxhiut, ndërkombëtarët duhet ta rrisin presionin ndaj Serbisë, që ta dorëzoj Radoiçiqin në Kosovë.

“Për këtë tashmë ka aktakuzë nga Prokuroria Speciale për mbi 40 persona. Në mesin e tyre është edhe kryeterroristi, Milan Radoiçiq, në sigurisht që kemi kryer të gjitha përgjegjësitë që kemi si institucione të Republikës së Kosovës, sepse siç e dini shumë prej tyre janë të kërkuar edhe në listën e Interpolit. Serbia duhet ta dorëzoj kryeterroristin, Milan Radoiçiq në Republikën e Kosovës dhe terroristët e tjerë që kanë qenë pjesë e sulmit në Banjskë të Kosovës”.

Për këtë çështje, Tëvë1 ka pyetur edhe EULEX-in.

Nga ky mision, kanë thënë se institucionet e Kosovës e mbajnë përgjegjësinë e plot për zhvillimin e hetimeve lidhur me ngjarjet e dhunshme të 24 shtatorit.

“Dëshirojmë të kujtojmë se është Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë ai që është përgjegjës për lehtësimin e kërkesave për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike midis Kosovës dhe vendeve që nuk e njohin atë, përfshirë Serbinë. Për pyetje lidhur me Ndihmën e Ndërsjellë Juridike, ju sugjerojmë të kontaktoni Zyrën e BE-së në Prishtinë”, thuhet në përgjigjen e EULEX.

Tëvë1 ka kontaktuar edhe zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Por këta të fundit deri në publikimin e lajmit, nuk kanë kthyer përgjigje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova rrezikon humbje fondesh nga Plani i Rritjes

BE-ja për Banjskën: Përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë

Schuebel nderon Afrim Bunjakun, kërkon përgjegjësi për sulmin në Banjskë

Schuebel nderon Afrim Bunjakun, kërkon përgjegjësi për sulmin në Banjskë

​Zulfaj kërkon mbështetjen e Bundestagut për shqyrtimin e aplikimit të Kosovës në BE

​Zulfaj kërkon mbështetjen e Bundestagut për shqyrtimin e aplikimit të Kosovës në BE

Seanca për rastin Banjska, të arrestuarit pritet të deklarohen rreth fajësisë

Gërvalla rikujtoi sulmin në Banjskë: Ne humbëm një hero – Por mbi agresionin, krimin e terrorin fitoi Kosova

GJKKO vendos arrest shtëpie për ish-drejtoreshën e SHISH-it pas përfundimit të seancës

GJKKO vendos arrest shtëpie për ish-drejtoreshën e SHISH-it pas përfundimit të seancës

Zyrtarizohet meçi i shumëpritur, Fury bokson me Joshuan më 11 dhjetor

Zyrtarizohet meçi i shumëpritur, Fury bokson me Joshuan më 11 dhjetor

Donjeta Sadiku humb në gjysmëfinale, mbetet me medalje të bronztë evropiane

Donjeta Sadiku humb në gjysmëfinale, mbetet me medalje të bronztë evropiane

Alaba i bashkohet Udineses

Alaba i bashkohet Udineses

IKD: Dënimi me kusht nuk duhet të mbetet “kusht pa kushte”

IKD: Dënimi me kusht nuk duhet të mbetet “kusht pa kushte”

Dardanët kryejnë stërvitjen e fundit para ndeshjes me Irlandën

Dardanët kryejnë stërvitjen e fundit para ndeshjes me Irlandën

Hoxha pranë kalimit te Lodzi

Arbër Hoxha ende po negocion kalimin në Emiratet e Bashkuara

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën