TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje për njohjen e ndërsjellë të identifikimit elektronik

by Tëvë1
1 orë ago
1
A A
​Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje për njohjen e ndërsjellë të identifikimit elektronik

Kosova dhe Mali i Zi nënshkruan marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të shërbimeve të besuara dhe identifikimit elektronik.

Në ceremoninë e nënshkrimit, ministri në detyrë i Digjitalizimit dhe Administratës Publike i Kosovës, Lulëzon Jagxhiu, tha se marrëveshja do t’u mundësojë qytetarëve dhe bizneseve të të dy vendeve njohjen e ndërsjellë të shërbimeve të kualifikuara të besuara dhe skemave të identifikimit elektronik.

“Kjo marrëveshje ka të bëjë me njohjen e shërbimeve të kualifikuara të besuara dhe të skemave të identifikimit elektronik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi. Ne, Kosova me Malin e Zi, kemi marrëdhënie shumë të mira miqësore që bazohen në vlerat e përbashkëta, respektin e ndërsjellë dhe aspiratat e përbashkëta që kemi drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Marrëveshja e sotme është edhe një hap i radhës drejt forcimit të këtyre marrëdhënieve tona bilaterale. Kosova është duke avancuar në agjendën e saj të reformave në fushën e transformimit digjital. Platforma e-Kosova është një prej shtyllave kryesore, ku qytetarët tanë tashmë kanë qasje në mbi 320 shërbime elektronike për qytetarët dhe bizneset. Njëkohësisht, po punohet në shtyllat e transformimit digjital që kanë të bëjnë me interoperabilitetin — pra zgjerimin dhe modernizimin e platformës së interoperabilitetit; pastaj ndryshimin e qasjes sonë ndaj ofrimit të shërbimeve, duke u fokusuar gjithnjë e më tepër në shërbime që bazohen në ngjarje jetësore, pra shërbime të personalizuara, të integruara dhe proaktive; pastaj tranzicionin drejt teknologjive Cloud, modernizimin e rrjetit qeveritar; dhe një prej këtyre reformave ka të bëjë edhe me implementimin e identifikimit elektronik dhe kuletës digjitale (Digital Ëallet), të cilën jemi duke e avancuar dhe jemi në proces të lansimit të saj”, tha ai.

Ndërsa, ministri i Administratës Publike i Malit të Zi, Marash Dukaj, tha se kjo marrëveshje e nënshkruar me Kosovën për njohjen e ndërsjellë të shërbimeve të besuara dhe identifikimit elektronik është një hap i rëndësishëm për qytetarët, bizneset dhe procesin e integrimit evropian.

Ai shprehu kënaqësi që ndodhet në Prishtinë, duke theksuar rëndësinë e marrëveshjes që, sipas tij, heq kufijtë digjitalë ndërmjet dy shteteve.

“Jam shumë i lumtur që gjendem sot në Prishtinë, për shumë arsye. Sepse ne shqiptarët e Malit të Zi, Prishtinën e shohim si vendin tonë. Rasti është edhe më i madh pasi që edhe formalisht bëjmë një marrëveshje, po nënshkruajmë një marrëveshje shumë të rëndësishme, ku po i heqim kufijtë digjitalë me Republikën e Kosovës. Kjo marrëveshje ka rëndësi shumë të madhe, në radhë të parë për qytetarët tanë të të dy vendeve, të cilët jetojnë e punojnë në Kosovë, në Republikën e Kosovës, por natyrisht edhe në Mal të Zi. Dhe jo vetëm për ta, por edhe për bizneset dhe për krejt bashkëpunimin që është kryesor për integrimin tonë të përbashkët në Bashkimin Evropian. Siç e dini, Mali i Zi prin formalisht këtyre proceseve dhe besoj e shpresoj që t’i mbyllim ato deri në fund të vitit 2028. Ne jemi të gatshëm që përvojat tona në fusha të ndryshme t’i ndajmë edhe me Kosovën, por natyrisht edhe të mësojmë shumë nga Republika e Kosovës, sepse pothuajse gati aty-aty jemi – në disa fusha jemi ne para, në disa fusha është Kosova. Uroj dhe besoj se ky bashkëpunim do të intensifikohet edhe më shumë në të ardhmen. Dua të potencoj posaçërisht rëndësinë e këtij bashkëpunimi dhe këtij nënshkrimi për faktin se kjo është pjesë e Planit të Rritjes. Me këtë rast, dua të falënderoj posaçërisht ministrin Jagxhiu për përkushtimin e tij për një bashkëpunim intensiv, ku për një kohë shumë të shkurtër arritëm ta finalizojmë këtë marrëveshje. Duhet të potencoj se Mali i Zi po arrin shumë shpejt, besoj deri në fund të tetorit, që të nënshkruajë këtë marrëveshje me të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, gjë që është një arritje shumë e madhe për aspiratat tona si shtete drejt Bashkimit Evropian”, tha ai.

Tags: indentifikimi elektronikKosovaMali i ZimarreveshjeTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Qeveria në detyrë ndan mbi 255 mijë euro për tekstet e nxënësve në Luginë, miratohen edhe tri vendime

Qeveria në detyrë ndan mbi 255 mijë euro për tekstet e nxënësve në Luginë, miratohen edhe tri vendime

Dështon seanca e Apelit ndaj policit të akuzuar për aksidentin ku vdiq 26-vjeçarja

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për organizim kriminal dhe përgatitje për vrasje të rëndë

KFOR pajis Policinë e Kosovës në Pejë me një dhomë të re për viktimat e dhunës në familje

KFOR pajis Policinë e Kosovës në Pejë me një dhomë të re për viktimat e dhunës në familje

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

Arrestohet në Skenderaj një person i kërkuar nga gjykata, dërgohet në vuajtje të dënimit me katër vjet burg

IKSHPK rekomandon se si të mbrohemi nga helmimi ushqimor gjatë verës

IKSHPK rekomandon se si të mbrohemi nga helmimi ushqimor gjatë verës

Kosova për herë të parë në Olimpiadën e Inteligjencës Artificiale

Kosova për herë të parë në Olimpiadën e Inteligjencës Artificiale

KFOR pajis Policinë e Kosovës në Pejë me një dhomë të re për viktimat e dhunës në familje

KFOR pajis Policinë e Kosovës në Pejë me një dhomë të re për viktimat e dhunës në familje

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

Arrestohet në Skenderaj një person i kërkuar nga gjykata, dërgohet në vuajtje të dënimit me katër vjet burg

Dosja e prokurorisë ndaj 5 të akuzuarve që ngarkohen se vranë pesë civilë shqiptarë gjatë luftës

Aktakuzë për vrasjen e vitit 2015 në Prizren, Prokuroria Speciale akuzon një person

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën