TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kosova dorëzon raportin për zbatimin e reformave nga Plani i Rritjes

by teve1
1 orë ago
1
A A
Kosova dorëzon raportin për zbatimin e reformave nga Plani i Rritjes

Kosova e ka dorëzuar raportin për zbatimin e hapave reformues në kuadër të Planit të Rritjes, konfirmuan për Radion Evropa e Lirë burime nga Komisioni Evropian (KE).

Kosova ishte vendi i fundit që dorëzoi raportin, më 15 korrik, ndërsa afati skadoi po në mesnatë të asaj dite.

Ndërkaq, burimet shtuan se nuk prisnin që Bosnje dhe Hercegovina të dorëzonte ndonjë dokument, pasi Sarajeva është e vetmja që nuk ka miratuar Agjendën e Reformave dhe, rrjedhimisht, nuk i ka nënshkruar as marrëveshjet për financim dhe hua.

Pas pranimit të raporteve nga shtetet, Komisioni Evropian do të vlerësojë se deri ku kanë arritur vendet në zbatimin e reformave.

Më pas, në bazë të vlerësimit për rezultatet e arritura përcaktohet shuma që secili shtet merr.

“Pas pranimit të raporteve, Komisioni do të vlerësojë zbatimin e hapave përkatës reformues dhe do të marrë vendim për disbursimin e fondeve përkatëse”, deklaroi më 15 korrik për Radion Evropa e Lirë (REL) zëdhënësi i Komisionit Evropian, Guillaume Mercier.

Më 30 qershor skadoi afati për periudhën e katërt të raportimit lidhur me përmbushjen e hapave reformues në kuadër të Planit të Rritjes.

Përveç kësaj, më 30 qershor 2026 skadoi edhe e ashtuquajtura periudha “grejs” që Komisioni Evropian kishte miratuar për hapat reformues që fillimisht ishte paraparë të përfundonin në mesin e vitit 2025.

Për hapat reformues, afatet e të cilëve ishin fundi i vitit 2024 dhe fundi i vitit 2025, periudhat përkatëse “grejs” skadojnë më vonë gjatë vitit 2026.

Përveç dallimeve mes vendeve të rajonit në shkallën e zbatimit të hapave reformues, ekzistojnë edhe dallime në pagesat e deritanishme nga Komisioni Evropian.

Deri më tani, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kanë marrë tri pagesa të rregullta nga fondet e Planit të Rritjes të Bashkimit Evropian.

Serbia ka marrë vetëm një pagesë.

Ndërkaq, Kosova dhe Bosnje e Hercegovina nuk kanë marrë asnjë pagesë të rregullt.

Deri më tani, Prishtina ka marrë vetëm parafinancimin prej mbi 61 milionë eurosh, që përfaqëson shtatë për qind të shumës së përgjithshme prej 882 milionë eurosh të ndara për vendin.

Buxheti i përgjithshëm i Planit të Rritjes të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor është 6 miliardë euro për periudhën 2024–2027.

Prej tyre, 2 miliardë euro janë grante, ndërsa 4 miliardë euro janë kredi me kushte të favorshme.

Fondet janë ndarë sipas dy kritereve kryesore: numrit të banorëve dhe prodhimit të brendshëm bruto për kokë banori.

KE-ja i ka kombinuar këta tregues për të përcaktuar çelësin proporcional të shpërndarjes ndërmjet gjashtë përfitueseve, duke u kujdesur që vendet më të mëdha të marrin një shumë më të madhe, por duke marrë parasysh edhe nevojat e tyre ekonomike.

Sipas këtyre kritereve, Serbisë i janë ndarë 1.58 miliard euro, Bosnjës e Hercegovinës 976.6 milionë euro, Shqipërisë 922.1 milionë euro, Kosovës 882.6 milionë euro, Maqedonisë së Veriut 750.4 milionë euro, ndërsa Malit të Zi 383.5 milionë euro.

Më herët gjatë këtij viti, komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, paralajmëroi se rajoni rrezikonte të humbiste rreth 700 milionë euro për shkak të vonesave në përmbushjen e reformave.

Nëse shtetet nuk përmbushin reformat me kohë, fondet humben.

Ato më pas kthehen në buxhetin e bllokut evropian.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Supremja ia ul dënimin Edmond Lajqit, nga burgim i përjetshëm në 30 vjet burg për vrasjen e bashkëshortes

Supremja ia ul dënimin Edmond Lajqit, nga burgim i përjetshëm në 30 vjet burg për vrasjen e bashkëshortes

Gërvalla me kallëzim penal ndaj Paunoviqit: Nuk do të tolerohet gjuha e urrejtjes

Gërvalla me kallëzim penal ndaj Paunoviqit: Nuk do të tolerohet gjuha e urrejtjes

Manaj: Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së do të mbahet para 7 gushtit

Manaj: Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së do të mbahet para 7 gushtit

Humb jetën një person pasi ra nga një objekt në Podujevë

Federata e Volejbollit përfundon kursin për trajner “FIVB Coaches Course”

Shqipëria bëhet gati për euron si paranë kombëtare

Shqipëria bëhet gati për euron si paranë kombëtare

Barcelona i beson talentit 16-vjeçar, i cili u transferua në Kataluni së bashku me familjen e tij

Barcelona i beson talentit 16-vjeçar, i cili u transferua në Kataluni së bashku me familjen e tij

Manaj: Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së do të mbahet para 7 gushtit

Manaj: Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së do të mbahet para 7 gushtit

Humb jetën një person pasi ra nga një objekt në Podujevë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën