TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kosova e Ballkani po vuajnë t’i kthejnë projektet infrastrukturore në investime konkrete

by teve1
1 muaj ago
4
A A
Kosova e Ballkani po vuajnë t’i kthejnë projektet infrastrukturore në investime konkrete

Në Selanik po zhvillohen punimet e Samitit të Investimeve në Transport, i cili ka mbledhur përfaqësues të qeverive, institucioneve të Bashkimit Evropian, institucioneve financiare ndërkombëtare dhe sektorit privat, me synim përshpejtimin e investimeve në transport në Ballkanin Perëndimor dhe rajonet fqinje të BE-së.

Kosova në këtë samit përfaqësohet nga ministri i Infrastrukturës në detyrë, Dimal Basha.

Nën temën “Rritje dhe konkurrueshmëri përmes lidhshmërisë” samiti fokusohet në shndërrimin e prioriteteve strategjike të lidhshmërisë në projekte transporti të gatshme për investime, duke trajtuar zgjerimin e rrjetit TEN-T(rrjeti transevropian i transportit i BE-së), Korridorin Ballkani Perëndimor–Mesdheu Lindor, Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe bashkëpunimin ndërmjet sektorit publik e privat, thuhet në një njoftim të Komuniteti të Transportit, një organizatë kjo ndërqeveritare që synon integrimin e sektorit të transportit të Ballkanit Perëndimor me atë të Bashkimit Evropian.

Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor parasheh 6 miliardë euro financim, prej tyre 2 miliardë euro grante dhe 4 miliardë euro kredi koncesionare.

Rreth 3 miliardë euro janë të dedikuara për investime përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor.

Drejtori i Sekretariatit të Përhershëm të Komunitetit të Transportit, Matej Zakonjshek, tha se rajoni tashmë ka përcaktuar prioritetet dhe është përafruar me standardet e BE-së, por tani “duhet të kalojmë nga hartat dhe planet në zbatim të shpejtë”, duke kërkuar projekte më të përgatitura, institucione më të forta dhe financim të koordinuar.

Zëvendëspresidenti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Mark Boëman, vlerësoi se sfida kryesore mbetet realizimi i projekteve, duke theksuar nevojën për përshpejtimin e përgatitjes së tyre, forcimin e institucioneve dhe mobilizimin e financimit publik e privat për të kthyer korridoret strategjike në investime konkrete.

Ndërkaq, numri dy i Bankës Evropiane të Investimeve (BEI), Robert de Groot, tha se lidhshmëria efektive është thelbësore për një Evropë konkurruese dhe të integruar, duke nënvizuar se projektet e transportit ndihmojnë në forcimin e tregtisë, investimeve dhe integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor.

Për Kosovën dhe vendet e tjera të rajonit, samiti shihet si një mundësi për avancimin e projekteve infrastrukturore dhe sigurimin e financimit për rrjete transporti më moderne, më të sigurta dhe më të lidhura me tregun evropian.

Një raport i Gjykatës së Auditorëve të BE-së, që u bë publik ditë më parë, kishte gjetur se projektet që kanë të bëjnë me ndërtimin, rregullimin dhe përmirësimin e rrjetit të transportit në Ballkan, e të cilat janë të financuara nga Unioni, nuk janë gati për t’u përfunduar në vitin 2030, sikur që ishin përcaktuar afatet.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu në Mamushë: Bujqësia është një nga shtyllat më të rëndësishme të ekonomisë sonë

Haxhiu në Mamushë: Bujqësia është një nga shtyllat më të rëndësishme të ekonomisë sonë

Spahiu: Besoj se Kurti do t’ia japë opozitës postin e presidentit – nëse Abdixhiku rrëzohet, shkojmë në zgjedhje

Spahiu: Besoj se Kurti do t’ia japë opozitës postin e presidentit – nëse Abdixhiku rrëzohet, shkojmë në zgjedhje

Mustafi synon ulëse në Kuvendin e Kosovës, tregon cili do të jetë angazhimi i tij

Mustafi: Serbia të jap llogari për shkatërrimin sistemit të drejtësisë në Luginën e Preshevës

Tahiri-Beqa: Hapja e kapitujve me BE-në në këtë situatë është ëndërr e tepruar

​Qeveria shqiptare publikon rregullat e reja për shenjimin e cannabis-it mjekësor

​Qeveria shqiptare publikon rregullat e reja për shenjimin e cannabis-it mjekësor

Dukagjini pëson humbje minimale në Lugano, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit

Dukagjini pëson humbje minimale në Lugano, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit

Spahiu: Besoj se Kurti do t’ia japë opozitës postin e presidentit – nëse Abdixhiku rrëzohet, shkojmë në zgjedhje

Spahiu: Besoj se Kurti do t’ia japë opozitës postin e presidentit – nëse Abdixhiku rrëzohet, shkojmë në zgjedhje

Mustafi synon ulëse në Kuvendin e Kosovës, tregon cili do të jetë angazhimi i tij

Mustafi: Serbia të jap llogari për shkatërrimin sistemit të drejtësisë në Luginën e Preshevës

Tahiri-Beqa: Hapja e kapitujve me BE-në në këtë situatë është ëndërr e tepruar

Tahiri-Beqa: Hapja e kapitujve me BE-në në këtë situatë është ëndërr e tepruar

Bytyçi: Mungesa e institucioneve ka dëmtuar më shumë imazhin e Kosovës sesa zhvillimin ekonomik

Bytyçi: Mungesa e institucioneve ka dëmtuar më shumë imazhin e Kosovës sesa zhvillimin ekonomik

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën