TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kosova dhe Greqia diskutojnë për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve

by Lindrit Zejnullahu
4 vjet ago
0
A A
Kosova dhe Greqia diskutojnë për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve

Përmes njoftimit, MPJD bëri të ditur se temë kryesore e këtij diskutimi ishte nevoja për thellimin e mëtejshëm të raporteve mes dy vendeve në sferat me interes.

“Takimi filloi me falënderimin e Ministres Gërvalla për mikpritjen në Forumin Ekonomik në Delphi, të zhvilluar javën e kaluar, i cili u vlerësua nga ana e saj si shumë i përzemërt dhe i
dobishëm për rajonin në përgjithësi, dhe në veçanti për Republikën e Kosovës. Temë kryesore midis dy delegacioneve ishte nevoja për thellimin e mëtejshëm të raporteve midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Greqisë në të gjitha sferat me interes për popujt e të dyja vendeve, sidomos në ekonomi, tregti, arsim, kulturë e turizëm”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

Po ashtu, pjesë diskutimi ishte edhe situata e krijuar pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë si dhe rreziqet për rajonin.

“Ministrja Gërvalla përsëriti se Republika e Kosovës dhe populli i saj solidarizohet me Ukrainën dhe dënon invazionin rus. Kosova, tha ajo, mbështet integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës, dhe qysh në fillim është rreshtuar përkrah aleatëve të saj, duke iu bashkangjitur sanksioneve të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Duke folur për rreziqet që mund të ketë rajoni nga agresioni ushtarak rus ndaj Ukrainës, Ministrja Gërvalla theksoi se përkrahja e vazhdueshme e Serbisë ndaj aleatit të saj, Rusisë, edhe në këtë rast, kërkon një mesazh dhe pozicionim të qartë të BE-së”, njoftoi tutje MPJD./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti mbërrin në Kuvend për takimin me Abdixhikun: Për zgjedhjen e presidentit përgjegjësi ka edhe opozita

Kurti mbërrin në Kuvend për takimin me Abdixhikun: Për zgjedhjen e presidentit përgjegjësi ka edhe opozita

Abdixhiku mbërrin në Kuvend për takimin me Kurtin, priten deklarime pas përfundimit

Abdixhiku mbërrin në Kuvend për takimin me Kurtin, priten deklarime pas përfundimit

​Reagimi nga Vita: Ministër, qiti rezultatet

​Reagimi nga Vita: Ministër, qiti rezultatet

​Përurohet rehabilitimi i Ibër-Lepencit, Kurti: Mbrojmë infrastrukturën jetike të Kosovës

​Përurohet rehabilitimi i Ibër-Lepencit, Kurti: Mbrojmë infrastrukturën jetike të Kosovës

Trajneri Artiga flet për Dakun

Mirlind Daku me sukses i kalon testet mjekësore te Spartaku

Zhegrova vlerësohet për paraqitjen ndaj Galatasarayt

Pa oferta konkrete për Zhegrovën

Kurti mbërrin në Kuvend për takimin me Abdixhikun: Për zgjedhjen e presidentit përgjegjësi ka edhe opozita

Kurti mbërrin në Kuvend për takimin me Abdixhikun: Për zgjedhjen e presidentit përgjegjësi ka edhe opozita

Ramadani zëvendësohet përkohësisht nga Sermaxhaj te Drita

Ramadani zëvendësohet përkohësisht nga Sermaxhaj te Drita

Fenerbahçe pret rikthimin e Muriqit në stërvitje

Ish-selektori i Kosovës pret 20 gola nga Muriqi te Fenerbahçe

Shala: Kurti e Abdixhiku kanë reflektuar për të shmangur zgjedhjet e reja

Shala: Kurti e Abdixhiku kanë reflektuar për të shmangur zgjedhjet e reja

Sigal Prishtina prezanton dy përforcime

Sigal Prishtina prezanton dy përforcime

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën