TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kosova “e fortë” për Shqipërinë

by tëvë1
4 muaj ago
0
A A
Kosova “e fortë” për Shqipërinë

Ashtu si pritej, përfaqësuesja e Kosovës në basketboll e ka mposhtur Shqipërinë të dielën mbrëma në Shkodër.

Ndeshja e vlefshme për raundin e parë të parakualifikimeve për “Eurobasket 2029” përfundoi me rezultatin 99:84 në të mirë të Kosovës.

Herët në ndeshje basketbollistët e Kosovës krijuan epërsi dyshifrore që e mbajtën më pas deri në fund. Kosova e fitoi çerekun e parë me rezultat 25:14, ndërsa të dytin me rezultat 19:14. Dallimi pas pjesës së parë ishte 16 pikë në të mirë të Kosovës.

Në pjesën e dytë të përzgjedhurit e Bujar Locit vetëm e mbajtën këtë epërsi.

Kapiteni Dardan Berisha e udhëhoqi Kosovën me 35 pikë, gjashtë asistime e tri kërcime. Erjon Kastrati kontribuoi në fitore me 21 pikë e dy kërcime, kurse Drilon Hajrizi i realizoi 15 pikë e shtatë kërcime. Lojë të mirë kishte edhe Dardan Kapiti me tetë pikë e tetë kërcime, kurse Mikaile Tmushiq i kishte shtatë pikë, katër kërcime e tri asistime.

Te kuqezinjtë më i miri ishte Juljan Hamati me 19 pikë e dhjetë kërcime. Eldi Hysa i kishte 12 pikë, nëntë asistime e pesë kërcime.

Në grup me Kosovën e Shqipërinë është edhe Sllovakia. Sllovakia tri ditë më parë fitoi 73:63 ndaj Shqipërisë. Më 27 shkurt të vitit të ardhshëm është ndeshja mes Kosovës dhe Sllovakisë. Ky cikël parakualifikues përfundon më 5 korrik të vitit të ardhshëm.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Incident në Gjykatën Themelore në Suharekë, një person goditet me mjet të fortë

Idriz Alija dënohet me 11 vjet burgim për tentim vrasjen e gruas me të cilën bashkëjetoi

Kulla: Palestina do të njihet si shtet, me monitorim e garanci ndërkombëtare sikurse Kosova

Kulla: Trump po shfaq nervozizëm – Hormuzi i pakontrollueshëm

Lagjja “Dardania” pa ujë sonte

Lagjja “Dardania” pa ujë sonte

“Ne flasim shqip”, me protestë studentët shqiptarë kërkojnë provime në gjuhën amtare në Shkup

“Ne flasim shqip”, me protestë studentët shqiptarë kërkojnë provime në gjuhën amtare në Shkup

Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët

Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët

Mbledhja e Komisionit për AKI-në mbahet me dyer të mbyllura

Mbledhja e Komisionit për AKI-në mbahet me dyer të mbyllura

Arrestohet një i mitur i kërkuar dhe i dënuar për dhunim në Prishtinë

I mituri në Kaçanik kapet me kanabis në oborrin e shtëpisë

Rrahje masive në Kllokot, të përfshirë edhe dy policë jashtë detyrës

Gjenden municion e pajisje ushtarake në një shtëpi të pabanuar në Zubin Potok

Azemi akuzon KEDS dhe Ministrinë e Ekonomisë për minimizim të skandalit me njehsorët

Azemi akuzon KEDS dhe Ministrinë e Ekonomisë për minimizim të skandalit me njehsorët

Incident në Gjykatën Themelore në Suharekë, një person goditet me mjet të fortë

Idriz Alija dënohet me 11 vjet burgim për tentim vrasjen e gruas me të cilën bashkëjetoi

Arrestohet një person në Pejë, dyshohet se aksidentalisht e plagosi një tjetër

Arrestohet një shtetas brazilian në Pejë për posedim të narkotikëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën